▌VNSHD▐
BSNT
George Clooney është arrestuar ditën e sotme në një protestë jashtë ambasadës sudaneze në Uashington.
Aktori i famshëm hollivudian, së bashku me babanë e tij dhe disa protestues të tjerë, u paralajmërua disa herë nga policia të mos tejkalonte gardhin e formuar jashtë ambasadës para se t’i viheshin prangat.
50-vjeçari ishte pjesë e një proteste ndaj presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir, i cili sipas protestuesve ka shkaktuar një krizë humanitare në vendin afrikan duke bllokuar hyrjen e ushqimit dhe ndihmës mjekësore nga malet Nuba, në kufirin me Sudanin Jugor.
“Ne jemi këtu për të kërkuar lejimin e menjëhershëm të hyrjes së ndihmave në Sudan para se të krijohet kriza më e madhe humanitare në botë. Gjithashtu duam që qeveria e Kartumit të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm, ku përfshihen fëmijë dhe femra”, tha Clooney për CNN para se të shoqërohej nga policia.
Top Channel TV Albania - Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Shqip, Top Story, Top Show