Breshka shqiptare dhe ajo kosovare

Titulli: Breshka shqiptare dhe ajo kosovare

Ata që kanë qenë së fundmi në Kosovë, mund të bëhen dëshmitarë të nja 2-3 fenomeneve që na “habisin”. Në asnjë lokal kosovar nuk pihet duhan, dhe nja 6 muaj pas daljes së ligjit antiduhan vazhdon të zbatohet ende me rigorozitet (kujtoj se në qendër të Tiranës ligji u zhbë pas 1 jave, ndërsa në pjesën jo-Tiranë nuk hyri ndonjëherë në funksionim). Policia kosovare të këput në gjoba për shkeljen më të vogël, dhe deri edhe Rruga e Kombit matanë duket më e mirë se m’kët’ anë.

Një komb, dy qëndrime

Ajo që na habit, vjen që pari prej paragjykimit tërësisht primitiv se ne këtej jemi “më përpara” tyre dhe e dyta, kur jemi i njëjti gjen, si mundet diçka të jetë ndryshe atje? Paradoksi i vërtetë është që jemi vërtet njësoj. Kemi të njëjtën klasë të korruptuar, destruktive, tribale, hajdute e bizantine (dyshoj që ky term është ende në përdorim veç prej nesh). Kemi të njëjtat sjellje dhe pavarësisht se kemi qenë të ndarë në dy shtete, kemi kaluar një eksperiencë të përafërt politike nën pan-komunizmin.Atëherë si është e mundur që ligji anti-duhan zbatohet (me ndonjë përjashtim pas mesnate në ndonjë klube majë mali)? Si është e mundur që policia bën thjesht detyrën e vet? Pse është më dyst autostrada matanë?



Breshka nënë dhe breshka bijë

Nga këto gjëra jo dhe aq të vogla, duket se në garën tonë pas bananes evropiane, breshka bijë po ecën më shpejt se breshka që vetë-konsiderohet breshka “amë”. Pa qenë kompetent për të bërë studim në thellësi, nga sipërfaqja mund të lexoj që uria e breshkës së vogël për të arritur në destinacion është më e madhe. Një tjetër ndryshim që vërej së jashtmi, është se që në të dy anët e kufirit shqiptar, marrëdhënia me shtetin dhe ligjin në nivel nën-ndërgjegjeje ndryshon. Sigurisht administrimi perëndimor i Kosovës në këto 15 vjet dhe fijet e vjetra të kosovarëve në Perëndim luajnë rol. Mbase jemi më rebelë, mbase janë më përtacë, mbase jemi më budallenj, mbase janë më të trashë, mbase jemi më mercenarë, mbase janë më të ngulur, mbase dhe tërë kjo analizë sipërfaqësore është e pavlerë, por fakti mbetet, autostrada andej të rrezikon më pak, me policët kosovarë nuk e ha dot, dhe kur pi një gotë në lokalet e Prishtinës nuk mban era qen prej tymit.

Koloreto Cukali

E vertete se ligji kunder duhanit respektohet me shume. Gjoba: 3000 euro per lokalin, 500 euro per menaxherin e lokalit dhe 50 euro per klientin qe kapet me cigare. Me keto gjoba do te respektohej edhe ne Shqiperi besoj. Problemi eshte te mungesa e organizimit te inspektoret dhe te policia.

Rruga eshte me e mire por terreni ku eshte ndertuar traseja ne Kosove me ate ne Shqiperi dallojne shume. Ne Shqiperi ka qene shume me e veshtire.
Vjedhje te medha kane ndodhur edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove.

Perfundimisht Shqiperia dhe Kosova kane kapacitete te shnderrohen nga breshke ne luan. Pozitat gjeografike dhe te mirat natyrore qe i posedojne, nese menaxhohen mire, garantojne te ardhme te mire. Krej cka duhet eshte largimi i politikaneve te dy dekadave te fundit dhe zevendesimi me te rinje, te shkolluar mire, mundesisht jashte Shqiperise dhe Kosoves. Kjo eshte teper e veshtire te ndodhe, nese e kemi parasyshe se me kete mentalitet kjo kaste politikanesh nuk e konsideron veten si sherbetor te popullit, por si padron te tij.
 
Titulli: Breshka shqiptare dhe ajo kosovare

Epo kendej ka na respektohet ligji me teper edhe njerezit mezi skan prit nje cope liri ,jan mesuar kur te ka ndale polici te ka rreh ndersy familjes e te ka fol serbisht e ste ka lone gje pa bere .Tani kur jemi ne liri njerezit respektojne uniformat jane raste ne gishta kur dikush nuk i ndalon policit apo kur thyen ligjin qe e din se do te ndeshkohet per te..

Per dallim prej Kosove ne Shqiperi keni nje grup te njerezve qe i thojne vetes te forte e ligjet e shtetit ata i konsiderojne veeq ne letra..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top