Pe: Milan Kundera
Lehtesia e paperballueshme e te qenit...
(..nga T.C)
E kam te veshtire te dal nga nje biblioteke apo libreri me duart bosh.
Dhe as atehere nuk e zhgenjeva kete mani timen. Dal me nje liber me kopertine te thjeshte ngjyre bojeqielli por me nje titull terheqes “Lehtesia e paperballueshme e te qenit” . Kaq mjaftoi per te me kapur kureshtjen,nje titull qe vete ishte shprehje e nje kontradikte. Plus çmimi ekonomik ( natyrisht ) vetem 9 euro. Me kaq, 45 minuta me vone, ulur ne vagonin e fundit te nje treni, hyra ne boten e nje prej autoreve qe me shume me kane ipnotizuar.
Te flasesh per Milan Kundera nuk eshte gje e tjeshte, sepse i thjeshte nuk eshte as autori e as idete e tij.
Mund te them qe lind ne 1 prill te 1929 ne Brno,Cekosllovaki, mund te vazhdoj duke treguar qe jeton ne France qe prej vitit 1975 dhe ka fituar nenshtetesine franceze me 1981, qe eshte i mirnjohur ne gjithe boten por keto jane informacione te kota ne kete kontest.
Do te me pelqente me shume te flisja per ate qe librat e tij arrijne te bejne me mendjen e lexuesit.
Ajo qe terheq nga ky autor eshte idea qe romani nuk eshte thjesht nje histori per tu treguar, por mbi te gjithe nje hapesire ku te mendosh dhe ku te vesh ne loje idete e tua personale.
Kur lexon librat e tij, ne mendjen e lexuesit behet e qarte qe Kundera nuk eshte nje autor klasik i nje romani klasik, nuk eshte autori qe di gjithcka, nuk kerkon me domosdoshmeri koerencen e nje idee sterile. Ura qe bashkon formen e romanit me idete eshte personazhi dhe vetem ai. Autori thjesht percjell personazhet e tij gjate romaneve duke bere te qarte qe e rendesishme nuk eshte te shohesh sjelljen e tyre, as monologet e brendshem, e rendesishme eshte ajo qe keto dy gjera se bashku krijojne ne lexuesin. Nuk cudit pra fakti qe Kundera sheh romanin si nje pyetje te gjate ne pritje te nje pergjigjeje. Nje pergjigje e veshtire sepse eshte resultat i nje thurrje elementesh, qe mund te zgjidhen brenda nje dite apo brenda nje jete.
Mund te humbas duke folur per autorin,dhe prape se prapi fjalet e mia do ishin te kota, sepse c’do liber eshte diçka qe ndryshon vazhdimisht forme ne duart e secilit prej nesh. Pra, ide dhe shije personale menjane, vepra e tij me e njohur eshte “Lehtesia e paperballueshme e te qenit” dhe ky roman eshte per lexuesin nje strument i domosdoshem per te njohur autorin ose me mire,per te bere disa pyetje mbi te.
Milan Kundera eshte çekosllovak dhe meqenese ka lindur ne 1929 ka jetuar regjimin,riformat e pranveres se Prages dhe okupimin ushtarak rus. Ketu lind libri, i pandarshem nga momenti historik. Tema e trajtuar eshte mjaft e rrahur ne letersine moderne – njerez qe luftojne per te gjetur kuptimin e jetes, vlera, individualitet – por ka dicka unike ne menyren se si Kundera trajton keto tema. Romani i tij terhiqet nga personazhet dhe ne kete menyre behet diçka e lehte, qe cudit lexuesin qe gjendet duke bere arsyetime te veshtira me nje lehtesi te pabesueshme. Kjo sepse c’do gje lind ne funksion te jetes se personazheve. Ky nuk eshte nje liber qe lexohet me nje fryme, edhe pse ndoshta ka pak pika filozofike mbrapa dhe ato nuk jane te thjeshta.
Eshte edhe nje liber qe mund te behet i bezdishem nese lexuesi nuk pranon te arsyetoje mbi idene qe Kundera ka per jeten. Nuk them te jete dakord me te,por thjeshte te arrij ta kuptoje ate dhe menyren se si mendon.