Fenomeni UFO

korado

President
UFO (sqt. OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do te thote objekt fluturues i paindentifikuar (OFP). Termi UFO perfshin çdo objekt fluturues te cilin shkencetaret nuk kane arritur të indentifikojne. Ne shume raste është bere fjale vetem për dukuri siç jane: renia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janë kapur keq nga satelitet për tu quajtur me pas UFO.

Me UFO perfshijme çdo objekt ose krijese te çuditshme fluturuese por qe siç e shpejguam me sipër termi perfshin pamundesine për ti indentifikuar dhe jo për ti perjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diçka tokesore. Fjalet UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilesohet si pseudoshkence.

Shume fotografi ose vezhgime, te cilesuara si UFO, janë marre nga njerez te ndryshem por edhe nga satelitet ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe deshmi mbi rrembime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te kete pasur edhe falso. Ne dhjetor te 2005, nje video e cuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistences se UFO-ve.

Historia
Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afersi te malit Rainer, ne shtetin e Washingtonit. Kjo deshmi perqendroi vemendjen e opinionit publik boteror mbi dukurinë UFO, duke i dhene jete studimit e me pas pseudoshkences se njohur si ufologji.

Qe nga fillimi i Luftës se Dyte Boterore, ka pasur shume deshmi nga pilote te cilet pohojne se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te cudithsme ose janë shoqeruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshem. Keto u quajten “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilet thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me nje shpejtesi aq te madhe saqë vinin seriozisht ne diksutim ligjet e fizikes ne ate kohe.

Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjehere Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenat te asaj epoke, aktualisht nen pronesine e Qendres Ufologjike Kombetare, faktojne se nje UFO është perplasur ne afersi te Milanos.

Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerez pane nje objekt te cuditshem me drita te kuqe qe qendronte pezull ne ajer. Ky objekt u ndoq nga nje skuadrilje avionesh te cilet nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartesi te madhe. Piloti qe u shkoi me afer ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha permasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime për mungese oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte nje ballon metereologjik i marines Sky Hook.

Nje vend shume i famshem ne kete fushe është e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin është i ndaluar fluturimi. Pikerish ne laboratoret e zones ne fjale thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencen e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerez te cilet kane arritur deri aty sa te thone se kjo baze ka studiuar vezhdmisht trupa qiellore dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e nje jashtokesori.

Për shume skeptike UFO-t nuk ekzistojne dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gje tjeter vetem eksperimenti i rradhes i sherbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth te cilet karakterizohen nga forma te pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnje nje prirje për te mos dhene informacione mbi kete dukuri duke arritur deri aty sa te mos e perfshije zonen 51 dhe shume territore te ngjashme nepër hartat gjeografike.

Kohet e fundit studiues te ketij fenomeni kane krijuar nje emer te ri qe është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidnetifikuar. Ky perkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngaterruar studiuesit nderkohe qe behej fjale për dukuri krejtesisht te shpjegueshme.

Rrëmbime
Sipas nje versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrembimeve perkufizohen dhe si takime ne afersi te tipit te IV. Ky klasifikim është bere pasi ka pasur shume raste kur njerezit kane deklaruar se janë rrembyer nga krijesa te çuditshme për qellime studimi apo analizash. Keto deshmi janë konsideruar si te rreme pasiqë asnjehere nuk janë shoqeruar me prova konkrete, megjithese disa nga te rrembyerit janë paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurre me pare.


UFO - Wikipedia
 
Titulli: Fenomeni UFO

Edhe Kanadaja ka publikuar dosjet e ufove
 
Titulli: Fenomeni UFO

ne shqiperi kane qene ndonjehere ufot
 
Titulli: Fenomeni UFO

1 uffoo e kam un ne shpi e keni dhe ne forum kerkoni ke antaret uffoo dhe do dali hahahhhahahh
 
Titulli: Fenomeni UFO

Origjina e fenomeneve te tilla(ufo) eshte antike. Raprezantohen shpesh figura te quditshme neper kuadrot e piktoreve te atyre kohrave.
Ketu po ju sjell vetem disa nga keta kuadro qe ndodhen neper kisha apo muze te ndryshme te botes.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Fenomeni UFO

