Autoriteti i Mediave Audiovizuive ka gjobitur moderatorin e emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrenë me 200 mijë lekë, për prishje të dinjitetit, personalitetit dhe privatësisë së individit gjatë transmetimit të rubrikës “Shihemi në gjyq”.
Elida Misho, banuese në Përmet ka depozituar një ankesë për televizionin “Klan”, pasi gjatë transmetimit të emisionit është aluduar se ajo ka pasur marrëdhënie me kunatin e saj. Më poshtë shkresa zyrtare e Autoritetit të Medieve Audiovizuive:
SHEKULLI