Kanceri i mushkerive

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Kanceri i mushkerive eshte kanceri i trakese, bronkeve (rrugeve te ajrit) ose i alveolave (qeseve te ajrit). Me i shpeshte eshte kanceri i bronkeve.

Vrasesi me i madh
Kanceri i mushkerive eshte kanceri me i madh vrases ne Europe dhe ne te gjithe boten. 20% e vdekjeve nga kanceri i perkasin kancerit te mushkerive ( 28% ne burra dhe 10% ne gra).
Ne grate, kanceri i gjirit eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por ne disa vende si p.sh. ne Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkerive jane me te lartea nga vdekjet prej kancerit te gjirit.
kanmush2.jpg
 
Format e kancerit te mushkerive

Jane dy forma kryesore te kancerit te mushkerive: Kanceri i
mushkerive me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i mushkerise me qeliza te vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma me e shpeshte e kancerit te mushkerive eshte ajo me qeliza jo te vogla(NSCLC),e cila ka mbijetese me te gjate se kanceri i mushkerive me qeliza tevogla (SCLC), qe ka tendence te perhapet me shpejt.
 
Cfare e shkakton kancerin e mushkerive?

Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90% te rasteve me kancer te mushkerive.
Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pijne duhan.
Faktore te tjere (“ cancerogjene”) mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkerive vete ose ne kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substance te ndryshme kimike). Numri i rasteve qe keto te fundit shkaktojne eshte krejt i vogel ne krahasim me kancerin e mushkerive qe shfaqet tek duhanpiresit.

Trajtimi i kancerit te mushkerive
Zbulimi i hershem te kancerit te mushkerive mund te permiresoje mbijetesen, por kjo nuk eshte akoma plotesisht e percaktuar.

Menyrat e trajtimit

Trajtimi mund te perfshije kirurgjine, rrezatimin dhe kemioteapine, te ndara ose te kombinuara me njera tjetren. Trajtimi duhet te jete individual ne varesi te tipit dhe stadit te semundjes.
Kirurgjia
Kirurgjia per heqjen e kancerit pulmonar eshte e mundur vetem ne nje numer te kufizuar rastesh. Nuk eshte e percaktuar nese kanceri eshte perhapur ne pjeset e tjera te trupit ose eshte ne nje pjese te mushkerive qe e ben heqjen e tij te pamundur.



Rrezatimi/kemioterapia

Rrezatimi dhe/ose kemioterapia mund te perdoren per reduktimin e mases tumorale para operacionit ose si mjekim ndihmues ne stadet e avancuara te semundjes.
Kemioterapia eshte kurative vetem ne nje numer te kufizuar rastesh (~5%).



Perhapja ne Europe

Ne Angli te dhenat tregojne se 1 burre ne 13 burra dhe 1 grua ne 23 gra do te vuajne nga kanceri pulmonar.




Rastet e reja

Numri me i madh i rasteve te reja eshte pare ne vendet e Federates Ruse, pasi atje edhe numri i duhanpiresve eshte edhe me i madh.
 
kanmush1.jpg


Shpenzimet

Kostoja mesatare e trajtimit te nje pacienti me kancer pulmonar me qeliza te vogla (SCLC) eshte vleresuar me 17 000 euro.
Hospitalizimi perfshin rreth 50% te ketyre shpenzimeve , ndersa kostoja e kujdesit dhe kemioterapia perfshin 13% te tyre.
Kemioterapia mund te permiresoje shenjat e semundjes dhe cilesine e jetes. Ka pak efekt ne zgjatjen e mbijeteses por aktualisht rralle eshte kurative.

Fushat per veprim
• Parandalimi
Fushata te vazhdueshme qeveritare dhe jo qeveritare per reduktimin e pirjes se duhanit.
• Diagnoza dhe mjekimi
Permiresimi i metodave per zbulimin e hershem te kancerit pulmonar jane te nevojshme per rritjen e numrit te pacienteve qe mund te perfitojne mjekim kirurgjikal, qe eshte provuar se kjo e fundit e redukton vdekshmerine.