50 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë
Jetojmë në atë që quhet planeti Tokë. Por që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to. Për këtë qëllim në suplementin e sotëm te “Tirana Observer” do të publikojme 50 fakte nga UFO-t ose Objektet e Paidentifikuara Fluturuese dhe banorët jashtëtokësorë që ne i njohim me emrin alienë, fakte që nisin nga ato më fantastike dhe gati të pabesueshme. Ia nisim me atë që shkencëtarët e kanë quajtur një prej provave më të mëdha dhe bindëse që lidhet me autopsinë e një alieni në vitin 1947. Bëhet fjalë për incidentin ”Roswell”, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjesh pa fund. Ka akoma shumë teori të ndryshme në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, ku shumë njerëz pretendojnë se kanë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e një qenie jashtëtokësore, për të cilën janë shfaqur filmimet apo edhe për faktin se deri më sot janë miliona raste që janë parë dhe janë filmuar vizita të disqeve fluturues. Të dhënat flasin se më shumë alienë dhe UFO janë parë në SHBA, Rusi, Angli dhe Belgjikë, por sipas ufologëve, kjo varet dhe nga interesi i njerëzve për të qenë të vëmendshëm në dallimin e UFO-ve. Mendohet se janë ose më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar. Teknologjia e tyre sigurisht është më e avancuar se e jona përderisa ato arrijnë të bëjnë vizita aq të shpeshta në planetin tonë, por sipas shkencëtarëve që besojnë në ekzistencën e tyre ato nuk janë superior ndaj nesh si qenie. Por si është ndërtuar trupi i tyre dhe si komunikojnë me njëri-tjetrin. Kush janë njerëzit më të famshëm që kanë parë UFO-t nga presidenti Xhimi Karter, Muhamed Ali, John Lenon, Mick Jacker. Dhe në fund dëshmia dhe deklarata më e fortë e sjellë nga njeriu i parë që zbriti në hënë, Nail Armstrong. Ai ka një bindje të plotë se alienët jo vetëm ekzistojnë dhe konspiracioni është se njeriu nuk e ka vizituar Hënën, sepse alienët tashmë atje kanë një bazë shumë të fuqishme. Të dhënat për hartimin e 50 fakteve mbi UFO-t janë marrë në faqen e internetit Wikipedia, UFO Casebook - UFOs, UFO Sightings - UFO Case files - UFO Photographs - UFO Video, Aliens, Alien Photographs.



1. UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht Unidentified Flying Object që do të thotë në shqip“ objekt fluturues i paidentifikuar”.



2. Alienët janë qenie, ose në mënyrë homologë, banorët e hapësirës që mendohet se jetojnë në sistemin tonë diellor ose galaktika të tjera.



3. Në vitet e fundit numri i shfaqjes së UFO-ve mendohet se numërohet në miliona, çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje UFO-sh, dhe sipas sondazheve, vetëm një përqindje e vogël njerëzish kanë hasur një fenomen të tillë raportojnë.



4. Deri më sot shtetet që mendohet se janë shfaqur UFO-t janë SHBA,Rusia, Franca, Belgjika, Argjentina, Australia, Anglia etj.

5. Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet, tjetër të cilët ose janë shumë më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar . Sigurisht për sa i përket teknologjisë, ata janë më të zhvilluar se ne, por sipas shkencëtarëve, nuk janë qenie superiore ndaj njeriut.


6. Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë gri, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal. Janë ngjyrë grid he pa qime në lëkurë.



7. Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.



8. Një lloj tjetër alieni të quajtur “alienë arianë” quhen me këtë emër sepse supozohet se ngjajnë nga paraqitja me njerëzit nordike. Ata mendohet se vijnë nga yjësia e Demit.



9. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm.



10. Duket se ka një ndarje ndëroqeanike të alienëve. Në SHBA 75 përqind të rasteve, njerëzit raportojnë se kanë parë një alien gri, ndërsa në Evropë rastet më të mëdha të raportimit kanë të bëjnë me alienë nordikë.



11. “Vëllezërit e hapësirës“ apo “Njerëzit e hapësirës“ dallojnë nga alienët e tjerë për shkak të paraqitjes së tyre njerëzore dhe qëllimeve të mira, sipas dëshmitarëve që pretendojnë se pretendojnë se kanë kontaktuar me to.



12. “Anromedanë”është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës.



13. Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.



14. Sipas ekspertëve alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve.



15. Mjetet e lëvizjes kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme. Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme



16. Sipas raporteve të pakonfirmuara deri më sot, dy astronautët e parë që shkelën në hënë, Neil Armstrong dhe Edvin “Buzz” Aldrin panë UFO, menjëherë pas shkeljes së tyre historike në sipërfaqen e hënës me ”Apollo 11”, më 21 korrik 1969.

