E bujshme! Andres Iniesta refuzon Barcelonën. Futbollisti nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin katalanas, të paktën, jo pas ofertës së parë financiare që klubi i paraqiti. Dy palët u ulën në bisedimë për të gjetur një marrëveshje të re deri në vitin 2018, por oferta e klubit nuk e bindi talentin katalanas, që i kërkoi presidentit të rishikojë ofertën e tij. Lojtari bëri të ditur, se ky refuzim nuk do të thotë se ai nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou” por thjesht meriton më shumë sesa ajo që Barcelona i ofroi. Problemet me pagat në klubin blaugrana lindën pas rinovimit të Messit, sezonin e kaluar, me argjentinasin që u bë lojtari më i paguar në skuadër.
Fillimisht ishte Valdes që bëri të ditur largimin në përfundim të kontratës dhe më pas pati zëra se dhe vetë Messi ishte i pakënaqur me pagën e Neymar, duke dyshuar se klubi i kishte ofruar atij më shumë sesa kishte bërë publike. Gjithsesi Iniesta theksoi se për të nuk ka rëndësi i sati është në piramidën e pagave të Barcelonës, thjesht ai kërkon që katalanasit t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare, dhe deri sa kjo të ndodhë, nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes Iniestës dhe Barcelonës. Mesa duket rinovimin kontratës për Don Andres nuk do të jetë një fushë me lule për presidentin Rosel.
/S.Sport