Lille është kampionia e re e Francës në futboll, pas një dominim disavjeçar nga ana e PSG.
Ekipi i Galtier arriti të finalizonte me sukses një sezon të mrekullueshëm, ku kryesoi pothuajse gjatë gjithë kohës renditjen në Ligue 1.
Megjithatë titulli kampion u nda pikërisht në javën e fundit pas fitores që Lille arriti në transfertë 1-2 përballë Angers. Edhe PSG e fitoi ndeshjen e saj, por prapë kundërshtarët qëndronin 1 pikë më shumë pas 90 minutave.
Një tjetër verdikt i kësaj jave ishte që Lyon mbeti jashtë Champions League, duke i hapur rrugën këtë vit ekipit të Monaco.
A2news.com