jackass
Anëtar i ri
Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK
Partia Demokratike e Kosovës ka “anuluar” prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në nivel qendror.
PDK, ka lëshuar një komunikatë për media, ku ndër të tjera thekson se, kjo parti “mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit”.
“Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të lira, fer dhe demokratike dhe me gjithëpërfshirje, nuk do te mund të ndikojnë në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Partneriteti i koalicionit në nivel qendror – sipas komunikatës së PDK-së – “mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011”.
“PDK do të vazhdojë përkushtimin në filozofinë e shtetndërtimit dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike”, përfundon komunikata e PDK-së. /Telegrafi/