Materniteti i Bulqizës pa sallë operacioni e pa gjinekologë, nëna humb trinjakët
Gruaja shtatzënë shkon në spital për lindur por mungonte gjinekologu dhe trinjakët e saj humbin jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku gruaja shtatzënë me trinjak E., Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës por aty është përballur me mungesën e një gjinekologu. Mësohet se nëna ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe pas kësaj janë shfaqur komplikacionet në dy foshnjat e tjera.
Drejtuesit e spitalit të Bulqizës kanë njoftuar në Tiranë për të kërkuar ndihmën e gjinekologu dhe pas marrjes së informacionit është nisur një helikopter së bashku me mjekun. Pavarësisht kësaj, nëna ka humbur tre fëmijët sepse ka qenë tepër vonë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.
Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës. Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.
7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)