▌VNSHD▐
BSNT
Murrizi 'shtanget' nga deklarata e ish-kandidates për deputete të LSI-së: Qenka shumë e sinqertë...
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti Myslim Murrizi. Ai shkruan se kjo është e vërteta dhe realiteti i politikës prej 30 vitesh.
“Nuk ka deklarate me te sinqerte se kjo e ish kandidates per deputete te LSI.
Kjo eshte e verteta dhe realiteti i politikes prej 30 vitesh
Kerkojne voten per te patur pushtet dhe pushtetin e duan per tu bere milionier duke vjedhur si grykesa
Edhe sa kohe Shqiptaret do votojne hajdute ordinere?????”, shkruan Murrizi.
Sot.com.al