Kjo Dreq Ditë Terse

WxP

Staf në FV.AL
Shoqja jote të tha se nuk mund të të takojë pikërisht kur anulove një takim të rëndësishëm pune vetëm për të, shefi ishte me nerva dhe fati yt i keq që i dole përpara, sepse hëngre disa të bërtitura. I dashuri e ka të fikur telefonin dhe që prej disa orësh nuk arrin të kontaktosh me të. Dita jote sot është e destinuar për të shkuar keq. Mos u shqetëso. Fundja ndodh që të takosh gjatë rrugës tënde edhe ditë të tilla kur asgjë nuk shkon sipas parashikimeve të tua.

E kujt nuk i ka ndodhur: fillon që në mëngjes me zilen e orës që i ka rënë bateria dhe ti nisesh për në punë me tre sahat vonesë. Sigurisht një e kritikuar në zyrën e shefit është më e pakta që mund të të ndodhë. Pas kësaj do të shohësh që ke humbur edhe një takim shumë të rëndësishëm që nuk ke mundësi ta shtysh, i dashuri e ka të fikur telefonin dhe ty sigurisht që në këto momente kjo e fundit nuk të duhej, pas gjithë të tjerave që duket sikur i sajon njeri me dorë. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto jashtë filloi krejt papritur një shi i rrëmbyer dhe rrobat e tua u bënë si mos më keq, pa përmendur flokët që të tregojnë sikur sapo je çuar nga gjumi. Eh! ثshtë një ditë tres dhe pikë. Po si mund të vësh përsëri gjithçka në vijë dhe tës ndjesh sikur nga çasti në çast do të çmendesh nga ianti?

Stërvit mendimet pozitive
Nervat i ke në kupë të qiellit dhe çdo gjë të duket e errët. Nga inati mund të thyesh të gjitha orenditë që të dalin përpara, por kjo nuk do të ishte zgjidhje. Ulu dhe mendo që edhe situata më e zezë ka avantazhet e saj të vogla. Përqëndrohu dhe përmblidhe problemin në një frazë të vetme. Hap librin e parë që ke mbi tavolinë dhe zhytu mes rreshtave. Ke për të parë se do të fillosh t’i shohësh gjërat më rozë.

اlirohu nga dhimba e kokës
Dhe nëse vazhdon akoma të jesh e irrituar dhe ke filluar të ndjesh një dhimbje të padurueshme koke, provo të freskosh tëmthat me pak esencë menteje. Liro këmbët nga sandalet apo këpucët dhe vendos poshtë shputave të këmbëve një mjet në formë sfere. Mëshoji fort për disa minuta dhe ky veprim do të të ndihmojë për të laguar mendjen nga mendimet stresuese. Dalëndadalë do fillojë të të pëlqejë kjo “lojë” dhe do të kesh ndjesinë e zbrazjes.

Rrit strerotoninën
Nëse në dorë ke diçka, kuptohet jo sende prej materiali të thyeshëm ose që mund të të vrasin duart, provo ta shtrëngosh fort. Kontakti i sendit në lëkurë ndihmon në uljen e nivelit të kortisolit, hormoni i stresit, dhe rrit nivelin e sterotoninës, që të jep qetësi dhe relaks. Ekspertët sigurojnë se pas njëzet minutash stresi do të jetë gjunjëzuar nën këmbët e tua.

Qaj
Por nëse në këto momente ndodhesh vetëm, pa frikën se dikush mund të të shohë, qaj, nëse ke dëshirë ta bësh. Mos ki frikë se kjo do të të bëjë të dukesh akoma më e mërzitur. E qara është terapeutike. Dënesat në formë lemze që vijnë pas të qarës çlirojnë të gjitha emocionet e bllokuara, duke shtendosur diafragmën dhe stimuluar neurotransmetuesit, të cilët favorizojnë qetësinë dhe përmirësojnë furnizimin me oksigjen të qelizave.
Në pritje që edhe në Shqipëri të arrijnë “feel good foods” –ushqimet që bëjnë mirë për shëndetin, ndihmojnë për të luftaur stresin dhe stimulojnë mendimet pozitive, do të na duhet të qetësohemi ende me aq sa disponojmë. Sigurisht një e qarë nuk është kuishedi se çfarë, po të mendosh që pas saj do të ndjehesh më mirë.
 
Shume te vlefshme keto keshillat - i futa nje copy - paste kesaj qe ta mbaj tek dokumentet e mia qe kur te jem me nerva e t'i harroj keto, ta lexoj :)
 
Rrit strerotoninën
Nëse në dorë ke diçka, kuptohet jo sende prej materiali të thyeshëm ose që mund të të vrasin duart, provo ta shtrëngosh fort. Kontakti i sendit në lëkurë ndihmon në uljen e nivelit të kortisolit, hormoni i stresit, dhe rrit nivelin e sterotoninës, që të jep qetësi dhe relaks. Ekspertët sigurojnë se pas njëzet minutash stresi do të jetë gjunjëzuar nën këmbët e tua.

Qaj
Por nëse në këto momente ndodhesh vetëm, pa frikën se dikush mund të të shohë, qaj, nëse ke dëshirë ta bësh. Mos ki frikë se kjo do të të bëjë të dukesh akoma më e mërzitur. E qara është terapeutike. Dënesat në formë lemze që vijnë pas të qarës çlirojnë të gjitha emocionet e bllokuara, duke shtendosur diafragmën dhe stimuluar neurotransmetuesit, të cilët favorizojnë qetësinë dhe përmirësojnë furnizimin me oksigjen të qelizave.
Në pritje që edhe në Shqipëri të arrijnë “feel good foods” –ushqimet që bëjnë mirë për shëndetin, ndihmojnë për të luftaur stresin dhe stimulojnë mendimet pozitive, do të na duhet të qetësohemi ende me aq sa disponojmë. Sigurisht një e qarë nuk është kuishedi se çfarë, po të mendosh që pas saj do të ndjehesh më mirë.

I kam ber te dyja kto...dhe me kan ndihmuar shum!
 
Stërvit mendimet pozitive
Nervat i ke në kupë të qiellit dhe çdo gjë të duket e errët. Nga inati mund të thyesh të gjitha orenditë që të dalin përpara, por kjo nuk do të ishte zgjidhje. Ulu dhe mendo që edhe situata më e zezë ka avantazhet e saj të vogla. Përqëndrohu dhe përmblidhe problemin në një frazë të vetme. Hap librin e parë që ke mbi tavolinë dhe zhytu mes rreshtave. Ke për të parë se do të fillosh t’i shohësh gjërat më rozë.
PINK LIFE:fluturoze:
 
Une kam gjetur nje menyre me efektive per heqjen e stresit :p vij verdalle neper shpi deri sa lodhem edhe pastaj jam e rraskapitur skam me fuqi te mendoj per stres :D
 
Ska gjë më të keqe per njeriun kur ankohet per çdo gjë dhe gjith ditën.
Është shum e rëndesishme menyra se si ne përgjigjemi rrethanave të jetës.
Ne jemi bërë nga energjia.
Kur rrjedha e kësaj energjie pëson ndryshime, kjo ka pasoja në të gjitha nivelet që shfaqen tek ne si Mendim, Emocion dhe Ndjesi.

Siç tha Albert Einstein “Gjithçka është energji dhe kjo është gjithçka që ekziston. Fokusohuni tek frekuenca e realitetit që dëshironi dhe nuk mund të mos e merrni atë realitet.
Nuk ka rrugë tjetër. Kjo nuk është Filozofi, kjo është Fizikë”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top