Ligji i luftës me Greqinë, ministri i Jashtëm Kotzias: Ka dy zgjidhje

WxP

Staf në FV.AL
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ftuar në një panel gazetarësh në një emision të televizionit publik “ERT” ka deklaruar se problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht me Shqipërinë është ligji i gjendjes së luftës midis dy vendeve, duke parashtruar edhe dy opsione ligjore, me të cilat mund të procedohet: ose me një dekret nga ana e presidentit, ose me një dekret të miratuar nga Parlamenti grek.
“Problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht është Ligji i Luftës. Pasojat ligjore do të rregullohen me një procedurë të veçantë. Sipas qasjes sime të parë, dekreti – sipas të cilit Greqia i shpalli luftë shqiptarëve, – ishte dekret mbretëror. Ekzistojnë dy interpretime ligjore. I pari, me të cilin jam pranë edhe unë sipas një këndvështrimi ligjor (që të hiqet ligji i luftës), dekreti mbretëror është i barazvlefshëm me një dekret presidencial. Por ka edhe një interpretim të dytë, që sipas meje nuk është edhe kaq rigoroz. Por kërkon debat kur të vije koha e tij. Ky interpretim thotë se, dekreti mbretëror ishte në një kohë kur nuk ekzistonte Parlamenti, e për këtë arsye nuk mund të kishte një dekret parlamentar, kështu që tani që ka një Parlament le ta formulojë atë. Por nuk korrespondon Parlamenti me dekretin mbretëror, korrespondon me dekretin presidencial”, tha Nikos Kotzias.

Ndërkohë, pyetja e bërë nga gazetarët, nëse në negociatat me homologun e tij Bushati është diskutuar dhënia e dëmshpërblimeve për pasuritë e shtetasve shqiptarë të vënë në sekuestro konservative si pasojë e gjendjes së luftës, nuk ka marrë përgjigje.

Kotzias ka deklaruar gjithashtu se, Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë, nga 6 deri në 12 milje detare, fillimisht nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.

“Kam thënë se për kufirin detar, ne do të procedojmë në përcaktimin pjesë-pjesë të zonës detare greke. Duhet të dini se, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, çdo zgjerim i zonës detare kombëtare, për shembull nga 6 në 12 milje, do të thotë edhe zgjerimi i territorit sovran të Greqisë. Sepse dallimi midis Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe kufirit detar është se, Zona Ekonomike Ekskluzive ka të bëjë me të drejtën e shfrytëzimit, por jo me sovranitetin. Dhe duhet ta dini se, zona detare kombëtare ka një rëndësi të madhe për përcaktimin e ZEE-ve me të gjitha vendet. Veçanërisht me Shqipërinë. ثshtë e rëndësishme nëse fillon të përcaktosh ZEE-të nga 6, ose nga 12 kilometra”, shpjegoi më tej Nikos Kotzias.

Gjatë intervistës prej gati dy orësh, Kotzias ka përmendur gjithashtu faktin se duhet të ndryshojnë pozitivisht marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, ndaj dhe e ka quajtur përsëri një hap pozitiv nënshkrimin e marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë në luftën me Italinë, si dhe rindërtimin e Kishës së Shën Athanasit në Himarë.

Top Channel kotzias3-1.jpg
 
Kotzias ka deklaruar gjithashtu se, Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë, nga 6 deri në 12 milje detare, fillimisht nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.

Pyetje : Ky zgjerimi prek ujrat neutrale apo territor tonin?



Ndërkohë, pyetja e bërë nga gazetarët, nëse në negociatat me homologun e tij Bushati është diskutuar dhënia e dëmshpërblimeve për pasuritë e shtetasve shqiptarë të vënë në sekuestro konservative si pasojë e gjendjes së luftës, nuk ka marrë përgjigje.

Shmangia e dhenies pergjigje , tingellon si ogur i mire.....
 
Ne aparence shteti grek hiqet si i moderuar dhe shtet qe respekton konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut si dhe te drejtat e vendeve fqinje.

Asnjehere sme ka genjyer aparenca dhe pallavrat zyrtare te Greqise pasi me mjafton te shikoj realitetin e shqiptareve ne Greqi, menyra si trajtohen dhe si urrehen nga shtetasit greke. Ne thelb hipokrizia e shtetit grek vetem sa perpiqet te mbuloje urrejtjen e madhe dhe percimin e madh qe kane per shqiptaret. Thuaj ca ti besh hallit qe shume shqiptare u detyruan te emigronin ne ate vend pa as ngjyren e dheut dhe shijen e ujit mos ja provovshin.

Kjo eshte vlera e nje populli qe fatkeqesisht historia per momentin e ka denuar te jete i varfer dhe te kete per udheheqje njerez pa kelleqe dhe pa kurajo qe te ngrene zerin ne mbrojtje te ketij vendi dhe te drejtave te shtetasve te tij.

