Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

ida angel

:)
V.I.P
Edukimi i fëmijëve të vegjël është një mision tepër i vështirë.

Në një kohë që e dinë se mësimi i të vegjëlve është shumë i vështirë, lejojnë që nëpër kopshte fëmijët të diskutojnë edhe për telenovela. Dikush i diskuton bashkë me ta, pasi e ndjek edhe vetë atë serial, ndërkohë që një pjesë i lë të lirë që ata të flasin për ato që shikojnë në televizor.

BambiniTV.jpg



"Ne në kopsht diskutojmë përherë për Mariçuin. Edhe edukatoret flasin për telenovelën. Unë me mamin nuk humbasim asnjë pjesë", -tregon Ami, një vogëlushe 4-5 vjeçare.

Sipas edukatoreve, fakti se fëmijët diskutojnë për telenovela apo për emisione të tjera që realizohen në vend, nuk është faji i tyre, por i prindërve që i lënë të shikojnë emisione dhe telefilma të tilla.

"Prindërit duhet të bëjnë më kujdes, nuk duhet t'i mbajnë fëmijët përpara ekraneve kur shikojnë telenovela apo emisione që janë për të rritur. Sepse, shpesh herë nga fëmijët dëgjojmë edhe fjalë që kanë lidhje me politikën", - tregon një edukatore.
Por, ndërkohë në çerdhe, jo se situata është më ndryshe, pasi edhe fëmijët 3-vjeçarë shikojnë televizor së bashku me prindërit dhe mësojnë emrat e personazheve të telefilmave të ndryshëm.

اerdhet e fëmijëve në kryeqytet janë shndërruar në mjedise jo vetëm komode për mirërritjen e tyre, por edhe shumë të rëndësishme, ku të vegjlit mund të zhvillojnë aftësitë e tyre të të kuptuarit dhe të shprehurit. Në Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve na thonë se në çerdhet e kryeqytetit, prej kohësh aplikohen shërbime edukative dhe psiko-sociale. Stafi edukator që gjendet çdo ditë pranë fëmijëve, është i përkushtuar dhe i kualifikuar për të ofruar kujdes, mirëqenie fizike dhe emocionale për fëmijët. اdo edukator ka përkatësisht 6-7 fëmijë në përkujdesjen e tij, ndërsa çdo edukator që punon pranë grupit latant ka nën përkujdesje 5 fëmijë. Ky raport siguron përkujdesje të mirë individuale dhe garanton mbështetje të mirë zhvillimore, veçanërisht te fëmijët latantë.

Immagine%20Bambini%20TV.bmp


Stafi edukator, kryesisht me arsim për infermieri, ndjek në mënyrë të vazhdueshme kualifikimet dhe trajnimet e nevojshme lidhur me zhvillimin e fëmijës 0-3 vjeç, formimin e personalitetit, format pozitive të komunikimit dhe disiplinimit, vështirësitë zhvillimore psikologjike, me qëllim rritjen cilësore të bashkëveprimit edukator-fëmijë.

Ermenlinda Hoxhaj, G. Shqiptare
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

hahaha sa kam qesh me kete "Unë me mamin nuk humbasim asnjë pjesë"

Te keqen e mamit qe ka... femijet sa jan ne kopsht duhet te shikojne filma vizatimore e te lexojne pralla...jo te shofin telenovela si vriten, tradhetojne, puthen e bejne dashuri ata ne film...
Nejse mendje mendje kjo dynja
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Ndersa une kur po kthehesha nje dite per ne shtepi ,rruges paralelisht ecte me mua nje gjysh me nje nip te vogel (gati 5 vjec nipi ) ...po degjoja bisedat e tyre ,e me beri pershtypje biseda e tyre ...nipi jepte mendimet e veta mbi te gjithe banoret e BB dhe une qe jam e rritur s'kam aq interes per kete reality show ,madje jo te gjitheve jua mbaj mend emrat ,ndersa ai ishte shume i sakte dhe dukej qe ishte perfshire shpirterisht ne boten e BB :D

Imagjino se sa te pakufizuar jane femijet ne ndjekien e programeve te Tv ,sot te gjithe jemi te ndergjegjshem qe Tv nuk ka efekte pozitive ndaj femijeve ...sepse ne nje filem ,ne nje telenovel apo dhe ne nje reality show ...ata marin mesazhin me negative .
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Po kta prinder/gjysher pse nuk shfrytzojne kohen e lire te femijes ( ne kete rast nuk eshte me e lire se duhet te ndjekin telenovelen e Bb), ti japin nje liber vizatimor, nje tuf me lapsa te vizatoj, nje kasete te filloj te kendoj.. ose shume gjera te tjera qe mund te STIMULOJNE IMAGJINATEN e femijes. Kjo eshte baza ne femini...nuk ritesh me tv, por duke lozur e mesuar...Eshte mosha ideale per te mesuar gjuhe te huaja se truri vogelushit eshte si nje sfengjer qe thith informacione te reja.. sa me shume avancon ne moshe aq me veshtire e ke te mbash mend gjera
Une sa kam qen ne cerdhe e ne shkollen fillore nuk shifja gje tj pervec rai1 ne mengjes jepse Heidi dhe ana con capelli rossi, ne kete menyre kapje dhe gjuhen italiane e shikoje dhe gjera te pershtatcme moshes... Mbasditja ikte neper lagje duke lozur me femije... e ne dark gjume...
E pastaj do themi " kush qenka rinia qe na perfaqson"/.... Ca dreq rinie qe ska asnje baze...