Mjekèsia.Net
 
kuku qa i kom frik kta kancerat, none be none teper teper frik..zakonisht bash kur ke frik diqka t'vjen, tu kahet nona shum shpejt:(...amon gjith ajo vujtje per me vdek..
 
Duhani dhe kanceri i mushkërive



Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eleminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 përqind. Ata thonë se kanceri i mushkërivë tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumë njerëz që nuk e pranojnë që pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku, ngulin këmbë duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikëshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëne.

اdo vit me kancer në mushkëri diagnostikohen 28 mijë amerikanë të cilët kurrë nuk kanë pirë cigare. Mjekët besojnë se këta të semure kanë jetuar ose punuar në mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkërive ka pasoja shumë të këqia. Para disa ditësh, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sëmundje, dhe thuhet se ai pinte shumë duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri në mushkëri. Ai e kishte lënë duhanin para 15 vjetësh, por e filloi përsëri dhe vetëm pak muaj pas rifillimit të duhanit, kanceri iu shfaq në mushkëri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqën në moshë relativisht të re, pak mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave, jetë-gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes atyre që nuk e pijnë atë.

Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikëshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione në gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe asthmën. Por të rriturit që nuk pijnë duhan por që qëndrojnë në mjedise me ajër të ndotur nga tymi i duhanit, mund të preken nga kanceri në mushkëri e sëmundje të zemrës. Këto të dhëna e bëjnë më të rëndësishme e të domosdoshme për prindërit që të dijnë në se fëmijët e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit. Prindërve tani u vjen në ndihmë një analizë e re e urinës. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëne kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar në se janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret edhe nga ndërmarrje private ndaj punënjësve të tyre. Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan. Madje disa ekspertë thonë se në se duhani eleminohet, pra në se lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Ekspertët thonë se me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 përqind. Pra mendimi i përgjithshëm si dhe mesazhi është ky: Duhani është i rrezikshëm dhe ndaj tij, të gjithë duhet të kenë kujdes


VOAnews.com
 
I nderuar i semure!

Po te drejtohem keshtu, sepse sic pranohet tashme boterisht nje bashkejetese e shendetshme me duhanin nuk mund te ekzistoje.Sado shendet te plote te mendosh qe gezon efektet e cdo cigare qe pin nuk mund te kalojne paperfillshem.Duke filluar kryesisht nga sistemi frymemarrjes e ai kardiovaskular,thuajse te gjitha sistemet e trupit preken nga duhani. Rreth 25% e duhanpireseve eshte vene re te mbyllin jeten e tyre ne nje moshe te re.Sipas statistikave te kryera ne vitet 1950-1975 10 milion njerez kane vdekur si pasoje e semundjeve te shkaktuara nga duhani,nderkohe qe ne vitet 1975-2000pritej qe kjo shifer te kapte vleren 50 milion.

Mendoni se kaq e pavlere eshte jeta?
Kanceret perbejne grupin kryesor te semundjeve te shkaktuara nga duhani.Duke


filluar nga kanceri i mushkerive, rrugeve te frymemarrjes, faringut, laringut, gojes, duhani3.JPGgjuhes, rruget e sistemit te tretjes, stomakut, pankreasit, veshkave, fshikzes se urines, dhe mitres tek femrat, eshte bere e ditur te shkaktojne 30% te vdekjeve; ndersa 90% e vdekjeve nga kanceri I mushkerive eshte pasoje e duhanit.

