Kuriozitete
Nëse dëshironi të shtoni njohuritë tuaja mbi takat e larta, atëherë lexoni gjashtë kuriozitetet e mëposhtme:
1) Shembujt e parë të takave: egjiptianët e lashtë vishnin këpucë me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e papastër.
2) Takat gozhdë janë krijuar për herë të parë në 1955. Këpucët e para u realizuan nga Roger Vivier për firmën "Dior".
3) Këpucët rreth 10 cm të larta janë veshur për herë të parë nga Luigji IV i Francës. Këto këpucë u stiluan për të nga Nicholas Lestage. Ato ishin të dekoruara me elementë që të kujtonin fushëbetejën.
4) Vajza e Enrico VIII, Maria Tudor, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe nga 1553 deri në 1558, vishte gjithmonë këpucë me taka të larta, sepse ishte e bindur që ato ngjallin respekt.
5) Në Massachusets, takat e larta konsideroheshin imorale dhe një ligj në 1628 ndalonte veshjen e tyre.
6) Në shekullin XVI femrat e Italisë Veriore vishnin këpucë të larta me takë ortopedike rreth 60,9 centimetra. ثshtë shumë e vështirë të mendohet ecja me to, por duke qenë se shiheshin si simbol që tregonte sofistikim dhe pasuri, visheshin me kënaqësinë më të madhe.