Haarp

Odeon

Relax
Programi Kërkues Auroreal i Frekuencave të Larta Aktive

Autor i kesaj shpikje eshte Nikola Tesla, por per arsye humane e braktisi kete program, pikerisht per arsye humane Nikola Tesla e filloi kete program per te miren e njerezimit, per te patur energji te rinovueshme me kosto zero mbare njerezimi. Por kur vuri re qe shpikja e tij nuk mund te kontrollohej, atehere e braktisi programin sepse fuqia e ketij programi mund te shkaktonte shfarosjen e mbare globit. Ne vitet qe vijuan shpikja e tij u riaktivizua nga dy superfuqite boterore dhe ende sot eksperimentohet me te.

Programi Kërkues Auroreal i Frekuencave të Larta Aktive (ang. High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt i programit kërkues civil dhe ushtarak amerikan "për kuptimin, nxitjen dhe kontrollin e proceseve jonosferike që mund të ndryshojnë efektshmërinë e sistemeve komunikuese dhe vëzhguese". HAARP është një përpjekje shkencore që synon studimin e veçorive dhe sjelljes së jonosferës, me theks të veçantë kuptimin dhe përdorimin e saj në përmirësimin e sistemeve komunikuese dhe vëzhguese për qëllime qytetare dhe mbrojtëse.

Projekti nisi në vitin 1993 dhe është menduar të zgjasë 30 vjet.

Projekti financohet nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara Amerikane, Forcat Detare të SHBA-ve, Universiteti i Alaskës, Agjencia e Projekteve të Kërkimeve të Mbrojtjes së Përparuar (APKMP) (në anglisht Defense Advanced Research Projects Agency; DARPA). Përveç aftësisë së lartë të fuqisë, thuhet se projekti është i ngjashëm me shumë ngrohësa jonosferikë në botë, dhe ka një numër të madh mjetesh diagnostikuese që lehtësojnë përdorimin e tij për rritjen e njohjes shkencore të fuqive jonosferike. Megjithatë shpesh herë është shprehur frika se HARP mund të përdoret si një armë e mbrapshtë globale, shkencëtarët që merren me aeronomi, apo plazmë thonë se kjo frikë është e pabazë.

Teoritë komplotiste

Disa njerëz që besojnë në teoritë komplotiste mendojnë se funksioni i HAARP ka të bëjë me katastrofat natyrore në mbarë botën, si përmbytjet, ndërprerja e rrymës elektrike, tërmetet, dhe shpërthimet e vullkaneve, nganjëherë dyshohet edhe në manipulimin e mendimeve me anë të Valëve frekuencore tejet të shkurtra si edhe përdorimin e HAARP si armë gjeofizikale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top