17. Termi UFO në vend të “disk fluturues”u sugjerua fillimisht në vitin 1952 nga kapiteni Eduart J.Ruppelt drejtori i parë i projektit “Blue Book”.



19. Shkencëtarët rusë supozohet se ishin të parët që konfirmuan përballjen e astronautëve në hënë më UFO-t. Fizikani dhe profesori i matematikës në universitetin e Moskës Vladimir Azhazha deklaroi “Sipas informacioneve tona Neil Armstrong i dërgoi mesazh Kontrollit të Misionit se dy objekte të mëdha po i vëzhgonin ato pasi ishin ulur në hënë. Por mesazhi nuk u dëgjua asnjëherë nga publiku sepse u censurua nga NASA.



20. Specialisti për sendet e gjetura në hënë, Ricard Hoagland ka deklaruar se NASA akoma përpiqet të maskojë materialet fotografike përpara se ato të publikohen.



21. Sipas një tjetër shkencëtari rus, Dr.Alekandr Kazantsev, astronauti që u ul në hënë së bashku me Armstrong, Buzz Aldrin kishte dalë jashtë në sipërfaqen e hënës. Dr.Azhazha pretendon se UFO-t u larguan disa minuta pasi astronautët dolën në sipërfaqe të hënës.



22. Në një Konferencë Kombëtare me 21 Mars 1996, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s që ishin pjesëmarrës të eksplorimit të hënës dhe Marsit raportuan rezultatet e zbulimit të tyre. Aty u njoftua për herë të parë për strukturat dhe objektet e gjetura në hënë. Ato folën me kujdes. Ato folën me kujdes për këto objekte pa përmendur UFO-t.



23. Sipas disa hetuesve të fenomeneve jashtëtokësore, ku bën pjesë dhe Ricard Hoagland, një racë jashtëtokësore e ka përdorur hënën si stacion terminal gjatë aktivitetit të tyre në tokë.



24. Sipas dëshmive të pakonfirmuara, kur ekuipazhi i “Apollo-12” u ul në hënë ata panë se po vëzhgoheshin nga një objekt gjysmë transparent në formë piramide. Sipas këtyre dëshmive ky objekt qëndronte i varur disa metra mbi sipërfaqen e hënës dhe shkëlqente me gjithë ngjyrat e ylberit në sfondin e zi të qiellit.



25. Kërkimet e para mbi disqet fluturuese naziste u shfaqën në një seri artikujsh nga eksperti Italian i turbinave Giuseppe Belluzo në vitin 1950



26. Në vitin 1967, një libër i shkruar nga Louis Paulwes dhe Jacques Bergier përmbante deklarata spektakolare mbi shoqërinë sekrete ”Vril” të Berlinit. Shumë shkrimtarë më vonë, si Jan Van Helsing, Norber –Jurgen Ratthor dhe Vladimir Terziski kanë ndërtuar punën e tyre dukë lidhur shoqërinë “Vril” me UFO-t.



27. Kampioni i boksit Muhamed Ali është shprehur se ka parë UFO në disa raste. Një prej atyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke u stërvitur në “Central Park” në Nju Jork me menaxherin e tij. Sipas Ali, ai ka ngritur kokën lart në qiell dhe ka parë një dritë të ndritshme, e cila lëvizte paralelisht me të.



28. Këngëtari i grupi “Rolling Stones”, Mick Jagger pretendon se ka parë disa herë UFO gjatë gjithë jetës së tij. Një prej këtyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke kënduar në një koncert në Kaliforni. Ai ishte aq i bindur për prezencën e alienëve, saqë në shtëpinë e tij ka instaluar një zbulues UFO-sh.



29. Incidenti më i tmerrshëm që ka lidhje me UFO-t është ai i Roswell, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjeve të pafund. Ka akoma shumë teori se çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, në vitin 1947, ku shumë njerëz pretendojnë se janë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e qenies jashtëtokësore.



30. Viti 1952 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e kryeqytetit amerikan Uashington DC. Ai cilësohet si viti me numrin më të madh të shfaqjes së UFO-ve. Në atë kohë disqet fluturues ishin përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.


