Këto janë daljet e fundit të këngëtares përpara aparatit fotografik.
Parashqevi Simaku, një ndër ikonat e muzikës së lehtë e popullore shqiptare, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pak është dëgjuar atje për të.
Qysh pas largimit në SHBA, jeta nuk qe e lehtë për eleganten e Festivaleve.
Sipas lajmeve të botuara së fundi në media, arsyeja kryesore që këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, është një paralizë faciale, që thuhet se e ka ndryshuar tërësisht në pamje.
Pas problemeve me shëndetin, Parashqevi Simaku nuk është parë më në publik dhe këto janë fotot e saj të fundit përpara një aparati fotografik.
Dritare net