Në këtë fshat të Shqipërisë banorët festojnë kundër emigrimit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Screenshot_11503154476.png
Fshati Skroskë i Përrenjasit, dikur me 2500 banorë, sot nuk numëron as gjysmat e tyre.

Por, banorët kanë gjetur një mënyrë origjinale për të qëndruar së bashku dhe për të mos humbur lidhjet dhe traditat. اdo verë, fshati organizon një festë e cila i mbledh të gjithë bashkë, 11 fise, siç kanë qenë dikur. Festa ka marrë emrin e traditës më të lashtë të kësaj zone, atë të kafes, ku, siç tregojnë banorët, alkooli është njohur shumë vonë në Skroskë dhe miku pritej e përcillej me kafe.

“Që në lashtësi, në Skroskë është përdorur gjerësisht kafeja. Kur ka munguar kafeja, e kemi kërkuar në tregjet e huaja. Ka qenë simbol, nuk kishte kuptim pa kafe”, thotë një banor i zonës.

Migrantë dhe emigrantë janë kthyer të festojnë së bashku dhe t'i përçojnë fëmijëve traditat e tyre. Sheshi i fshatit është i mbushur plot me banorë aktualë e të dikurshëm, të cilët edhe një herë e gjallëruan këtë vend. Ndërkohë që në shesh është vendosur edhe një pllakadë me simbolikën e Skroskës.

Në çdo vatër të Skroskës ende ruhet dollapi me të cilën piqej kafeja, mulliri për ta bluar atë dhe filxhanët e dikurshëm që e servirnin. Servirja e kafes në këtë fshat shihej edhe si një simbolikë e pajtimit dhe e qetësimit të gjakrave. Ndërsa në sheshin e fshatit u mbollën 11 pemë rrapi që simbolizojnë 11 fiset e Skroskës. / Top Channel
 

Attachments

  • auto_Screenshot_11503154476.png
    auto_Screenshot_11503154476.png
    484.5 KB · Shikime: 0
Eh c"nostalgji!
Gje e mire shume!
Ku ka si dheu i yt,tradita jote,gjaku jot,te qenurit Shqiptar/e.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top