Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Kusht asht' ky Reshat Arbana qe ja paska
perdhunos vargjet Pashko Vas' ?
Sa turp.
Pse i paska perdhunos vargjet , pa na i trego ti qe te fillojme dhe ne te tjeret te kemi Turp nga perdhunimi i ketyre vargjeve ?
( E mos braktisni kisha e xhamia)
Mesazhi i Pashko Vases ishte tjjeter ne at' koh, qe vlen edhe sot duke pa drejtimi fetar qe po merr dita dites kombi Shiptar.
Ty ANGEL&DEBIL nuk ja vlen me tu pergjigj.
Te degjova me vemendje ke shume te drejte . Do ta takoj keto dite Reshatin e do e pyes nese e ke recituar keshtu , apo e kane bere montazh( E mos braktisni kisha e xhamia)
Mesazhi i Pashko Vases ishte tjjeter ne at' koh, qe vlen edhe sot duke pa drejtimi fetar qe po merr dita dites kombi Shiptar.
Ty ANGEL&DEBIL nuk ja vlen me tu pergjigj.
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare puth do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
puth nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
puth mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, puth s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, puth sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
puth njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
اoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.
kjo video o realizim fantazi....edhe pse Shqiptaria s'o fe, m'vjen keq..
Nuk me paske kuptuar Bri. Se kombi ka lindur para Fese eshte bindja juaj fetare ndoshta (se di a mund te them keshtu). Por, per muslimanet, bindja eshte ndryshe. Feja lindi se bashku me njeriun e pare Ademin (a.s.). Sdq, mos t'futemi andej. Kjo ishte sa per te te treguar se jo te gjithe mendojne si ti.
Respekt per mendimet e kunderta.
Atehere, e paskam patur gabim. Te me falesh, ti nuk ke mungese njohjesh historike, ti ke mungese nocjonesh.
Ajo qe lindi me njeriun nuk eshte FEJA. Ai qe lindi me njeriun eshte BESIMI, qe sjell si pasoje FETE.
Nese do ishte keshtu sic thua ti, nuk do ekzistonin fe POLITEISTE dhe MONOTEISTE. Nuk do kishte gjithe keto polemika....
Lauri te lumte per videon qe solle,ta futim mire te gjithe ne trurin e tyre te kalbur apo te mykur nga feja se nuk do lejojme sa te egzistoje shpirti shqiptar fene te futet para shqiptarizmit.
le te besojne ku te duan,e drejta e tyre eshte.
por te mos mendojne se mund ta kthejne Shqiperine tone te dashur ne arabi,greqi,serbi apo ne indonezi,
shqiperia eshte dhe do ngelet
shqiperi para cdo feje apo besimi.......
" E mos braktisni jo, kisha e xhamija, veq e para fe per shqiptart eshte shqiptaria." keshtu thot Arbana dhe keshtu sigurisht ka thene autori por eshte modifikuar me vone nga komunistet si cdo gje tjeter dhe e bene te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe per kopene.
Pashko Vasa vet kishte fe dhe besim andaj keto vargje jane origjinale. Qellimin e kishte t'i lenin perçarjet deri sa ta formonin berthamen e shtetit dhe te forcoheshin, pastaj secili mundt te mirrej me besimin e vet personal pa i penguar te tjeret.
Primare per nje popull eshte t'i siguroj kufijt e vet dhe mireqenien.
Ju mund te na quani me lloj lloj emrash neve te besimit islam sa te doni, por pikerisht ju po e beni ate kunder se ciles flet Vaso Pasha ne keto vargje. Ju nuk e paskeni iden se per cfar flisni e as per cfar flasin vargjet se sikur ta dinit, do ta kuptonit qe keni rene pikerisht ne ate kategori me cfar po llomotisni.
Sihana, feja eshte nje projektim i mendjes se njeriut moj..
Te thuash qe shqiptaria nuk eshte fe, eshte njelloj sikur te hedhesh poshte faktin se Naim Frasheri ka ekzistuar...
Nese per fe quani ato "filozofi" te cilat jane shperhapur nepermjet jezusit dhe muhametit, atehere i bie qe shqiptaria te mos jete fe...
Nese me termin fe, nenkuptohen ato filozofi jete qe merren me mireqenien e shpirtit te njeriut duke e drejtuar drejt Zotit, atehere Shqiptaria i bie te jete fare mire te gjitha keto gjera
Sihana, feja eshte nje projektim i mendjes se njeriut moj..
Te thuash qe shqiptaria nuk eshte fe, eshte njelloj sikur te hedhesh poshte faktin se Naim Frasheri ka ekzistuar...
Nese per fe quani ato "filozofi" te cilat jane shperhapur nepermjet jezusit dhe muhametit, atehere i bie qe shqiptaria te mos jete fe...
