Ne tragete me kushte te tmerrshme

fcbesia

Anëtar i Respektuar
"Kemi kaluar ore te tera lundrim te veshtire ne det", thote Astriti, i cili ka ardhur ne portin e Durresit per te vazhduar udhetimin tranzit drejt Kosoves. "Trageti ishte i tejmbushur dhe nuk gjeje nje cope vend ku mund te rrije ulur. Gjate nates u mbyll salla e ndenjes dhe bari, cka beri qe qindra persona te grumbulloheshin ne hapesira te ngushta. Te mos flasim me tej per tualetet. Fare pak prej tyre ishin te hapura dhe ne to kishte nje papasterti te madhe. Kesaj i thone te paguash mundimin me para, kur mendon qe edhe cmimet sa vijne edhe rriten nga dita ne dite. Nuk ia vlen te udhetosh me me traget, pasi ka pissllek gjithandej per te mos thene se merr edhe ndonje semundje", perfundon rrefimin Astriti.

"Duhet te ngreme zerin per kushte me te mira"

Nje tjeter kosovar i kthyer ne portin e Durresit eshte edhe Afrimi. Shfryn mllefin e tij per udhetimin e lodhshem dhe kushtet ne traget. "Packa, tani u mesuam edhe me keto gjera. Une kam ardhur per te bere disa dite plazh ne Durres, perpara se te nisem drejt Kosoves. Vij cdo vit ketu, por ajo qe konstatoj eshte se Shqiperine e gjej gjithnje e me mire, ndersa kushtet e udhetimit jane gjithnje e me te keqija. Nuk e di pse shqiptaret nuk e ngrene zerin, pasi tragetet qe lidhin Italine me Greqine apo vende te tjera jane ku e ku me te mire. Edhe ne njerez jemi, ndaj duhet te kerkojme me te miren. Uroj qe vitin tjeter te ndryshoje dicka, pasi edhe ne paguajme per kete sherbim", shprehet emigranti nga Kosova.

"Njerezit shtriheshin ne korridore, s'kishte banja"

Skenderi tregon se ne udhetimin nga Bari ka vuajtur shume, per shkak te mungeses se ajrit dhe ngushtesise. Ai eshte kthyer ne Durres per te kaluar pushimet me te afermit e tij. "Njerezit qendronin neper korridore te shtrire prane njeri-tjetrit, si bagetite. Ndonjerin e zinte edhe deti dhe villnin neper qoshe, pasi banjot e pakta qe ishin te hapura ishin teper larg. Ishte vertet nje udhetim i veshtire, por te pakten zgjati vetem nje nate dhe uroj qe te zgjidhet ky problem. Nuk mund te shihja dot ate pamje te pasagjereve qe nuk gjenin dot vend per t'u qetesuar ne udhetimin me se dhjete ore te gjate. Me vjen keq qe askush nuk nderhyn ne kete situate", thote Skenderi.

"Ne traget me merrej fryma, nuk udhetoj me ne to"

Drita eshte nje vajze e ndrojtur. Edhe ajo, studente ne Gjermani, ka preferuar te shkoje per ne Kosove nepermjet Italise dhe Shqiperise. "Deri ne Bari erdhem me autobus. Ndaluam shpesh rruges dhe gjithcka shkoi normalisht. Ndersa ne traget kushtet ishin shume te keqija. Nuk gjetem dot dhome dhe qendruam ne korridor, duke degjuar eren e njeri-tjetrit. Me merrej fryma, por nuk kisha c'te beja. Me ngushellonte mendimi se ishte vetem nje nate, por ne kthim do te zgjedh nje linje tjeter. Me traget nuk mund te udhetohet me, pasi eshte jo vetem stres, por edhe nje torture e vertete. Nuk e kuptoj perse nuk i rregullojne kushtet kur dhe ne paguajme jo pak", perfundon studentja 20 vjecare.


Kohajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top