duhani3.JPG


Nje pakete cigare ne dite eshte vene re te rrise 20 here rrezikun e kanerit te mushkerive. Cdo cigare e konsumuar eshte nje hap drejt vdekjes!! Duhani eshte gjithashtu shkaku kryesor i bronshitit kronik dhe amfizemes. Probabiliteti I vdekjes nga bronshiti kronik: nga 3/100000 qe eshte tek mospiresit e duhanit, tek ata qe konsumojne me shume se nje pakete ne dite kap raportin 114/100000. Per me teper duhani duke demtuar sistemin imunitar te mushkerive rrit keshtu prevalencen e cdo lloj infeksioni ne kete zone.(Zaturee,bronshit etj.)Kush deshiron ta mbylle jeten e tij ne shtrat pa fryme? Semundjet koronare te zemres dhe hipertensioni jane me te shpeshta tek duhanpiresit, si dhe rreziku I krizave te zemres rritet 3fish. Me ndikimin e hormoneve nga duhani vihet re nje rritje impotence e steriliteti te meshkujt e rrezik deshtimi e lindjeje te parakohshme tek femrat shtatzene.

Cfare permban nje cigare?

Sic dihet cigarja perbehet nga duhani, letra, filtri dhe nga dis materjale shtese. Por gjate prodhimit i shtohet dhe perberes te tjere si pesticide, fertilizer dhe materiale disinfektimi. Tymi i cigares permban rreth 4000 lloje kimikate nga te cilat 2000 jane helme.

Disa nga kimikatet qe permban tymi i duhanit:

+Karbonmonoksid: tymi i makinave,
+Arsenik: helm,
+Metanol: gazi qe perdoret nga raketat,
+DDT: ilac kunder insekteve,
+Kadmium: bateri makine,
+Gaz Butan: gaz cakmaku,
+Aceton: shkrires kimik,
+Naftalin: ilac tejash,
+Amoniak: pastrues kimik,

Disa nga kancerogjenet qe permban duhani:

Tymi i duhanit permban rreth 60 lloje kancerogjenesh,nje pjese te vogel e te cileve jane rradhitur me poshte
duhani4.JPG

+ Styrene,
+ Benzen,
+ Nitrozaminat,
+ Formaldehid,
+ Hidralazin,
+ Vinil klorur,
+ Nikel,
+ Kadmium,
+ Arsenik,
+ Polonium,
+ Hidrokarburet aromatike policiklike

A keni te drejte tia beni keto femijeve tuaj?
Duhani demton jo vetem duhanpiresit po dhe ato qe i rrethojne. Eshte zbuluar se edhe pirja pasive e cigares rrit rrezikun per semundjet e lartpermendura.

duhani2.JPG





mjekèsia.net
 
Redaktimi i fundit:
DEKLARATA E ORGANIZATES BOTERORE TE SHENDETESISE MBI LENIEN E DUHANIT

Nderprerja e duhanit eshte nje hap kritik drejt pakesimit te rendesishem te rreziqeve ndaj shendetit qe shkakton pirja e duhanit, duke permiresuar keshtu shendetin ne te gjithe boten.

Eshte treguar se pirja e duhanit shkakton rreth 35 semundje ose grupe semundjesh kercenuese per jeten, shumica prej te cilave mund te parandalohen, ngadalesohen ose zbuten me lenien e duhanit.

Ndersa jetegjatesia rritet ne vendet ne zhvillim, semundshmeria dhe mortaliteti i semundjeve kronike do te rritet me tej. Ky perqendrim i cfaqjes se semundjeve qe lidhen me duhanin mund te lehtesohet nga perpjekjet intensive per nderpprerjen e pirjes se duhanit.

Studimet kane treguar se 75-80% e duhanxhinjve deshirojne ta lene duhanin, ndersa 1/3 kane bere te pakten tre perpjekje per ta lene ate. Perpjekjet per lenien e duhanit nuk mund te injorohen dhe ne aspektin e parandalimit primar. Per me teper te dyja keto perpjekje duhen bere ne perputhje me njera tjetren.

Ne qofte se nje pjese e vogel e 1.1 billion duhanxhinjve do te linin duhanin perfitimet me efekt te gjate per shendetin dhe ato ekonomike do te ishin pa fund.

Qeverive, komuniteteve, organizatave, shkollave , familjeve dhe individeve u behet thirrje te ndihmojne piresit e duhanit te ndalojne kete zakon demtues, qe te mban te mvarur.



mjekèsia.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top