Janar-maj, vidhen 8.1 miliarde leke energji

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shiu ka qene shume bujar me sistemin elektroenergjetik shqiptar gjate pesemujorit te pare te ketij viti, por edhe sistemi ka qene po kaq bujar me hajdutet e energjise elektrike, behet e ditur nga te dhenat e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare.

Gjate periudhes janar-maj, ne Shqiperi jane vjedhur 1 miliard kilovat/ore energji, me vlere tregtare prej 8.1 miliarde lekesh (62 milione euro). Niveli i vjedhjeve eshte me i larti i shenuar prej shume vitesh dhe eshte shkaktuar si pasoje e humbjes se pergjithshme te vigjilences nga ana e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne prag te privatizimit.

OSSH kaloi ne duart e pronareve te rinj ne qershor, formalisht perkundrejt cmimit prej 102 milione eurove per 76 per qind te aksioneve. Por humbjet e pese muajve te pare, pritet te pasqyrohen edhe ne cmimin e privatizimit per shkak se sipas kontrates, bleresi ka te drejte te ule nga cmimi humbjet e shenuara gjate muajve te fundit. Ne total, rreth 36 per qind e energjise se konsumuar ne Shqiperi eshte vjedhur.


Vjedhjet e energjise elektrike rriten se bashku me rritjen e energjise se furnizuar per popullaten, per shkak se sistemi furnizon me teper pa kriter, si ata qe e paguajne energjine, ashtu edhe ata qe nuk e paguajne.

Por ndersa te paret priren te kursejne ne konsum, per shkak se e paguajne, te dytet nuk kane nevoje te kursejne. Per pasoje, ndersa furnizimi i vendit me energji eshte rritur me 2 per qind, humbjet jane rritur me 20 per qind.

Vjedhjet e energjise kane tendence rritjeje ne periudha parazgjedhore, kur qeverite priren te tolerojne hajdutet, pasi jane zene me fushate. Vjedhjet rendojne edhe ne faturen e energjise elektrike qe paguajne konsumatoret e rregullt, pasi “humbjet ne rrjet” konsiderohen si pjese e kostos se energjise. Ne total, ne periudhen janar-maj 2009, OSSH ka faturuar me pak energji sesa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Prodhimi

Si pasoje e reshjeve te bollshme te shiut gjate periudhes ne fjale, prodhimi i energjise elektrike ne Shqiperi eshte rritur me 53 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, duke arritur ne 2.6 miliarde kWh. Prodhimi i bollshem i ka mundesuar Shqiperise te nderprese importet dhe te eksportoje nje pjese modeste te prodhimit. Nje situate kaq pozitive reshjesh dhe prodhimi, nuk eshte pare prej disa vitesh.

Konsumi i energjise elektrike perben edhe nje tregues te ecurise se ekonomise ne teresi per shkak se pa energji nuk prodhohet pothuajse asgje. Keshtu, gjate pesemujorit te pare te ketij viti, verehet renie me 5 per qind e konsumit te energjise nga ana e industrise, gje qe tregon renie aktiviteti ekonomik.

Ndryshimi i cmimit

Enti Rregullator i Energjise elektrike po pret aktualisht kerkesen e pronareve te rinj te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes per cmimet qe konsumatoret me pakice do te paguajne vitin e ardhshem.

Sipas kontrates se privatizimit, pronaret e OSSH-se mund te kerkojne kompensim ne cmimet e vitit 2010 edhe per vitin 2009. Qeveria e pati kushtezuar privatizimin me mosrritje te cmimeve gjate vitit zgjedhor 2009.

Teorikisht, cmimet e energjise mund te rishikohen ne rritje apo ne ulje. Shume faktore te rendesishem qe ndikojne cmimin kane ndryshuar gjate koheve te fundit.

Cmimi i energjise se importuar nga tregu rajonal eshte pergjysmuar si pasoje e krizes boterore, gje qe ndikon edhe ne renien e kostos se dritave ne Shqiperi, por ne te njejten kohe, vjedhjet e energjise jane rritur, gje qe ndikon rritjen e cmimeve.

Angazhimi i pronareve te rinj te OSSH, kompanise CEZ nga Republika Ceke, per te investuar rreth 250 milione euro ne kater vite ne sistemin e shperndarjes, pritet te sjelle edhe rritje te konsiderueshme cmimesh.

Megjithese ka ngrene qindra milione euro investime, sistemi i shperndarjes gjendet ende ne shume pjese te territorit ne pamundesi fizike per perballimin e kerkeses, ndersa sistemi i faturimit dhe arketimit te parave duket se do te kerkoje ndryshime rrenjesore.
*tch*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top