Mire e kishte Mirela firmen " Hidhni tv, blini libra"
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
po...dhe fmit marin shembull nga aktoret e telenovelave..e kisha degjuar
dhe them : turp ...
fmia ka nevoj per shok/shoqe ... te lozi ne ajer te paster... jo te shofi ato pislliqe
te shofi kuklla po
mu mpelqejn kukllat dhe jam e sigurt qe fmin time do e mesoja ndrryshe...
tv eshte teper banale ( dhe un si Adel nuk e perdor...)
edhe filmat i shkarkoj ose shof nai program per te qeshur ne streaming edhe pse kam 4 tv ne shpi ..
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Pse vetem femijet jan ata qe flasin per telenovelat.............?
Njerzit dhe aq me teper femijet jan si sfungjeri,dmth pa dashur thithin ato qe degjojn ose shikojn dhe telenovelat sigurisht nuk jan mesimi me i mire.
Ndoshta e kam gabim dhe nuk eshte kjo arsyea kryesore, por kur shkova heren e fundit ne Shqiperi te rinjt ,pjeserisht vajzat, e shikonin jeten shume te thjesht, si ne telenovela.
Disa seriale te veshtira pastaj kalonte gjithcka dhe jetonin ata te lumtur dhe ne akoma me te lumtur.................
Ate kohe mund ta kalojn duke lexuar ose duke luajtur me ato lojrat e thjeshta qe luanim edhe ne dikur qe sot sa po vin e i shohin mbrapa kohe.
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

hahah mbaj mend qe kur ishim ne klase te 6-te ne 8 vjecare u mblidhnim vajza djem e thonim: un jam paloma,un jam diego...hahah
e verteta eshte qe nuk jane edukative,aspak....me nje fjale kur arrin 15 vjec te pakten mund te shikosh ndonje sa per te kaluar kohen,por nuk eshte se ia vlejne aq me teper per femije ne formim e siper....kane dicka te mire se arrin te mesosh gjuhe te huaj,personalisht spanjishten prej tyre e kam mesuar shkelqyeshem,por pak rendesi ka...
megjithate faji nuk imbetet thejsht femijeve apo prinderve,por kryesisht televeizioneve qe i transmetojne nga ora 17.00 deri ne 21.00 dhe i ritransmetojne nga ora 11.00 deri ne 13.00...opsione te tjera tv-ja nuk ka keshtu qe do ,sdo, tek ato do perplasesh
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Jam kurize te di se cfare bejne femijet ne cerdhet dhe kopshtet ne shqiperi. Cfare aktivitetsh kane, cfare kengesh degjojne e mesojne, cfare libarsh lexojne, dhe si zbaviten ata femije. Eshte vertete gjynah te degjosh nje gje te tille. Ne shtepi flasin per telenovelat, ne shkolle edukatoret flasin per telenovelat dhe BB, po femijet?

Mbase ne Shqiperi i shikojne gjerat ndryshe. Kur punova per disa kohesh me moshat 3 vjecare per studimin e aktiviteteve qe ata benin sipas nivelit te zhvillimit te tyre, me pyeti kushurira ne shqiperi nese i ushqeja ata gjithe diten dhe nese ata flinin gjithe diten. Sdija cte thoja njehere. Pastaj u mendova dhe iu pergjigja duke i thene qe femija ha dhe vete, dhe me ta bejme aktivitete te ndryshme duke filluar nga perrallat dhe vjershat ne mengjes, vizatim dhe art ne drek, dhe aktivitete dhe lojra matematikore mbasdite. Nje gje per te cilen me acaroi ishte kur tha "po ata jane bebe akoma, ku dine ata nga kenget dhe perrallat..."

Si mund te mendohet kaq pak per femijet, sidomos ne moshe te kopshtit kur ata jane ne zhvillim, truri i tyre eshte aq i "uritur" per informacion sa mundohet ta gjeje ate kudo, dhe fatkeqsisht ai po e gjen tek muhabetet e mamit per telenovelat apo tek te gjyshes per Big Brother. Nese keta prinder nuk do ta nenvleresonin trurin e femijes se tyre, dhe zhvillimin e shpejt te tij, nuk do benin keto gjera. Fatkeqsisht shume e bejne... me vjen keq per ta, jo per femijet, por per prinderit.

Dhe nje gje tjeter qe e kam vene re ne shqiperi, i flasin bebeve me fjale si "baba, bubu, lala, dada"... Mund te na duket ne si gjuha e bebeve ajo se ato degjojme nga bebet vete, por ama bebet e kane trurin ne zhvillim, veshet e tyre degjojne shume mire, atehere pse mos te flasim me fjale me ta? Ehhhh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Kjo eshte e vertete jo vetem ne kopshte por dhe ne shkolla ndodh nje gje e tille...Sikur te diskutonin me aq zjarr per detyrat dhe mesimet sa cdiskutojne per telenovelat thote mami im do isha mesuesja me e lumtur ne bote...E tmerrshme eshte kur krijojne idhuj telenovelash dhe kerkojne tu ngjajne..faji eshte i prinderve por dhe edukatoreve qe lejojne qe ne imagjinaten e femijeve te krijohen modele qe nuk ia vlen ti diskutosh e jo te mesosh dicka prej tyre...
 
Titulli: Fëmijët nëpër kopshte diskutojnë për telenovelat

Hahaaah!Perderisa zyshat dhe mesueset diskutojne ne kopesht por edhe ne shkolle telenovelat e "fameshme",patjeter qe edhe femijet do te jene pjesmarres ne keto diskutime.Ka rrezik qe shikimi i telenovelave te jete pjese e detyrave te shtepise qe nxenesit marrin ne shkolle.:bum:bum
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top