Nese me termin fe, nenkuptohen ato filozofi jete qe merren me mireqenien e shpirtit te njeriut duke e drejtuar drejt Zotit, atehere Shqiptaria i bie te jete fare mire te gjitha keto gjera
Naimin e quajten poet 'apostull' sepse ai me penen e tij te mprehte, ndezi zjarre e flake dashurine e shenjte fetare e kombetare, dashurine ndaj lirise e paqes, athdhedashurine dhe dashurine ndaj arsimit e dijes per identitetin e etnitetin e shqiptareve.
Naimi e deshi dhe e respektoj fene e tij, dhe kjo verehet kudo ne veprimtarine letrare te tij, sepse pothuaj s'ka veper, bile nuk jane 5-6 vjersha ku Naimi te mos kete rrahur se paku ndonje nga ceshtjet e fese.
Ne veprem e Naimit ''Mesime'' qe eshte e perbere prej tre kapitujve: Mesime, Urtesia, dhe Thelb' i Kur'anit, Naimi ka paraqitur nje traktat islam, te punuar sipas modelit islam. Ai vepren e fillon me ''N'emerit e me urdherit te Zotit te math e te vertete'' qe ne te vertete me perkthy ne gjuhen arabe eshte ''Bismil-lahi-Rrahmani-Rrahim''. Naimi porosit ''Njeriu Zotn' e vertete ta besojne dhe udhen' e Zotit te mos harronje: shpirtin' e tij ta sbukuronj' e ta lartesonje...nga miresia e nga njerezia te mos ndahete; te ligat' e te keqijate t'i debonje' e t'i mergonje; q'ahere behete njer'i mbaruare''.
Krahas faktit se Naimi nga njeriu kerkon qe t njohe Zotin e te perpiqet qe kete jete ta beje sa me te lumtur, ai kerkon prej tij edhe qe te siguroje jeten e amshueshme. Mbeshtetur mbi nje hadith te Pejgamberit a.s, ai thote: ''Perpiqu per ate jete, se do te vec neser' atje; perpiqu dhe per kete jete, se do te rronjc gjithene ketu,''
Ai jo rastesisht, qe ne kapitullin e pare te vepres 'Mesime', si porosi te fundit do ta thote kete: ''Zot, Fali Shqiperis' e shqipetarevet, q'i falene emerit tent, gjithe te mirate, qe ke ne jete, dhe mergoji nga te gjitha te ligate''.
Ne kapitullin e fundit ne 'Mesime' ne ''thelb'i Kur'anit'', Naimi ka bere nje si shqiperim a adaptim te disa ajeteve te Kur'anit, te cilat i mendonte te ishin si thelb i Kur'anit per shqiptaret e besimit islam. Ketu ne kete kapitull, Naimi kalon kombetaren dhe arrin ne sferen universale. Kaptina ''Thelb' i Kur'anit'', qe ngerthen 17 faqe, permbyllet me disa keshilla qe jep vete Naimi, si mendimtar e dijetar i shquar, dhe ne vend te fjales permbyllese, ai bene ket betim: ''Per diellin' e per dritet qe ep, per hen' e per diten' e per natene, per qiejet' e per Ate, q'i beri, per dhen' e per te zotne, per Perendin' e per shpirtine, ajy, q' e mba shpirtine te qeruare, do te jete fat-bardhe, ajy q' e nxin, do te jete fat-zi.
E perendis' u befte''.
Ah me ne fund dikush me erdhi ne shteg..
Mbi te gjitha komplimente per shpjegimin perfekt
Naim Frasheri ishte Mysliman Bektashi dhe ai ja dedikoi gjithe jeten e tij shenjterimit te virtyteve me te larta te njeriut.
Naimi, jo vetem Kuranin por edhe Biblen e ka futur ne veprat e tija...Madje madje, ne poezite Frasherore ka dhe nuansa buddiste. Kjo do te thote, qe i madhi Naim ja kishte komplet idene FESE. Dinte mire prejardhjen e FESE, KOMBIT dhe NJERIUT...
Ja cila eshte ideja e Zotit FRASHEROR:
Zot’i math e i vërtetë!
gjithësija je ti vetë!
më ç’do anë, që vërejmë,
fytyrënë tënde gjejmë.Naim Frashëri [BN - 28]Pa kur desh Zot’ i vërtetë,
të çfaqej në këtë jetë,
nxori në jetë njerinë,
atje e gjen PerëndinëNaim Frashëri [BN - 29]ا’do gjë që shohëm në jetë
na rrëfen Zotn’ e vërtetë,
më ç’do anë, që shikojmë,
atë fytyrë vështrojmë.Naim Frashëri [BN - 30]Kush pandeh’ të dil nga dheu
Gjithë ky rrëmet q’është sot,
Oh! përveç se i madhi Zot,
Që me dorë të ti e kreu.Naim Frashëri [BN - 31]Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi.
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.