31. Incidenti “Keckburg” është një ngjarje tjetër mjaft e famshme përsa u përket UFO-ve. Në Keksburg, Pensilvani, më 9 dhjetor 1956 një lëmsh i madh i zjarrtë u pa nga mijëra vetë në gjashtë shtete të SHBA-së dhe në Ontario, Kanada. Nga ky lëmsh u shkëputën disa copa metalike që ranë mbi Miçigan dhe Ohajo. Nga shtypi u raportua si meteor.



32. “Incidenti i pyllit Rendlesham” është emri që i është vënë një serie raportimesh për shfaqjen e dritave të pashpjeguara dhe uljen e një objekti jashtëtokësor në pyllin Rendlesham Angli, në fund të dhjetorit 1980. ثshtë mbase ngjarja më e famshme e UFO-ve që ka ndodhur në Angli, duke u krahasuar me ngjarjen e Roswellit në SHBA.



33. Astronauti i parë që ka shkelur në hënë, Neil Armstrong ka thënë më tetor 1999: ”Nëse bazohemi në informacione më të mira që disponojmë, ne arrijmë në konkluzionin se…jeta ekziston diku në hapësirë, mbase në shumë vende. Ndërsa astronauti Storey Musgrove ka thënë: ”Po të bazohemi në statistika, është e sigurt që ka cilivizime, inteligjenca dhe forma jetësore ekstremisht të avancuara në hapësirë. Unë mëndoj se ata janë aq të avancuar saqë bëjnë udhëtime ndëryjore. Mendoj se është e mundur dhe që ata të kenë shkelur këtu.



34. Ish drejtori i CIAS Roscoe Hillenkoetter ka thënë më 22 gusht 1960: ”ثshtë koha që e vërteta të dalë në shesh…pas skenave oficerët e rangut të lartë të forcave ajrore janë të shqetësuar për UFO-t por nëpërmjet sekreteve zyrtare dhe talljes kanë bërë që shumë qytetarë të arrijnë të besojnë se objektet fluturues janë marrëzira. Unë jam për nxitjen e veprimit të menjëhershëm nga ana e Kongresit për të reduktuar rreziqet që vijnë nga mbajta sekret e objekteve fluturuese të paidentifukuara.”

35. Personat që pretendojnë se kanë pasur kontakt me UFO-t i përshkruajnë këto objekte si të mëdha, me diametër rreth 30 metra a më shumë, me pjesë-pjesë rrotulluese dhe drita shumëngjyrëshë. Të dhënat në tokë për UFO-t janë në formën transplanteve të gjetura tek ata që pretendojnë se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët, nga rrathët në fushat e grurit dhe gjymtimet e bagëtive.



36. Në vitin 1948 forcat ajrore amerikane(Air Force)krijon projektin ‘Sing” si hetimin e parë zyrtarë për UFO-t. Artikulli i Donald Keyhoe në revistën “True” ishte raportimi i parë në një revistë të madhe për ekzistencën e UFO-ve dhe se qeveria amerikane po mbante informacion te fshehur.



37. Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2002 nga kanali televiziv “Scifi”, një në shtatë amerikan thotë se ka pasur të bëjë ose njeh dikë që ka pasur një eksperiencë me UFO. Pjesa më e madhe e UFO-ve të para gjatë ditës thuhet se kanë forma gjeometrike ovale, cilindrike dhe sipërfaqe që duken si metal.



38. Në vitin 1965 FBI mori informacion nga një burim i sigurt se një informator i NASA-s po u jepte informacion sekret mbi UFO-t dy studiuesve të jashtëtokësorëve në Pitsburg, SHBA. Dosjet e FBI-së kanë treguar se NASA mbante sektet të dhëna filmike mbi UFO-t dhe se njerëzit nuk kishin informacion se piloti i kapsulës “Gemini 4” James McDivitt, kishte konfirmuar se gjatë misionit në orbitë kishte parë “objekte të paidentifikuara”.



39. Ndërkohë që ekzistojnë raporte dhe spekulime ë shumta, disa ekspertë qe mbështesin teoritë e UFO-ve, shprehen se aktualisht nuk mund të thonë me siguri se cilat planetët apo sistemet yjore, ku ka jetë. Ndërkohë që vëzhgimi i UFO-ve dhe ndërveprimi me token është mbase i lashtë, aktiviteti ka pësuar rritje gjatë Luftës se Dyte Botërore dhe në prag të “erës bërthamore”.



40. Sipas studiuesit Stiven M.Greer, qeniet biologjike jashtëtokësore janë më të avancuara se njerëzit në shumë drejtime, por nuk janë superior ndaj njerëzve si qenie. Një pikë e përbashkët e njerëzve me këto qenie jashtëtokësore është ekzistenca e jonë e përbashkët si qenie inteligjente të ndërgjegjshme.



