Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Amelia është një vajzë 4 vjeç që jo rrallëherë i drejtohet mamit të saj Inës me emër. Dhe nuk është e vetmja, këtë e bëjnë dhe shumë bashkëmoshatarë të saj.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


A duhet fëmija ta thërrasë prindin me emër në vend të “mami” dhe “babi”?

Kjo është një pyetje e ngritur nga shumë studiues e psikologë të zhvillimit në vende të ndryshme të botës pasi po rritet tendenca e prindërve që i lejojnë fëmijët e tyre t’u thërrasin me emër.

A po jetojmë në një kohë ku prindërit janë shumë tolerantë apo fëmijët po përfitojnë nga autoriteti në zbehje i tyre?

Specialistët kanë dhënë disa përgjigje... Fëmijëve u është dhënë më shumë liri gjatë dekadave të fundit dhe autoriteti i prindërve nuk është formal. Anëtarët e familjes i drejtohen njëri-tjetrit me emër dhe fëmija e përkthen këtë si shenjë afrimiteti.

Nga ana tjetër, shumë specialistë thonë se duhet parë konteksti në të cilin fëmija drejtohet me emër.
Ndërkohë, shpjegimi është më i qartë në periudhën e adoleshencës. Sipas studiuesve, ata kërkojnë të marrin më shumë vëmendje e të tregojnë se tani janë të rritur.

Për disa prindër është e pasjellshme t’u drejtohesh prindërve me emër, ndërsa të tjerë madje e preferojnë këtë sjellje. Por, a çon ky element tek mungesa e respektit të fëmijëve karshi prindërve?

/ Top Channel
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

une mamit i therras...o goce :p
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Ska tboj respekti... sepse respekti tregohet ne gjera te tjera por gjithsesi un femijen time do e mesoj me mami babi sepse kshu e shof me te arsyshme, si me intime...
te therrasesh mami dhe babi sikur e forcon ate ndjenje, ket pershtypje me len
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Po un shoqes tezes apo dikujt te afer nuk mund ti thrras ne emer, e jo me ti drejtohem nenes time ne emer kjo eshte mos respekt per njeriun me te afert ne jet.
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Dhe une nje here e nisa me shaka ti therrisja mamit ne emer, pastaj sdi pse me pelqeu dhe vazhdova e kjo deri kurrrr..
Me tha (cit) seriali ta kercita nanji, ta kercita nanji :p
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Më shumë se sa të i thuash nënë ose baba , mendoj se ka të bëjë me faktin se pse i thua nënë ose baba. Për shembull disa nga fëmijët i thonë "Nënë, më fal të lutëm " disa të tjerë i thonë " Nënë largohu!" , edhe pse të dy i thonë nënë , i pari sillet mirë, i dyti është i devijuar nga normat e moralit dhe të respektit mbi familjen. Ka edhe raste kur i thonë me emër " Filan më fal të lutëm" por ka dhe raste kur i thonë "Filan largohu!" . Në rastin e dytë edhe respekti por dhe mos respekti mund të tingëllojnë jo të mira për veshin e njeriut, por në ketë shoqëri kur shoqëria po evoluon , mendoj se me rendësi sot ka mbetur respekti ne vepër e jo nga emrat dhe mënyra se si i thërrasim ata që i kemi prindër.

P.s unë nuk i thërras me emër
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Un me baben tem shkojm shum mir ne cdo aspekt,duhemi aq shum sa ne Dashni e thrras o Cufe ngace quhet Isuf,e knaqem krejt kur i qeshen syt e me pergjigjet :D
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Per tmos u fokusuar nqs ben apo sben ti therrasesh prindit ne emer, pasi shpesh therritja ne emer lidhet me arsye te ndryshme, shpesh rrethanat, psh rasti qe solli quku. Po them thjesht si I therras une.
I therras mami/babi.(ne raste te vecanta (bushi/mamush). Dhe femine tim ashtu po e mesoj pasi mendoj se eshte menyra me e duhur, sidomos kur jane femije. (aktualisht therret mam/bab :D)
p.s. Ndjej nje neveri kur degjoj femite ti therrasin prinderve: plake/plak.. psh. O plake me sill pak kete.
 
Titulli: Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

Mamit i therres mami ne te shumten e kohes , por ndodh edhe ti therres me emer por sme duket se perben problem kjo

nuk me duket aspak mungese respekti, sepse per nenen time kam aq dashuri sa sdo mjaftonin rreshtat ta shprehja, dhe sdo me bente shpirti ti mungoja ne respekt.
ne ka nje njeri per te cilin kam debolese dhe e kam muzen time eshte pikerisht ajo...e adhuroj ate qenie qe sado jeta e ka perplasur ne stuhi , eshte e forte dhe e pathyeshme.

love u mom
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top