Kishë paleokristiane në Nikadin.

Bilderberg

Anëtar i ri
Kishë paleokristiane në Nikadin

Besohet se në këtë lokalitet mund të gjenden edhe mbetje tjera të një civilizimi të lashtë.
Nga Bardh Frangu më 22.11.2008 11:23 CET

79922.jpg



Tre arkeologë, një arkitekt dhe një skicograf ka 16 ditë që po punojnë në oborrin e shtëpisë së Xhelal Berishës, në fshatin Nikadin, jo larg Ferizajt. Ata më në fund kanë arritur të përfundojnë gjurmimin e themeleve të një kishe, për të cilën besohet të jetë paleokristiane e kohës së shekullit V-VI të erës sonë.
E veçanta e këtyre gjurmimeve ka dalë të jetë kapaku i një sarkofagu, i muruar në themelet e kishës, nën nivelin e dyshemesë. Arkeologu Masar Valla, nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, thotë se “Kapaku i sarkofagut vlerësohet si një element pagan dhe si i tillë, në shenjë mosrespektimi nga kristianët është futur në themelet e kishës nën dysheme”.
Arkeologu Valla e ka vlerësuar si pasuri të madhe gjetjen e themeleve të kishës paleokristiane dhe ka kërkuar që ky objekt të futet në mbrojtje të monumenteve. Gjatë këtyre gërmimeve janë gjetur edhe tulla dhe tjegulla të kohës romake. Se bëhet fjalë për një lokalitet që ruan dëshmi të kohëve më të hershme, këtë e pohon edhe historiani Isuf Musa, nga fshati i afërt Varosh, i cili në vend të ngjarjes kishte dalë si udhëheqës i sektorit të arkeologjisë pranë ministrisë së kulturës. “Urna e njohur e Varoshit, e cila që nga viti 1967 qëndron në Muzeun e Kosovës, është gjetur vetëm 500 metra nga këtu. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një vendbanim iliro-romak”, ka thënë udhëheqësi i sektorit të arkeologjisë. Misteret e nëntokës këtu kishin zënë të shpalohen që nga viti 1984, kur profesori i historisë, Imer Berisha kishte gjetur një gurë të gdhendur. Ai kishte vdekur me merakun se do të mbetej pa u hulumtuar ky vend, hulumtimet e të cilit ai i kishte ndërprerë shkaku i frikës nga okupatori serb. Tash djali i tij Xhelali, ndjehet i lehtësuar që më në fund ka zbuluar themelet e një objekti të identifikueshëm, për të cilin kishte besuar shumë babai i tij. Në fakt inxhinier Xhelal Berisha që para katër vitesh, gjatë punës në kopshtin e shtëpisë, kishte zbuluar një gur, përkatësisht një kapak të sarkofagut, i cili dëshmonte se gërmimet e mëtejme do të nxirrnin edhe shumëçka tjetër një ditë. Tashmë themelet e kishës janë zbuluar, por kjo vlerësohet të jetë vetëm fillimi i zbulimeve të mundshme në këtë anë.
Arkeologu Shafi Gashi ishte i bindur në këtë. “Vetëm qindra metra nga këtu, tek vendi i njohur si Ara e Vadës në fshatin Varosh, është gjetur material i lëvizshëm arkeologjik, i cili i takon epokës së bronzit dhe asaj të hekurit. Bëhet fjalë për gjetje të një kohe para 1800 vitesh para erës sonë”, ka thënë arkeologu Gashi.
Sipas udhëheqësit të sektorit të arkeologjisë pranë ministrisë së kulturës, Isuf Musës, e gjithë kjo punë është bërë në kuadër të një projekti që ka kushtuar vetëm 4900 euro.





Express Online Kishë paleokristiane në Nikadin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top