41. Në vitin 1979, ish-shefi i Sistemit te komunikimit të NASA-s, Maurice Chatelaine konfirmoi se Armstrong kishte raportuar realisht se kishte parë dy UFO në skaj të një krateri. Astronomi Clyde Tombaugh, i cili pranoi se kishte parë gjashtë UFO, duke përfshirë këtu dhe tre lëmshe të zjarrtë të gjelbër mbështeste Hipotezën Jashtëtokësore për UFO-t dhe theksonte se shkencëtarët që e hidhnin poshtë pa e studiuar ishin “joshkencorë”.



42. Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike.



43. Në virin 19588 në Brazil hetuesi kryesor i UFO-ve, Dr.Olavo T.Fuentes i shkroi një letër grupit amerikan të UFO-ve “APRO”, ku raportonte informacionet që kishte marrë nga dy oficerë të inteligjencës detare braziliane. Sipas Fuentes, çdo qeveri apo ushtri në botë kishte dijeni se UFO-t ishin objekte jashtëtokësorë.



44. Disa vende evropiane kanë kryer një studim të përbashkët sekret në vitin 1954, i cili rezultoi se UFO-t ishin jashtëtokësorë. Ky studim u zbulua nga pionieri gjerman i teknikës raketore, Herman Oberth, anëtar i grupit studimor. Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të FBI-së, që daton më 13 janar 1949, shkruhet “çështja e objekteve fluturuese të paidentifikuar apo fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të njohur si “disqe fluturues” apo “lëmshe të zjarrtë” konsiderohet si “top secret”



45. Jean Jacques Velasco, kreu i hetimit zyrtar francez të UFO-ve “SEPRA” shkroi një libër në vitin 2005 ku thoshte se 14 përqind e 5800 rasteve te studiuara nga “SEPRA” ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë jashtëtokësore. Përveç shfaqjeve vizuale, rastet e UFO-ve ndonjëherë lënë dhe evidence fizike duke përfshirë shumë raste të studiuara nga agjensi të ndryshme të vendeve të ndryshme.



46. Disa prej specialistëve që mbrojnë teoritë e ekzistencës së jashtëtokësorëve përfshijnë astronomin amerikan James C.Barlett, fizikantin belg, Maurice A.Biot, astronoautin Gordon Cooper, inxhinierin e NASA-s, Raul R.Hill, admiralin Lord Hill-norton, ish-shef i stafit të mbrojtjes, ish kreu i NATO-s etj.



47. Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.



48. Më 27 qershor 1950, një fotograf i gazetës “Louisville Courier-Journal”, filmoi një “disk fluturues” mbi Luisvill, Kentaki. Fotografi në një intervistë të mëvonshme konfirmoi se ishte takuar me inteligjencën ushtarake dhe se deri atëherë e kishte filmin, por nuk pranoi të thoshte se çfarë ndodhi pas takimit.



49. Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, atronoautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.



50. Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell,të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.
 
Titulli: Pe: Fenomeni UFO

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pe: Fenomeni UFO

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve
Shtatë arsye për të fshehur ekzistencën e UFO-ve

I. UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.

II. UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të konsiderueshëm në njohjen e gjithësisë dhe do t'i sillte sidomos fuqi këtij shteti në një nivel të paimagjinuar në raport me kombet e tokës. اështja e UFO-ve pra, është një temë e klasifikuar në një nivel shumë lart nga Shërbimet Sekrete në përgjithësi.

III. Nëse zbulohet në publik të gjerë ekzistenca e qenieve të tjera të ardhura nga botë jashtëtokësore, kjo do të krijonte një panik të përgjithshëm me pasoja të një histerie kolektive, sepse shumë veta do të mendojnë që këto qenie kanë ardhur për të na pushtuar dhe ne e dimë çfarë ka ndodhur më 30 tetor 1938 kur Orson Wells lançoi në valët e kanalit CBS, të famshmen përshtatje për radio dhe shumë realiste nga romani i H.G. Wells "Lufta mes Botëve". Me mijëra qytetarë të rrëmbyer nga paniku besonin se po dëgjonin një reportazh mbi arritjen e marsianëve. Dolën në rrugë dhe iu kundërvunë policisë, të nxituar me maska gazi dhe të hutuar në mes të natës, u drejtuan të gjithë për në kishë për të bërë lutje, duke menduar se kishte ardhur ora e tyre e fundit. Një panik i tillë është përsëritur më 29 dhjetor 1985 në Finlandë, kur radio jepte një pjesë të trilluar mbi luftën nukleare mes superfuqive.

