Ekspertët japin alarmin: Ja çfarë mishi po hanë shqiptarët

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Screenshot_111506268986.png
Zinxhiri i hallkave për të patur një mish të sigurt në vendin tonë nuk funksionon.

Eksperti i sigurisë ushqimore Dritan Laçi, shprehet se ekzistojnë shumë probleme të cilat vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Shqetësimet fillojnë që nga matrikullimi dhe identifikimi i kafshëve, deri te transporti i tyre në thertore, apo dhe procesi i therjes dhe magazinimit të mishit.

Respektimi i këtyre hallkave, duke përfshirë dhe kohën e magazinimit të mishit në ambiente frigoriferike është parësor për të patur një mish sa më të sigurt dhe cilësor.

“Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të patur cilësi të mirë të mishit. Më pas ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet”.

Një tjetër shqetësim për të është mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve. Shpesh herë, sipas tij, ato hidhen nëpër lumenj, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për qytetarët.

“Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj. duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nisjen e kontrolleve në çdo thertore, duke paralajmëruar mbylljen e tyre që nuk plotësojnë standardet./ Klan plus.
 

Attachments

  • auto_Screenshot_111506268986.png
    auto_Screenshot_111506268986.png
    542.3 KB · Shikime: 0
It makes me sick just by looking at it ,let alone ....te blesh tek
K'to qe akoma nuk Kane kulture strikte qe te lajne duart pas tualetit.
 
It makes me sick just by looking at it ,let alone ....te blesh tek
K'to qe akoma nuk Kane kulture strikte qe te lajne duart pas tualetit.

Nai mish Gici nai gjo do ti?!

Eshte icik problem edhe puna ktyre hormoneve qe ju bejn Viçave pershembull per t'i rritur e shitur sa me shpejt, po kur tja boj Zoti mar Shtetit me i fut nai kontroll e nai burg ketyre qe i kan neper duar, do ishte mire dhe per mua dhe per Zanen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top