Morena
...Δʝɛя...
Shtëpia e Shpirtrave
(Perktheu: Viktor Kalemi)
Roza e bukur
..."Barabasi erdhi te ne me det", shenoi Klara e vogel me shkrimin e saj delikat. Qe ne ate kohe asaj i ishte bere zakon te hidhte ne leter gjerat e rendesishme, ndersa me vone, kur humbi te folurit, mbante shenim edhe te rendomtat, pa i shkuar ne mend se pas pesedhjete vjetesh, fletoret e saj do te me sherbenin mua per te mbajtur gjalle te kaluaren dhe per ti'i mbijetuar gjithe atij tmerri qe hoqa. Ate dite qe mberriti Barabasi ishte e Enjte e Madhe. Ai ishte futur ne nje kafaz te neveritshem, te perlyer me jashteqitjet dhe urinen e tij; shikimin e kishte te perhumbur si ndonje i burgosur i mjere e pa mbrojtje, por megjithate ndihej - per nga vete menyra mbreterore e te mbajturit te kokes si dhe nga permasat e skeletit - se c'gjigand legjendar do te behej. Ishte nje dite topitese vjeshte qe s'linte aspak te parashikoje ato ngjarje qe vogelushja i mbajti shenim dhe qe ndodhen gjate meshes se mesdites ne famulline e Shen Sebastianit, ku mori pjese ajo bashke me gjithe familjen e saj. Shenjtoret, ne shenje zie, i kishin mbeshtjelle me savane ngjyre vjollce, te cilat i shkundnin per vit besimtaret e pergjeruara, pasi i nxirrnin nga dollapi i sakristise. Me keto mbulesa te permortshme, kuvendi qiellor dukej si nje grumbull orendish ne mbartje e siper. Kesaj pamjeje te vajtueshme s'kishin c't'i benin as qirinjte, as temjanet e as renkimet e organos.
Ne vendin e shenjtoreve me fytyra te ngjashme, qe dukeshin sikur t'i kishte zene gjithe gripi, me paruka te bera gjithe merak me floke te vdekurish, me ata rubine, margaritare e smerald prej qelqi te lyer me bojera, dhe me takemet e tyre qesharake si te fisnikeve te Firences, dukeshin ca si dengje te zymta kercenuese. I vetmi qe dilte i fituar nga mbajtja e zise ishte shen Sebastiani, sepse gjate Javes se Madhe ai ua fshihte shikimit te besimtareve trupin e tij te sperdredhur ne nje poze te turpshme si ndonje homoseksual i pervuajtur, te pershkuar tejpertej nga nje gjysme duzine shigjetash qe i pikonin gjak e lot, si edhe plaget, qe i ringjallte per mrekulli peneli i ate REstrepos dhe qe e benin Klaren te rrenqethej nga neveria. Ishte nje jave e gjate pendese e kreshme, nukluheshin letra, as nuk i bihej muzikes, e cila mund te te shtynte drejt shturjes e harreses, dhe, brenda mundesive, njerezit duhej te rrinin sa me te trishtuar e te paperlyer, megjithese pikerisht ato dite thumbi i djallit tundonte me me ngulm se kurre mishin e dobet katolik,. Gjate kreshmes lejoheshin emblesira te qullta si dhe djathera. Me te gjitha keto familjet perkujtonin mundimet e Krishtit, pa prekur as mish e as peshk me dore, gje qe denohej me shkisherim, sic deklaronte vazhdimisht ate Restrepoja. S'guxonte kush te mos i bindej atij. E kishte gishtin te gjate ai, s'i shpetonte mekatar pa denoncuar publikisht, ndersa me gjuhen e mprehte si brisk, ngjallte plot brenga.
Ti mor hajdut qe ke vjedhur parate e kishes! - bertiste ai nga maja e katedres, duke ia drejtuar gishtin nje burri, i cii per te mos e pare ne sy, bente sikur kerkonte te hiqte nga menga nje fije peri. - Ti, moj e pacipe qe ushtron prostitucion limaneve!- ia vishte ai me nje ton akuzues dona Estera Truebes, e cila, e shtremberuar nga artriti dhe adhuruese e shen Merise se Karmelit, hapte syte nga habia, ngaqe s'e dinte as kuptimin e kesaj fjale e as se ku binin limanet. - Pendohuni o mekatare, kerma te ndyra qe s'e meritoni ate flijim qe beri zoti yne! Mbani kreshme! Beni pendese!
I rrembyer nga zelli i tepert prifetorr, atij i duhej te mbante veten per te mos shkelur hapur udhezimet e eproreve te tij kishtare, te cilat, pasi i kishin tundur e shkundur ererat e modernizmit, nuk lejonin te perdorej as grathorja, as kamxhiku. Ndersa ai vete ishte per fshikullimin e rende te mishit, si menyra me e mire per te mposhtur dobesite e shpirtit. Mandej ishte bere i famshem per gojetarine e tij te papermbajtur. Besimtaret i shkonin pas nga famulli, ata dinin se c'hiqnin per ta degjuar ate kur pershkruante vuajtjet e mekatareve ne ferr, misherat e copetuara me mjete te sterholluara torturash, flaket e perjetshme, dhembet e mprehte e qe u nguleshin tejetej organeve mashkullore, zvarraniket e neveritshem qe depertonin neper kanalet femerore, pa folur per sfilitjet e tjera te panumerta, te cilat i permendte gjere e gjate ne cdo predikim per t'iu ngjallur te pranishmeve tmerrin hyjnor. Vete Satanai paraqitej me gjithe anomalite e lindura me intime, me theksin galician te ketij prifti, te cilit i kishte rene barra e rende ne kete bote te ulet te mos e linte ne gjume ndergjegjen e te mefshteve kreole.

Last edited by a moderator: