Mbipesha nuk bazohet vetëm te ushqimi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Trashja duke shikuar televizorin

Qëndrimi përpara televizorit nuk është i mirë për vijën e trupit.Një studim australian me 2.000 të rritur, të moshave ndërmjet 26 dhe 36 vjet, ka provuar të zbulojë nëse shkak i mbipeshës gjatë qëndrimit para televizorit është mosaktiviteti trupor ose ngrënia e tepërt e ushqimit.

Rezultatet kanë treguar se fajtor kryesor për rritjen e peshës janë ushqimet që i hamë dukë qëndruar ulur dhe jo mosaktiviteti trupor.
telegrafi
 
Më pak fruktozë më pak kilogramë

Më pak fruktozë më pak kilogramë

Një studim i ri e ka treguar arsyen pse njerëzit të cilët mbajnë dietë karbohidratesh humbin kilogramë, dhe kjo është konsumimi i sasisë së vogël të fruktozës (sheqer i cili në organizëm shumë shpejt shndërrohet në ind yndyror).Edhe pse fruktoza natyrshëm është e pranishme vetëm në pemë, shumë prodhues ushqimesh ua shtojnë atë produkteve të tyre ushqimore. Kjo është edhe një arsye më shumë pse duhet t’i shmangeni ushqimit të proceduar.

Autorët e këtij studimi kanë ardhur në përfundim se llojet e ndryshme të karbohidrateve duhet të konsumohen në sasinë e nevojshme dhe në këtë mënyrë do të ruhet pesha normale trupore, përndryshe kaloritë e tepërta nga shtesat do të ndikojnë në rritjen e peshës.Telegrafi
 
Mbipesha dhe ndikimi i saj tek sëmundjet e tjera !

Këshillat e specialistëve për të gjitha kategoritë që kanë probleme me peshën

Rreth 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë mbipeshë në atë masë që e rëndon shumë shëndetin dhe shumë prej tyre, sipas specialistëve, vdesin nga sëmundje që mund të ishin parandaluar. Ndryshe, në terminologjinë mjekësore, mbipesha njihet me emrin Obezitet. Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem të social dhe qeveritar, pasi shërbimet shëndetësore falas paguajnë koston e mjekimeve për ata pacientë që vuajnë sëmundjet që lidhen me mbipeshën. Pikërisht kjo u soll në vëmendjen e Bashkimit Evropian gjatë një konference në Pragë, prej shkencëtarëve kryesorë në fushën e të ushqyerit, të cilët i bënë thirrje vendeve të reja evropiane, që ta bëjnë prioritet të tyren luftën kundër mbipeshës.
Këshillat
Shkencëtarët u bëjnë thirrje, në mënyrë të veçantë prindërve për një kontroll më rigoroz ndaj reklamave që u drejtohen fëmijëve, duke ndikuar negativisht në mënyrën e tyre të të ushqyerit. Sipas tyre, reklamat ndikojnë mbi sjelljen e fëmijëve ndaj ushqimit duke i drejtuar nga fast food-et (ushqimet e gatuara shpejt) apo atyre të paketuara, të mbushura me yndyrë dhe sheqerna të tepërta për dietën e fëmijëve dhe të rriturve njëkohësisht. Sipas mjekëve, obeziteti është shkaktarja numër një e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe vlerësohet se shkakton gati 70 mijë raste të reja me kancer që zbulon çdo vit në Evropë. Humbja qoftë edhe fare pak në peshë ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm mbi shëndetin e njeriut, thonë mjekët. Dhe kjo mund të arrihet duke kombinuar ushqyerin korrekt, perime, fruta, si dhe një rutinë ushtrimesh fizike.
Sëmundjet
Duke marrë parasysh lidhjen e mbipeshës me sëmundjet kronike, si faktorë të rëndësishëm për sëmundjet e zemrës dhe kancerit të llojeve të ndryshme, kjo u vë vendeve në zhvillim një barrë, të cilën ata nuk mund ta përballojnë. Sipas një ankete të zhvilluar 1 vit më parë, 35 për qind e femrave indiane nën moshën 50 vjeç janë mbipeshë. Të dhënat nga Meksika dhe Uruguai tregojnë se, mbipesha prek rreth 30 për qind të popullsisë. Gjendja është më keq në qytete. Gratë indiane më të rrezikuara janë ato që jetojnë në qytet dhe kanë të ardhura të larta. Në Afrikën e Jugut, fëmijët ishin më të gjatë dhe më të shëndoshë se ata në fshat, edhe në rastet kur kushtet shoqërore dhe ekonomike ishin të njëjta. Ky problem shkon përtej vendeve të industrializuara, çka do të thotë që së bashku me globalizimin, ne do të kemi një sistem të ri ushqimi në mbarë botën.

Obeziteti

1-Mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë
a)Sipas të dhënave, jeta e personave mbi peshë mund të shkurtohet deri në 25 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare.
b)Një grua mund të humbasë 5-8 vjet në rast se është mbi peshë.
c)Një burrë mund të humbasë 12 vjet në rast se është mbi peshë.
d)Përgjithësisht personat 40-vjeçarë me mbipeshë trupore jetojnë 7 vjet më pak se personat e tjerë të së njëjtës moshë.

2-Sëmundja e zemrës
a)Mbipesha është shkaktari numër një i vdekjeve dhe atakeve të shkaktuara nga mbipesha.
b)Sipas specialistëve, si femrat ashtu edhe meshkujt janë të destinuar që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pa dallim moshe dhe gjinie.
c)Po ashtu, mbipesha bën të mundur edhe rritjen e presionit të gjakut tek njerëzit në gjithë botën.

3-Kanceri
a)Disa forma të ndryshme të kancerit bëhen të mundura edhe nga mbipesha. Sidomos në rastet kur personi ka nisur të shëndoshet që në moshë të re.
b)Medikamentet që mund të përdoren kundër dhjamosjes mund të rritin rrezikun e kancerit.

Një pajisje që ul dëshirën për të ngrënë

Njerëzit në përgjithësi kanë një zakon të keq; hanë shumë dhe shumë shpejt. Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një mënyrë që njeriu të hajë më pak pa pasur nevojë t’i nënshtrohet dietës. Kjo është një pajisje e vogël që mbahet në gojë me rekomandim të mjekut stomatolog. Pajisja e re premton bllokimin e reagimeve të organizmit ndaj urisë dhe që ndërpret dëshirën për të ngrënë më shumë seç duhet. Por kjo pajisje e vogël mund të ndihmojë për të ngrënë më pak dhe për të rënë nga pesha, ndërkohë që personi mund të vazhdojë të hajë ushqimet që i pëlqejnë. Pajisja jepet nga dentisti. Ajo vendoset në qiellzën e gojës. Ata që e kanë provuar thonë se pajisja ndihmon për të ngadalësuar shpejtësinë e procesit të ngrënies. Dentistët thonë se pajisja është e efektshme vetëm nëse përdoret vazhdimisht. Pajisja kushton 500 dollarë dhe tani për tani vetëm pak mjekë stomatologë në Kaliforni kanë të drejtë ta rekomandojnë.

Madhësia e stomakut ndikon mbi oreksin

Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Ky përfundim shkencor zbulon se, faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën. Shkencëtarët amerikanë zbuluan që mbipesha tek të rriturit e vonon ndjenjën e ngopjes gjatë vakteve të ngrënies tej kohës që vërehet tek ato me peshë normale. Sipas revistës shkencore “Gastroenterology”, ato me stomak bosh dhe me madhësi më të madhe kishin më shumë nevojë për kalori që të ndjeheshin të ngopur. Jo pak, por 1 miliard njerëz në botë, vuajnë nga obeziteti. Sipas mjekëve specialistë, ato vuajnë nga shumë sëmundje të tjera, të cilat nuk do të ndodhnin, nëse ata do të kishin një peshë normale trupore.

Shkenca: Edhe dhjami është organ

Shkencëtarët besojnë se dhjami luan një rol të rëndësishëm në ndihmën e trupit për të punuar si duhet. Kaq shumë përshtypje u kanë bërë atyre aftësitë e dhjamit, saqë mendojnë se ai nuk duhet parë më si teshë e tepërt e trupit. Studiuesit kanë zbuluar se dhjami luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kockave dhe organeve, në rregullimin e hormoneve dhe sistemit të mbrojtjes së trupit, po ashtu edhe në lëvrimin e sistemit të shumimit tek gruaja. Studimet kanë treguar se dhjami prodhon një hormon të rëndësishëm të quajtur leptinë, i cili merr e jep me trurin, duke i bërë të ditur se në çfarë gjendjeje ndodhen nivelet e energjisë trupore. Ky hormon e njofton trurin kur trupi ka nevojë për ushqim dhe kur është ngrënë më tepër seç duhet. Gjithashtu hormoni në fjalë luan një rol të rëndësishëm në procesin e shumimit. Gratë që kanë një sasi tepër të vogël dhjami në trup nuk u vijnë zakonet.

Amerika “përgjegjëse” për obezitetin

“Amerika ka një ndikim të madh në këtë sistem ushqimi dhe për këtë arsye ndryshimet në dietë mund të ndodhin më shpejt edhe në vendet më të largëta”, shprehen studiuesit. Nga ana tjetër, ata e përjashtojnë idenë se karakteristikat gjenetike bëjnë që disa popullsi të jenë më të prekshme nga problemi i mbipeshës. Ata thonë se rritja në peshë ka ndodhur shpejt në disa kultura që sapo kanë filluar të industrializohen dhe kjo nuk mund të arsyetohet në bazë të gjeneve, mungesës së disiplinës personale apo të karakteristikave psikologjike. Sipas mjekëve, “obeziteti është shkaktari numër një e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe vlerësohet se shkakton gati 70 mijë raste të reja me kancer që zbulon çdo vit në Evropë. Humbja qoftë edhe fare pak në peshë ka një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm mbi shëndetin e njeriut”.

Tiranaobserver
 
Mbipesha nuk bazohet vetëm te ushqimi

“ا’ha goja tregon boja” – është një fjalë e urtë shqiptare e përdorur rëndom nga të gjithë. Por studime të reja tregojnë se kontrolli i peshës nuk varet vetëm nga ushqimi, por edhe nga sistemi nervor dhe reagimi që njeriu ka ndaj ushqimit.

Teoria e re bazohet në sistemin nervor dhe reagimin që ka lënda serototinë në tru, substanca që kontrollon oreksin te njeriu. Rezulton se serototina e cila koordinon sistemin nervor nuk kontrollon vetëm urinë, por edhe metabolizmin.

“Dua të jem i qartë se ushqyerja e mirë është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe aktivitetin e tij gjatë ditës dhe studimi është i lidhur me tjetër gjë”- tha Kaveh Ashrafi, udhëheqësi kryesor i studimit. “Por mendoj se është e rëndësishme të thuhet se nuk është vetëm ushqimi që ndikon në shëndoshjen e njeriut por një faktor tjetër më i madh që i ka rrënjët në gjenetikë”.

Ashrafi dhe kolegët e tij bënë një studim te krimbat. Ata morën keto mikroorganizma per studim pasi krimbat megjithëse normalisht janë shumë të vegjël krahasuar me njeriun, kontrollojnë 20 mijë gene, afërsisht po aq gene sa trupi i njeriut, 25 mijë në total. Si njeriu ashtu edhe këto mikro organizma kanë evoluar gjenetikisht për të ruajtur dhe konservuar energji në varësi të ushqimit që konsumohet.

Për shkak të këtyre ngjashmërive, studiuesit tentuan të shkatërronin pjesërisht sistemin nervor të krimbave duke prishur receptorët e qelizave që bashkoheshin në sajë të veprimit të serototinës. Ata prishnin vetëm ato rrugë që aktivizonte serototina kur krimbi hante.

Shkencëtarët u çuditën kur zbuluan se rruga që bënte serototina ishte e ndryshme nga ajo që bënte ushqimi kur depozitohej. Të dy këto kanale vepronin secili më vete por në fund rezultonin në lidhjen e molekulave duke i dhënë formë depozitimit të ushqimit.

Kështu kur ushqimi ishte i pakët, rezervat që trupi ruante ishin po aq sa “urdhëronte” serototina . Kështu në disa krimba që efekti i serototinës ishte i lartë rezervat ishin më të pakta, ndërkohë që në të tjerë më të mëdha.

Por krimbat me njeriun kanë ndryshim sa i përket sistemit të veprimit. Shkencëtarët zbuluan se te krimbi rritja e serototinës ndikonte në rritjen e të ngrënës por në humbje të peshës pasi serototina e tepërt nuk lejonte krijimin e indeve dhjamore. Ndërsa te njeriu sasia e madhe e serototinës ndikon që njeriu të hajë më pak dhe shumë herë gjatë ditës dhe vetvetiu kjo gjë ndikon në uljen e indeve dhjamorë. Kjo pasi trupi nuk ruan shumë rezerva ushqimore.

Kështu Ashrafi dhe skuadra e tij konkluduan pas shumë analizave te krimbat se, nëse një person është i shëndoshë ose i dobët kjo nuk është rezultat i kalorive që ai merr por shumë më komplekse. Aty futet sistemi nervor i cili bazohet si në faktorët gjenetik ashtu edhe në ato të mjedisit rrethues.

“Faktet flasin se konsumimi i ushqimit është një proces shumë dinamik, i cili ka brenda faktorin gjenetik i cili shkon më larg se dietat” – tha Ashrafi.

“Ne kemi zbuluar se sistemi nervor ndikon në sasinë e ushqimit që njeriu konsumon. Në fakt kjo është thënë edhe më parë por asnjëherë nuk është vërtetuar. Ky studim jep një dimension të ri në këtë çështje, dhe ndihmon njerëzit të kenë kujdes në dietat ushqimore që bëjnë”- përfundoi Ashrafi.

Ai këshillon që njerëzit të hanë shpesh, shumë herë gjatë ditës dhe pak. Kjo bën që serototina të ‘japi urdhër’ që depozitat dhjamore të jenë më të vogla, pasi trupi përgatitet të hajë sërish shumë shpejt, dhe nuk ka nevojë për depozitim. Në rast se në mendjen e një njeriu ekziston ideja se do të hajë vonë, trupi ka efekt të depozitojë shumë më tepër inde dhjamore, duke bërë që njeriu të shtojë në peshë.
Spektër
 
A mund të ulet pesha e tepërt?

Mjekimi më i mirë i obezitetit, peshës së tepërt, është parandalimi i saj që në fëmijëri. Katër vitet e para të jetës janë vendimtare në formimin e indit dhjamor e të zakoneve të ushqyerjes. Për fat të keq, tamam në këtë moshë, prindërit lakmojnë t’i kenë fëmijët sa më të shëndoshë, sa më “buçko”. Për t’ia arritur kësaj, ata përpiqen t’i ushqejnë sa më mirë duke u dhënë sa më shumë sheqerna, ëmbëlsira, çokollata, akullore, sheqerka, fruta etj. Ata nuk e dinë që, padashur, u bëjnë fëmijëve kështu një dëm pothuaj të pandreqshëm e që do t’u kushtojë shtrenjt gjatë jetës së tyre, pasi të jenë rritur, më shpesh pas moshës 40 vjeç. Një fëmijë i tillë në të shumtën e rasteve bëhet obez, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e një sërë sëmundjesh, si diabetin, tensionin e lartë të gjakut, yndyrnat e larta etj., të cilat do t’i imponojnë fillimin e një diete shumë të varfër për t’u ulur në peshë. Mirëpo ky individ, i mësuar tërë jetën me ushqime të mira, ëmbëlsira, byreqe, fruta etj., i mësuar me gjellët më të shijshme, e ka shumë të vështirë tani t’i harrojë ato. Pikërisht kjo është arsyeja që mjekimi i obezitetit, ulja në peshë me anë të dietës, dështon në një numër të madh rastesh.
Megjithatë, obeziteti nuk duhet quajtur kurrsesi si sëmundje e pashërueshme. Shërimi i tij është krejtësisht i mundshëm dhe i sigurt. Ai arrihet jo me ilaçe apo kura speciale, por thjesht me vullnetin dhe bashkëpunimin e të sëmurit në mjekim.
Vullneti dhe bashkëpunimi në këtë rast nuk janë një fjalë goje. Ata janë çelësi i vetëm i suksesit. ثshtë e vërtetë që në shumë të sëmurë ata mungojnë, por është po kaq e vërtetë që ata mund të fitohen. Natyrisht, jo në një ditë. Ata nuk janë kokrra që gëlltiten, nuk jepen me recetë, por arrihen me një punë serioze të përbashkët të mjekut dhe të sëmurit, të cilët duhet të punojnë për këtë në mirëkuptim me njëri-tjetrin.
Me mirëkuptim kuptojmë që as mjeku të mos jetë në pozitë thjesht predikuese e komanduese dhe as i sëmuri të mos jetë “kokëfortë”. Bashkëpunimi i tyre në një proces të tillë siç është rënia në peshë duhet të ketë për bazë sqarimin e sinqertë, ndërgjegjësimin e të sëmurit dhe me pas pajisjen me njohuri të tij.
Një i sëmurë që nuk është i qartë dhe i bindur për domosdoshmërinë e masave që i propozohen, nuk ka si t’i zbatojë ato me vullnet e ndërgjegje. Në qoftë se nuk është i bindur pse duhet të bjerë në peshë, të gjitha mbeten fjalë në erë dhe mjekimi i obezitetit dështon në mënyrë të sigurt.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

ا’farë duhet të kenë të qartë të sëmurët obezë që duan të dobësohen?
Të sëmurët, në radhë të parë, duhet të sqarohen për disa koncepte të gabuara që shpesh ekzistojnë në ta lidhur me shëndoshjen e tepërt të tyre, psh.:
Si krijohet dhjami, a vjen shëndeti i tepërt vetvetiu?
- “Për sytë e ballit, doktor, unë dhe ujë po të pi, dhjamë më bëhet”, ose: “Unë mëngjes nuk ha fare, në darkë vetëm kos, bukë një kafshatë dhe prapëseprapë shëndoshem”. Një tjetër: “Jo, doktor, unë s’e kam nga e ngrëna, kur do shëndeti vjen! Unë ha më pak nga ata të shtëpisë” etj.
A është e vërtetë që disa njerëz shëndoshen më shpejt e më kollaj sesa të tjerët?
(Ja, mor doktor, isha në kamp pushimi me një shok të fëmijërisë. Sa vjeç jam unë është dhe ai, ç’bëra unë bëri dhe ai, ç’hëngra unë hëngri dhe ai. U peshuam kur ikëm, unë kisha shtuar 2 kilogramë, ai s’kishte lëvizur hiç. Si i thua kësaj?).
Po, kjo është e vërtetë Sipas veçorive të secilit organizëm, sipas metabolizmit të tyre, ka njerëz që shëndoshen më shpejt dhe njerëz që shëndoshen më me vështirësi. Ka njerëz që për të shtuar 1 kilogram në peshë u duhet të grumbullojnë rreth 9000 kalori të tepërta, por ka të tjerë që për të shtuar këtë kilogram u mjaftojnë vetëm 3000 kalori të tepërta. Sidoqoftë, një gjë del e qartë, në të dy rastet shtesa e peshës është bërë gjithmonë me kalori të tepërta. Pra edhe ata njerëz që gjoja e kanë vështirë të shëndoshen, po e kaluan masën në ushqim, domosdo do të shtojnë në peshë.
Duhet thënë që ata njerëz që e kanë shtimin e peshës më të kollajshëm, shpeshherë procesin për ta humbur këtë peshë që vunë e kanë përkundrazi më të vështirë. Kështu psh. nëse një kile dhjamë e vunë me 3000 kalori të tepërta, për ta humbur këtë kilogram ata duhet të krijojnë një defiçit prej 9000 kalorish. Psh. nëse ky individ ha çdo ditë 500 kolori më tepër nga ç’ka nevojë, brenda 6 ditësh ai do të shtojë një kilogram. Përkundrazi, për të humbur këtë kilogram, me një dietë prej 500 kalori më pak sesa nevoja ditore, atij do t’i duhen jo 6 por 10 ditë.
( “e keqja vjen me okë dhe ikën me derhem”).
Po kështu është e vërtetë që njerëzit sa më të dhjamosur e me peshë të tepërt që të jenë, aq më të madh e kanë oreksin, pra aq më të vështirë e kanë të durojnë “perizin”, me ushqim të pakët. Dhjami bllokon veprimin e insulinës në trup, prandaj pankreasit i duhet të prodhojë sasira më të mëdha insuline.qe ta mposht kete rezistence Mirëpo insulina e tepërt krijon një ndjenjë urie të parezistueshme. Pra do të detyrohemi të hamë diçka pa tjetër dhe sa me tepër që të hamë kuptohet që aq më shumë do të na rritet oreksi. Shpëtimi nga ky “çark” është vetëm dieta me sa më pak kalori dhe sa më pak sheqerna. Duket si çudi, por është e vërtetë që pikorish atëherë kur filloni të hani më pak ushqim, pakësohet dhe ndjenja e urisë, pra ulet oreksi. Kjo është pasojë e uljes së sasisë së insulinës në gjak, pasojë e zbërthimit të dhjamit, i cili, duke u tretur, frenon oreksin.
A ndikojnë barra dhe lindjet në krijimin e dhjamit të tepërt?
E vërteta është që disa gra shëndoshen së tepërmi gjatë barrës, e sidomos në muajt e parë të lindjes. Në gratë e predispozuara për diabet, mundësia e shëndoshjes pas lindjes është shumë më e madhe. Jo rrallë në këtë periudhë ato shtojnë 10-12 kg. në peshë apo edhe më tepër. Sidoqoftë, në të gjitha rastet përgjegjësinë për shtimin në peshë nuk e ka barra dhe as lindja, por teprimi në ushqim. Për zhvillimin normal gjatë shtatzënisë mjafton një dietë prej 1800-2000 kalori. Por janë të shumta gratë që me mendimin se duhet të hane sa për dy vetë, marrin një kalorazh shumë të madh duke ngrënë sa më tepër ushqime. Po kështu, pas lindjes, të shtyrë nga mendimi se ushqimi i shumtë jep qumësht të shumtë, përdorin shumë ushqime, sidomos lëngje, si lëngje frutash, bozë, qumësht me sheqer etj. Ushqimi i tepërt nuk shton qumështin, por përkundrazi shton dhjamin, peshën.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

Si ta dimë, apo si ta kuptojmë që ushqimi që marrim është i tepërt apo jo?
Për këtë ju keni një tregues të pagabueshëm. Ky tregues është peshimi i herëpashershëm. Në qoftë se pesha juaj shkon duke u shtuar, kuptohet që ushqimi që përdorni është për ju i tepërt dhe duhet kufizuar. Nëse pesha rri në vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon që ju merrni një ushqim të barabartë me nevojat e organizmit tuaj.
Se dyti, të sëmurët që duan të ulen në peshë duhet të jenë të qartë që kjo nuk arrihet në qoftë se ata vetë nuk kanë marrë vendim të prerë për t’u dobësuar.
I sëmuri duhet të jetë i bindur dhe i vendosur për të ndërmarrë një mjekim të tillë. Mjekët, natyrisht, e kanë për detyrë t’u rekomandojnë rënien në peshë si rrugë e vetme e mbrojtjes nga obeziteti dhe diabeti, që janë dy vrasës nga më të rrezikshmit. Mirëpo, vendimi për të luftuar kundër tyre duhet të merret nga ju vetë. Ato mposhten jo me ilaçe apo kokrra “magjike”, por me një dietë të gjatë, të cilën do t’ju duhet ta mbani e respektoni vetë ju.
Që t’i hyjë seriozisht dietës për të rënë në peshë i sëmuri duhet, së pari, të njohë rreziqet e obezitetit, por, më tepër, duhet t’i kuptojnë e t’i besojnë ato. Së dyti, duhet që ai të arrijë të bindet për mundësinë e realizimit dhe të suksesit të një diete të tillë.
Në praktikë, shumica e njerëzve obezë shëndetin e tepërt nuk e quajnë sëmundje, prandaj dhe nuk e kuptojnë pse dhe si mund të mbahet një dietë me ushqim kaq të kufizuar.
(Dhe kështu pa ngrënë s’durohet, doktor. Jeton njeriu me kaq pak ushqim? Fundja ç’është për t’u bërë le të bëhet).
Për fat të keq këta “trima” të shkujdesur bëhen realistë vetëm në sallat e reanimacionit, pasi kanë pësuar infarkt të miokardit, trombozë cerebrale etj. Pikërisht aty shumë prej tyre vendosin të ulin në peshë, të lënë duhanin, të mjekojnë seriozisht diabetin etj.
Pak si vonë. Megjithatë më mirë vonë se kurrë.
Por po të flasim hapur, gjërat kështu janë. Tani e keni ju në dorë të zgjidhni dhe të vendosni. Nëse ju thoni se dietën për të rënë në peshë nuk e mbani dot, por kërkoni nga mjeku vetëm një recete për ilaçet e diabetit, atëherë mësojeni të vërtetën. Ilaçe të tilla ju i pini fare kot. Në këtë rast vetëm se gënjeni veten, sepse përderisa s’është zhdukur nga trupi dhjami i tepërt, ato s’kanë asnjë efekt. Nëse ju, përkundrazi, jeni të vendosur të bini në peshë, por nuk dini se si realizohet kjo, atëherë mjeku mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë disa rekomandime e njohuni që janë me të vërtetë të domosdoshme. Ju do të mësoni së bashku se si përpilohet dieta juaj dhe nga cilat gabime duhet të ruheni për të mos bërë të dështojnë përpjekjet që dë të bëni.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

Si realizohet rënia graduale e peshës?
Rënia graduale e peshës realizohet në kushte të zakonshme, duke vazhduar punën, me ndihmën e kufizimit të ushqimit, uljen e kalorazhit ditor. Në fillim hiqen nga dieta ushqimet që përmbajnë shumë kalori dhe që si rregull janë të ndaluara për diabetikët, si ëmbëlsirat, përdorimi i sheqerit në qumësht, çaj etj., hiqet përdorimi i alkoolit, që dihet se është shumë i pasur me kalori, kufizohen frutat në jo më shumë se dy kokrra në ditë, kufizohen brumërat, yndyrnat që, për çdo gram të tyre, përmbajnë nga 9 kalori. Me rëndësi është që të kufizohet ose më mirë të përgjysmohet sasia e bukës të përdorur deri tani.
Me këtë dietë i sëmuri duhet të fillojë të peshohet të paktën 1 herë në javë, me të njëjtën peshore, të njëjtën orë të ditës e me të njëjtën veshje. Peshën duhet ta shënojë në një fletore. Shënimi i peshës çdo jave në fletore është i rëndësishëm sepse mobilizon të sëmurin të ndjekë nga afër rezultatet e dietës.
Në javët e para pesha bie shpejt, 2-3 kg, por më pas mund të mbetet pa ndryshim. Nuk duhet të dekurajoheni. Prisni disa ditë, nëse pesha nuk po bie, provoni të shtoni veprimtarinë fizike, ecjen, fizkulturën, ose të kufizoni më tej ushqimet, ose më mirë të dyja bashkë.
Për të arritur një rënie të mirë në peshë ushqimi duhet pakësuar nën nivelin e kalorazhit tuaj optimal, p.sh. në një dietë që të përmbajë 1000-1400 kalori. Në parim dieta për të rënë në peshë duhet të përmbaje sa më pak sheqerna, sa më pak ynydrna e sa më shumë proteina.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

Këshilla që duhen patur parasysh gjatë dietës për të rënë në peshë:
1.Mos lini asnjë vakt pa ngrënë. ثshtë gabim të mos hani p.sh. mëngjes, sepse do të detyroheni të hani në drekë me uri dhe do të merrni shumë ushqim njëherësh. Po kështu, nuk rekomandohet të mos hani darkë.
2. Gjatë ditës duhen ngrënë sa më shumë vakte por nga pak. Pra hani pak dhe shumë herë. P.sh. merrni mëngjesin, pastaj një frut ose kafe me saharinë në ora 10-11, drekën, një frut në mbasdite, darkën dhe një frut ose filxhan kos para se të flini.
Duhet të bëni kujdes që përveç këtyre vakteve nuk duhet të “çukisni” apo të përtypni ushqime në dukje të parëndësishme si bajame, arra, gështenja, ndonjë biskotë etj, sepse ato përmbajnë kalori dhe pengojnë rënien e peshës.
3. Në rast se ndieni uri të madhe mos hani bukë ose gjëra me sheqer por një vezë të zier ose një filxhan kos, domate, kastraveca, të cilat na presin oreksin dhe nuk përmbajnë shumë kalori.
4. Ushqimet që duhet të përdorni më shumë në dietën për të rënë në peshë janë: zarzavatet jeshile (si të freskëta ashtu dhe të ngrira e të konservuara), mishi pa dhjamë, peshku, gjiza, veza, qumështi i skremuar dhe kosi. Mund të përdorni dhe fruta por jo më shumë se 2-3 kokrra në ditë.
5. Përdorni sa më pak ushqime të tilla si: gjalpi, vajra, margarina,djathrat, mishin me dhjamë, të brendshmet e bagëtive, pijet alkoolike, si rakia, birra, lëngu i frutave etj. Këto ushqime janë shumë të pasura e me kalori dhe ju pengojnë për të rënë në peshë.
Shumë kalori përmbajnë edhe brumërat: buka, orizi, makaronat, fasulet e thata, të cilat duhen përdorur rrallë e në sasi sa më të pakët.
Patatet përmbajnë 20% sheqerna, prandaj po të konsumohen në sasi të madhe sjellin shumë kalori, veçanërisht po të jenë të skuqura me vaj.
6. Uthullën mund ta përdorni për t’i dhënë shije ushqimit, por jo si kurë për t’u dobësuar. Një gjë e tillë është pa kuptim dhe shumë e dëmshme. Uthulla mund të “tresë” ushqimin në stomak por kurrsesi nuk tret dot dhjamin që keni në trup. Përkundrazi, duke pirë uthull me shumicë jo vetëm merrni kalori, por dhe rrezikoni të dëmtoni stomakun tuaj duke krijuar gastrite dhe terren për sëmundje ulçeroze.
7. Të gjitha erërat dhe barishtet që i shtojnë shijen ushqimit mund t’i përdorni lirisht në gatim, po kështu mund të përdorni limonin, piperin, hudhrat, qepët etj.
Përdorimi i kripës, po kështu, nuk është i ndaluar, me përjashtim të rasteve të këshilluara nga mjeku në të sëmurët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, dobësia e zemrës etj. Kripa vetë nuk të shëndosh, megjithatë mirë është të mos teprohet, sepse ajo rrit oreksin, gjë që nuk është me leverdi në rastin e dietës për të rënë në peshë.
8. Gjatë ngrënies këshillohet të pini sa më pak ujë, kështu mund të ngadalësoni thithjen e ushqimeve nga tubi tretës. Uji është më mirë të pihet një orë pas ngrënies. Gjatë dietës për të rënë në peshë duhet të pini sasi sa më të madhe uji dhe lëngjesh të ndryshme pa sheqer. ثshtë i gabuar mendimi që shëndoshja vjen nga pirja e tepërt e ujit.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