Darius
 
Kam pershtypjen se Greqia nga presioni i Europes eshte e detyrume te heqi ligjin e luftes... por qe ta bej kete do bej pazaret me te mira per veten dhe sic shihet qarte pazari eshte udhes:

Kotzias ka deklaruar gjithashtu se, Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë, nga 6 deri në 12 milje detare, fillimisht nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.



Po si do e fali shteti Shqiptar tani qe edhe gjykata kushtetuese eshte pa mandate?!
 
Greqia kerkon te perfitoje nepermjet vetos dhe ne kete menyre ben presion per leshime.... por kur shtet eshte ne hallet e veta dhe per te mos thene drejt katastrofes nuk mund ti jap asnje rendesi. Une kam dyshime ne lidhje me keto bisedime sepse a) e para nuk po behet asgje publike dhe b) e dyta ngritja e varrezave ne territorin shqiptar eshte nonsens, qellimi I ketyre eshte afatgjate dhe dinak, dmth me vone ata do e perdorin kete si argument per perfitim territorial. (Me vone flas ndoshta mbas 50 vitesh) eshte per tu permendur faktin qe qeveria shqiptare do u beje homazhe ketyre varreve fallco cdo 28 tetor. Kjo eshte tradheti kombetare per mendimin tim. Reciprociteti nuk funksionon persa kohe ai palo shtet nuk merr asnje pergjegjsi per genocidin qe beri ndaj popullates Came.
Nuk jane vrare aq ushtare greke ne territoret tona sa ta mbushim vendin me mazoleume me varre bosh ose eshtra te vjedhura.
 
Redaktimi i fundit:
Postim interesant ky i joti o drejtor

Po a na thu pak kush i lejoj greket te vin te ndertojn varreza dhe te zhvarrozin ashta shqiptaresh tu i qujt si ushtar grek?

Kush va fali detin?
 
Ligji i luftës me Greqinë, Bushati optimist për zgjidhjen

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është optimist për avancimin pozitiv të marrëdhënieve Shqiptaro-Greke që nga takimi i Kretës. Bushati vlerëson si zgjidhje të pritshme efektive abrogimin e ligjit të luftës me një akt ekuivalent si dekreti mbretëror me të cilin ky ligj u vendos.

“ثshtë e rëndësishme që ligji i luftës të shfuqizohet me një akt ekuivalent nga pikëpamja e të drejtës për të prodhuar të gjitha ato efekte pozitive të pritshme në praktikë”, tha Bushati.

Për shefin e diplomacisë shqiptare është e rëndësishme që dy vendet të zgjidhin një herë e mirë kapitullin me çështje nga lufta e dytë botërore.
Por ç’vend zë çështja çame në këtë dosje dhe sa lidhet zgjidhja e saj me abrogimin e ligjit të luftës.

“Jam partizan i politikës së hjapave të vegjël por të njëpasnjëshëm. besoj fuqimisht qëshfuqizimi i ligjit të luftës do të ofrojë efekte të mira jo vetëm politike e psikologjike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë por dhe pasoja ligjore në gëzimin e të drejtave pronësore. اështjet më pas praktike se si do të gëzohen këto prona ne do të jemi këtu për t’i analizuar dhe diskutuar”, tha ai.

Të mërkurën qeveria shqiptare mori vendimin e dytë sa i përket çështjes së varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Pas protokollit që do zbatohet, varreza e Bularatit do të ketë dhe status nderi.
“Sot për sot ne jemi në procesin e zbatimit të kujdesshëm të gjithë këtij procesi dhe jemi duke ezauruar fazën e luftës, apo çështjeve që burojnë nga lufta e dytë botërore”, vijon më tej ministri.

Bushati pohon klimë mirëbesimi për një çështje tjetër thelbësore ajo e kufirit detar me Greqinë. I pyetur se sa i sigurt është që një marrëveshje e re detare nuk do të ketë sërish fat rrëzimin, Bushati thekson se po punohet për një marrëveshje të drejtë mes dy palëve, dhe deri në ngritjen e grupeve të punës po diskutohen gjithë opsionet

“Jemi të vendosur për të analizuar të gjitha mundësitë dhe për të shkuar më pas drejt njëzgjidhje që do t’i interesojë të dyja palëve”, tha më tej.

Pala greke dhe ajo shqiptare mbajnë në fund të janarit takimin e dytë në Korçë.

(gazeta-Shqip.com)
 
Degjo, une nuk perjashtoj as palet e tjera me pare, por po diskutoj per debatin e tanishem per lajmin e djeshem...
ata qe shiten detin dhe hapen varret e para e moren ndeshkimin dhe jane akoma ne opozite.... drejtuesit e tyre jane damkosur tradhetare dhe ti e shikon edhe sa efekt kane ata ne popull kur bejne protesta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top