IV. Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistencës efektive të jashtëtokësorëve do të ishin pothuajse shkatërrimtare. Monedha do të binte brutalisht dhe ekuilibri i bursës tashmë i parakohshëm nuk do të vonohej që të transformohej në një thyerje gjiganteske, që do ta prekte plotësisht planetin tonë.

V. Autoritetet mund të mendojnë që banorët e tjerë të planeteve mbajnë me vete bashkë me aparatet e tyre viruse të panjohur në Tokë, që mund të vrasin gjithë njerëzimin nëse këto viruse arrijnë të ikin nga arkat e ftohta ku janë të konservuara trupat e gjetura nga jashtëtokësorët, nëse me të vërtetë janë gjetur të tilla. Këta trupa dhe anijet e tyre duhet të rrijnë të fshehta në vende të sterilizuara dhe një neutralitet biologjik absolut.

VI. Banorët e planeteve të tjera mund të konsiderohen si Zota dhe gjithë bota do të donte t'i shihte dhe t'i admironte. Rreth vendit ku do të ekspozoheshin do të kishte peligrinazhe gjiganteske. Autoritetet nuk janë të gatshme të organizojnë tubime të tilla të popullatës në terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht mund të jenë të konservuar mbetjet e këtyre jashtëtokësorëve.

VII. Zbulimi i ekzistencës së qenieve të ardhura nga hapësira do të trondiste idetë tona dhe themelet e njohurive tona. E gjithë historia e kaluar do të ishte rishikuar nëse këto qenie kanë ndikuar me shekuj në zhvillimin e civilizimit tonë (enigmat Elohim, Dogon, Ummit) dhe shumica që mbajnë çelësin e dijes nuk janë mjaft të përgatitur për të bërë këtë rishikim sfilitës. Autoritetet përkatëse e vonojnë këtë çast dramatik me një pajtim të përsosur me ushtarakët sa më shumë kohë që të mundin, duke bllokuar të gjitha qarkullimet e përhapjes së këtij informacioni dhe nuk mund të thuhet se gabojnë në zgjedhjen e tyre
 
Titulli: Fenomeni UFO

Origjina e fenomeneve te tilla(ufo) eshte antike. Raprezantohen shpesh figura te quditshme neper kuadrot e piktoreve te atyre kohrave.
Ketu po ju sjell vetem disa nga keta kuadro qe ndodhen neper kisha apo muze te ndryshme te botes.

3512d1234903661-fenomeni-ufo-gelderhr-ok-jpg


Wow, Lauri ke te dhena sa e vjeter eshte kjo pikture se me habiti?
 
Titulli: Pe: Fenomeni UFO

Une per vete jam akoma skeptike, po per faktin qe nuk ka objekte te paidentifikueshme, jo per ekzistencen e jashtetokesoreve, por per faktin qe ato UFO jane pikerisht jashtetokesore e jo ndonje reklame, iluzion, ose dicka e panjohur me origjine o tokesore o ndonje dukuri qiellore natyrore dhe as qe besoj qe jashtetokesoret kane shkeulur ndonjehere ketu...
 
Titulli: Fenomeni UFO

@Pestilence. Eshte vizatim i stilit fiaming i vitit 1700 qe quhet "Pagzimi i Krishtit". Kater rrezet e drites qe zbresin mbi Gj. Batisti e Jezu Krishit kur merr sakramentin ne lumin Gjordan.

Ndryshe nga ufo ne gjuhen moderne, ne Bibel ai objekt i rrumbullaket quhet Kavod..;)
Cfare eshte Kavod? Kavod = lavdi??

Po te sjell edhe sa foto te tjera :)
Kryqezimi i Krishit, ne te dy krahet ka ca objekte..
Shiko fotografinë 1853324

Pas kurrizit te Madones ka nje objekt.
Shiko fotografinë 1853325
 
Titulli: Fenomeni UFO

Ca nuk eshte fol dhe si nuk i kemi fantazu... Qe ekziston ndonje gje kshu tip "ufo" ajo dihet se sjemi te vetmit qenie.. por nje gje eshte e pakuptushme akoma pse e mohojn dicka te tille!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top