Fiku, pema e parajsës

cent

...Lontano
TIRANE-Përqindja e lartë e sheqernave natyrale në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt, të marrë edhe klasifikojë më mirë informacionet.
Shiko fotografinë 1729985
Profeti i njohur Muhamedi një herë kishte thënë: “Nëse do të dëshiroja një fryt të parajsës, ky me siguri do të ishte fiku”. Me siguri pema më e njohur në traditën biblike, fiku përmendet edhe në Kuran, dhe disa shkrime të Babilonisë, dhe me siguri civilizimi Sumer ishte i pari që e kishte përdorur si ilaç. Gjethi i fikut simbolizon epshin dhe ****ualitetin, ndërsa e kanë “veshur” edhe Adami dhe Eva.

Fiku rrjedh nga Mesopotamia, në Egjipt përmendet 4.000 vite para Krishtit, por ishte edhe pema e preferuar e Kleopatrës. Konsiderohet që fiku është nga Azia Jugperëndimore, ndërsa përmes Turqisë ka arritur në Mesdhe. Sot kultivohet në të gjitha viset e ngrohta të globit të tokës.

Fiku hyn në të ashtquajturat bimë të lashta, dobitë shëruese të të cilit njeriu i njeh që nga fillesat e civilizimit.

Mjeku i vjetër, Plini Plaku për fikun ka thënë: “Fiqtë ripërtërijnë. I bëjnë të rinjtë më të fuqishëm, ndërsa të vjetrit i mbajnë të shëndetshëm dhe ua fshijnë rrudhat për t’u dukur më të rinj”. Përveç vlerave shëruese, fiku për popujt e lashtë me siguri ka paraqitur vlerë të rëndësishme religjioze ose simbolike. Kështu, nëse do të ishit pjesëtar i Lojërave Olimpike në Greqinë Antike, në vend medaljes së artë rreth fytit do të kishin fituar pikërisht fikun.

Dallojmë dy lloje themelore dhe ato janë: fiku i egër (Ficus caprifilus) dhe fiku i zakonshëm (Ficuscarica). Në popull ja shumë emra, varësisht nga klima. Ka rrënjë të forta dhe lehtë i përshtatet terrenit në të cilin rritet, në veçanti i do vendet shkëmbore.

Sa u përket veçorive shëruese të fikut, me siguri një nga karakteristikat themelore është përqindja e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet themelore që mbrojnë sistemin tonë nervor nga stresi. ثshtë shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin, shëndetin e trurit dhe sistemim nervor. Nxit shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalëson procesin e plakjes. Në vitet e fundit është konstatuar që përveç kalciumit, i cili është mjaft i theksuar tek kompanitë për shëndetin, magnezi po ashtu luan rol shumë të rëndësishëm, respektivisht, ekuilibri adekuat në mes kalciumit dhe magnezit, do t’i kontribuojë kualitetit dhe gjatësisë së jetës suaj.

Të theksojmë që fiqtë e thatë përmbajnë trefish më shumë magnez se sa ata të zakonshmit. Përveç magnezit në fiq kemi edhe kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe vitaminat B6, vitaminë C dhe beta-karoten. Fiku ka nivel shumë të ulët të yndyrave dhe përmbajtje më të lartë të fibrave se sa çdo pemë dhe perime tjetër.

Pektina është fibër tretëse e cila redukton kolesterolin në gjak. Triptofani, ndihmon te problemet me qarkullim dhe tek pagjumësia. Përqindja e lartë e sheqernave natyrore në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt, të pranojë më mirë edhe informatat e ndryshme, kështu që mund të themi që fiku është stimulans i mirë natyror. Sigurisht, diabetikët duhen të kjenë pak kujdes te fiqtë e thatë meqenëse përmbajnë përqindje më të madhe të sheqerit.

Veprimi themelor i fikut ka natyrë laksative, sikurse edhe i kumbullave, por përveç kësaj fiqtë (saktësisht lëngu i bardhë i fiqve)në mjekësi natyrore përdoren edhe për shërimin e tumoreve, kollit, inflamacioneve të fytit, të thatit etj. اaji nga fiqtë shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurit të tëmthit, fshikëzës. Po ashtu popullor është aplikimi i tij si mjet në rastin e shërimit të sëmundjeve të kancerit, forcimin e imunitetit dhe forcimin dhe ripërtëritjen e vitalitetit.

Fiqtë e freskët përmbajnë deri 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyral, prandaj përfitimet e konsumimit të fiqve, të freskët apo të thatë, janë të shumëfishta, shërbehen më ushqime të ndryshme, si meze, desert, pekmez, lëng, reçel, akullore etj. ثshtë e nevojshme vetëm pak imagjinatë për t’u përzier biznesi me kënaqësi.

/d.b
 
Pe: Fiku, pema e parajsës

Mua me pelqejne shume fiqte e thate...mbaj mend kur isha e vogel qe blinim varg me fiq te thate per vit te ri se atehere i gjeje neper dyqane.
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

Se ka shije te mir kjo nuk diskutohet, por ajo se me intereson mu tani eshte kjo pem ka emrin fiku apo fiq?
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

arfe: quhet FIK, por shumes nuk thuhet fikat, por FIQ...:D...
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

Ne Islam fiku eshte peme e bekuar. I dua fiqt :p
 
Pe: Fiku, pema e parajsës

Si ha fare,jane te embel e me bezdis embelsia...Si kam ngrene kurre...
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

Si ? Thua njehere jane te embel e me bezdis embelsia, pastaj thua si kam ngrene kurre :p lol
 
Pe: Titulli: Fiku, pema e parajsës

Si ? Thua njehere jane te embel e me bezdis embelsia, pastaj thua si kam ngrene kurre :p lol

Loverdjali,e kam fjalen qe si kam ngrene kurr me kuptimin,qe sme kane pelqyer asnjehere,si kam preferuar:p Ah kjo shqipja cdo dite e me veshtire po behet LOL
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

po nese ne islam fiku qenka i bekuar,,ne te vertete c´far esht fiku?

gjithsesi nese dikush kembngul ne nje budallek vazhdimisht nuk behet me i zgjuar,,
 
Titulli: Pe: Fiku, pema e parajsës

Mua me pelqejne shume fiqte e thate...mbaj mend kur isha e vogel qe blinim varg me fiq te thate per vit te ri se atehere i gjeje neper dyqane.

Ah cna i kujtove ato fiqte e vitit ri, ishin ne "oferte speciale" me mandarinat e portokallet.

Gjithsesi, preferoj fiqte e pjekur ( sidomos ato qe ishin ne Shqiperi ne bace), se sa ato te thatet qe humbin shije.

Mmmm ca arome kane kur jane shume te pjekur.

Do them e une si DM, " dua, dua, dua..."
 
Titulli: Fiku, pema e parajsës

Kur dalin fiqte? Tani ne vjeshte?

Me pelqejne por jo si ndonje frut i preferuar ,kufizohem ne te ngrene ...kane shume sheqer e te shendoshin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top