Përpiquni që gjatë gatimit të përdorni sa më pak yndyrë që të jetë e mundur. Për këtë kini parasysh:
- Mishit para gatimit i hiqni me kujdes gjithë dhjamin e dukshëm. Mishit të pjekur i hiqni lëngun që është kryesisht me yndyrë të kulluar prej tij.
- Gjellën me mish të zier përgatiteni më mirë një natë më parë dhe lëreni të ftohet. Yndyra që përmbahet në lëng do të ngrijë në formë të një shtrese, e cila mund të hiqet me lehtësi. Pas kësaj gjellën e ngrohni për ta përdorur.
-Kur ju duhet që mishin ta skuqni, e lini në vaj sa më pak, sa të ndryshojë pak ngjyrë dhe pastaj thelat i hiqni nga vaji e i fusni të ziejnë në tenxhere me lëngun e gjellës. Kështu mishi do të marrë sa më pak yndyrë.
- Pulat ose shpendët e tjerë para se t’i vini të piqen ose të ziejnë i çponi në disa vende me majën e thikës ose gjilpërës në mënyrë që yndyra që përmbajnë të rrjedhë jashtë në tenxhere apo tavë. Thelës që do të hani hiqjani lëkurën dhe dhjamin, se përmbajnë shumë yndyrna.
- Biftekun, bërxollën, shishqebapin i piqni pa u hedhun yndyrë, pra vetëm me dhjamin që përmbahet në to.
- Peshqit mund të gatuhen pa u hedhur yndyrë. P.sh., duke i pjekur në furrë në një tavë, ku i vendosim mbi domate të prera në feta, ose të lagur me 1/2 gote verë të bardhë, ose duke i pjekur në zgarë siç janë, apo të ziera me supë.
- Veza gjithashtu duhet të përdoret pa e gatuar me yndyrë si p.sh. të pihet e freskët siç është, ose e rrahur pa sheqer, duke e trazuar me pak qumësht, ose e zier, ose e pjekur mbi hekurin e sobës pa i hedhur yndyrë.
- Zarzavatet mos i skuqni me vaj se kështu shtoni sasinë e kalorive të marra. Në vend të kësaj, për t’i ruajtur të paprishura gjatë zierjes, i vini në një tenxhere në të cilën është hedhur qepe e prerë feta-feta. U hidhni ujë dhe i lini në zjarr jo të fortë të marrin valë. Me pas, i zieni me fare pak ujë, në tenxhere me presion. Në fund të zierjes u hidhni fare pak vaj të përzier me miell, që bëhet si salcë e shijshme, që përmban shumë pak yndyrë.
10. Rënia në peshë nuk bëhet duke gëlltitur kokrra apo ilaçe. Nuk ka asnjë ilaç për t’u dobësuar, asnjë ilaç që të jetë në gjendje të tresë dhjamin e trupit. Ilaçet si atromidi, miskleroni, lipavloni, lipostabili etj, mund të ulin yndyrnat e gjakut, por jo peshën dhe dhjamin në trup. Ka disa ilaçe që gjoja ndihmojnë rënien në peshë, duke prishur oreksin apo ilaçe hormonale si tiroidina që shtojnë djegien e lëndëve në organizëm. Të gjitha këto ilaçe nuk rekomandohen të përdoren nga njerëzit që duan të bien në peshë, sepse janë të rrezikshme për organizmin. Ato shkaktojnë dëme dhe ndërlikime. Ilaçi i vetëm e më i mirë për uljen e peshës është vullneti dhe këmbëngulja për të ndjekur me rigorozitet dietën e varfër në kalori.
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

11. Pesha e tepërt nuk ulet as duke pirë duhan. Pirja e duhanit nuk të mbron nga dhjamosja. Ka shumë njerëz që pretendojnë se po të lënë duhanin u shtohet oreksi dhe shëndoshen me shpejtësi. Në fakt, në qoftë se ata nuk e teprojnë në ushqim dhe nuk marrin kalorazh të tepërt, nuk kanë se si të shëndoshen. Dhjami i tepërt dhe duhani janë dy të këqija që dëmtojnë arteriet e diabetikut. Ato duhen likuiduar të dy me të njëjtin vullnet dhe rreptësi.
12. Mërzitja, emocionet, ndryshimet e ciklit menstrual, disa medikamente etj, mund të bëhen shkak që për disa ditë, pavarësisht nga respektimi i dietës, pesha të mos ulet. Mos u dekurajoni. Vazhdoni të respektoni dietën dhe do të vëreni se pesha pas disa ditësh do të ulet me siguri.
13. Gjatë kohës që ndiqni dietën me pak kalori mund të ndodhë që të bëheni më nervozë se zakonisht. A nuk i ndodh atyre që lenë duhanin? Kjo është një shfaqje e përkohshme, po është mirë që këtë ta dinë dhe njerëzit tuaj të afërt në familje e në punë. Nëse e ndieni të nevojshme mund të përdorni disa kohë qetësues si valium, librium etj.
14. Dieta e uljes në peshë, duke qenë më e varfër në kalori dhe me ushqim më të pakët, do të jetë me siguri e varfër dhe në vitamina. Prandaj gjatë kohës që vazhdoni këtë dietë duhet të pini vitamina të gatshme në formë kokrrash, disa herë në ditë.
15. Gjatë dietës për të rënë në peshë nuk është nevoja të ndërprisni punën e të rrini në shtëpi. Puna duhet vazhduar si zakonisht, madje është mirë që veprimtaria fizike të shtohet në mënyrë që të digjni sa më tepër kalori e të shpejtoni rënien në peshë. Rekomandohet të shtoni sidomos ecjen e shëtitjet në këmbë, shëtitjet me biçikletë, vrapimet e lehta, lojra të tilla si ping-pongu, volejbolli etj.
16. Në fillim të dietës me pak kalori mund të ndieni dobësi e një ndjenjë këputjeje të lehtë. Mos u shqetësoni. Kur të keni humbur dhjamin e tepërt ju do ta ndieni veten më të fortë e shumë të lehtë. Do ketë persona që ju njohin, njerëz të familjes dhe shokë që duke ju parë më të dobësuar do t’ju thonë të shqetësuar që të mos mbani dietë kaq të fortë (Si mund të përballosh gjithë këtë punë që bën ti me kaq pak ushqim? Lëre ç’thonë doktorët, ti je këputur fare).
- Mos i dëgjoni këshilla të tilla pa përgjegjësi. Ju vetë duhet të kini besim që dhe me aq pak ushqim sa hani trupi mbahet për bukuri e mund të përballojë si më parë punën dhe aktivitetin e përditshëm. Trupi i merr dhe i siguron të gjitha kaloritë që i duhen. Ato kalori që i lë mangut pjata e ushqimit, trupi i tërheq, i plotëson nga “pjata” e dhjamit të barkut. Pra, kot që ju qajnë hallin. Përderisa keni dhjamë të depozituar trupi nuk mbetet asnjëherë pa ushqim. Mos harroni që dieta për të rënë në peshë është e gjatë e do durim. Një ndjenjë e lehtë dobësie, urije e shfaqur herë pas here, janë gjëra që priten dhe ju duhet të jeni të përgatitur t’i kaloni me vullnet e besim.
-Këto këshilla, natyrisht, janë të vlefshme dhe për të gjithë obezët e tjerë me dhe pa diabet që duan të ndjekin dietën për t’u ulur në peshë.mjeksia.net
 
Titulli: A mund të ulet pesha e tepërt?

Disa paragjykime dhe mendime të gabuara në lidhje me ushqimet
Paragjykimet dhe mendimet e gabuara që qarkullojnë mes njerëzve në lidhje me ushqimet janë të shumta. Më poshtë po japim disa nga ato:
o Mishi i kuq është më i ushqyeshëm se mishi i bardhë. Ai të jep force.
o Truri dhe mëlçia e viçit janë ushqimet më të mira për fëmijët.
o Peshku i detit është më i dhjamosur se peshku i lumit.
o Peshku nuk të jep fuqi.
o Vaji nuk është aq i yndyrshëm sa gjalpi.
o Disa vajra nuk janë shumë të yndyrshme si p.sh.vaji i lulediellit apo vaji i misrit.
o Vaji i ullirit është me i yndyrshëm se të tjeret se është më i trashë.
o Margarina përmban më pak kalori se gjalpi.
o Gatimi me gjalp është më i mirë për shëndetin dhe i domosdoshëm për fëmijët.
o Zarzavatet jeshile nuk ta mbushin barkun.
o Karrotat janë të mira për sytë.
o Spinaqi të jep forcë sepse përmban hekur.
o Konservat e zarzavateve nuk përmbajnë kalori.
o Biskotat dhe orizi të dobësojnë.
o Mjalti ka veti kuruese.
o Mjalti është i pasur me vitamina.
o Pijet e sheqerosura të japin fuqi.
o Birra ka veti t’i shtojë qumështin nënave që kanë fëmijë në gji.
o Vera të forcon.
o Vera dhe birra nuk janë pije alkoolike.
o Rakia është e mirë për sëmundjet e zemrës.
 
Mundësi e re për ta trajtuar mbipeshën

Mundësi e re për ta trajtuar mbipeshën

f.0112021913863_m.jpg


Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë ofruar një metodë të re për ta luftuar mbipeshën, e cila bazohet në veprimin e hormonit përgjegjës për zvogëlimin e apetitit.
Me anë të eksperimenteve të tyre në minj, këta shkencëtarë kanë arritur të tregojnë se me anë të barnave ekzistuese mund të veprohet mbi rezistencën të cilën e kanë personat e trashë në hormonin leptin (hormon i cili zvogëlon apetitin).

Këto të dhëna të publikuara në revistën “Cell Metabolism”, sugjerojnë se duke shtuar sasinë e leptinës te personat e trashë do të mund të trajtohet mbipesha./telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top