Nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

legjenda

Tetova
Të gjithë u gëzuam që shteti më i ri evropian, Kosova, mori dritën jeshile nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO, 21.10.2015, për t’u shqyrtuar mundësia e saj në OKB. Në këtë të fundit Kosova duhet të marrë 130 vota pro, për të qenë anëtare me të drejta të plota. Por sa është mundësia të ndodh kjo, kur dihet se Kosovën e kanë njohur 108 shtete, pasi 3 prej tyre e kanë kontestuar, Uganda, Nigeria dhe Sao Tome?! Bile Nigeria votoi kundër Kosovës edhe në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa Uganda abstenoi.

Më pas japin një analizë!

Në politikë shpesh gjërat bëhen të menduara dhe mbase Kosova me aleatët e saj strategjik, SHBA dhe disa shtete të BE-së, kanë gjetur votat e 130 shteteve, përderisa e çuan çështjen deri në këtë pikë. Të njejtën gjë tani do mundohet edhe Serbia me aleatin Rus.

Shtetet më të sigurta

Sa u takon vendeve që botërisht janë kundër njohjes së Kosovës dhe ku pritet vota kundër në OKB janë plot 45 shtete: Angola Argjentina, Brazili, Kina, Kuba, Etiopia, Ekuadori, India, Meksika, Maroko, Namibia, Nigeria (që dëshmoi se nuk njeh Kosovën), Rusia, Spanja, Armenia, Belorusia, Bolivia, Bosnja, Kamboxha, Kongo, Qiproja, Gjeorgjia, Xhamajka, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Moldavia, Nikaragua, Filipinet, Romania, Ruanda, Serbia, Sejçelet, Singapuri, Slovakia, Afrika e Jugut, Shri Lanka, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Uruguai, Venecuela, Vietnami, Greqia. Vendet me të zeza votuan kundër edhe në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO.
Këtu mund të ketë një shpresë të vogël te Afrika e Jugut, Rumania dhe Greqia, pasi kjo e fundit ka premtuar që të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por me siguri për në UNESCO Kisha Greke do e kundërshtonte rëndë.
Andaj nga 195 vota, 45 do quheshin të humbura, 108 i marrim si vota pro, ata që kanë njohur Kosovën de fakto dhe de jure (këtu duhet pasur kujdes me Japoninë, Korenë e Jugut, Malavi, Egjipti të cilët abstenuan në Këshillin e UNESCO edhe pse kanë njohur pavarësinë e Kosovës).

Nga kush varet atëherë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

Pra nga 108 vende që do “votonin” pro Kosovës dhe 45 që do “votonin” kundër Kosovës, shtetet që janë mes njohjes dhe mosnjohjes janë 42 shtete. Këtu duhet të lobohet më së tepërmi, veçanërisht ndaj shteteve që kanë njoftuar njohjen e Kosovës në të ardhmen e afërt si Bahamasi, Bangladeshi, Sao Tome, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Kenia, Libani, Madagaskari, Mauritius, si dhe vendet që nuk janë shprehur me tone negative ndaj pavarësisë si Botcvana, Zimbabve, Zambia, Kameruni, Cape Verdi, Mongolia, Suriname, Saint Vincent, Uganda, Trinidad Tabaco, Paraguaji , Iraku dhe Mozambiku.
Edhe shtetet tjera të cilat nuk përmendet,20, mund të diskutohet deri në fund për mundësine e votës pro, pasi kanë qenë indiferent të pozicionohen në favor të Serbisë dhe Kosovës.
Serbisë i duhen edhe 21 vota tjera të sigurta, për të arritur në 61 vota kundër, ndërsa Kosovës i duhen edhe 22 vota pro. Andaj “përballja” duket e barabartë dhe do fitojë ai i cili i ka bërë më mirë matematikat më parë, por edhe nuk rresht së lobuari edhe çastet e fundit. ثshtë koha për Kosovën!/Bota sot
 
Titulli: Nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

Një luftë e vërtetë diplomatike prapa skenave është zhvilluar dhe vazhdon të ndodh në selinë e UNESCO-s në Paris, mes diplomatëve të fuqive perëndimore dhe kolegët e tyre, aleatët nga Shqipëria dhe Maqedonia kundër përpjekjeve të Serbisë e ndihmuar nga Rusia mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, shkruan dtt-net.

Kosova, e cila shpalli pavarësinë e saj në fillim të vitit 2008 do dëshpërimisht të bashkohet me agjencinë e OKB-së, por Serbia e ndihmuar fuqimisht nga Rusia dhe vendet e OKB-së që kishin marrëdhënie të mira me ish-Jugosllavinë deri në shpërbërjen e federatës gjatë luftërave Ballkanike në fillim të viteve 90- të, i ka vënë të gjitha makineritë e saja politike dhe diplomatike për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës, transmeton zeri.info.

111 vende të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani dhe Serbia fuqimisht është duke luftuar kundër saj dhe po ndihmohet nga aleati tradicional, Rusia.

Në shtator, lëvizja e parë mbi kërkesën e Kosovës për t'u bashkuar me UNESCO është iniciuar nga Shqipëria me propozimin për të miratuar kërkesën e Kosovës për në Konferencën e Përgjithshme të këtij muaji.

Burimet perëndimore të BE-së nga UNESCO tregojnë se pas aplikimit zyrtar të bërë nga qeveria shqiptare për UNESCO-n në emër të Kosovës, diplomatët e Shqipërisë, Besiana Kadare, (e bija e shkrimtarit të shquar dhe disa herë kandidat i çmimit Nobel për letërsinë , Ismail Kadare) dhe Agron Buxhaku (një shqiptar etnik) i Maqedonisë, kanë qenë në luftë argumentesh të vazhduara kundër përpjekjeve të zyrtarëve dhe diplomatëve të lartë të Rusisë dhe Serbisë që të hedhin poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim të UNESCO-s, transmeton zeri.info.

"Ata ishin dhe janë aq aktiv në këtë që në fillim të tetorit siç janë dhe vetë kosovarët", ka thënë burimi.

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkangjitur me njëri-tjetrin dhe ende mendojnë si një komb i vetëm, pavarësisht nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.

"Dhe ky element i fuqishëm i identitetit të tyre kombëtar është ndjerë dhe shihet qartë dhe me forcë në ambientet e UNESCO-s në Paris që prej muajit të kaluar", burimi i BE-së i cili kërkoi të mbetet anonim tha për dtt-net.com, duke shpjeguar ndërhyrjet e shumta të z.Buxhaku dhe znj.Kadare kundër taktikave të diplomatëve rusë dhe serbë për të refuzuar dhe të vonuar votimin e Konferencës së Përgjithshme të agjencisë së OKB-së, të caktuar për të hënën (09 nëntor).

Muajin e kaluar, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s votuan në favor të Kosovës për kërkesën e saj në Konferencën e Përgjithshme 3-18 nëntor, transmeton zeri.info.

Serbia thotë se Kosova nuk është gati për t'u bashkuar me organizatat për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se anëtarësimi në UNESCO do të dëmtonte bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës mbi atë që Brukseli e quan "përmirësim" i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha në debatin e UNESCO-s në Paris javën e kaluar se UNESCO "nuk duhet të politizohet", dhe bëri thirrje për një debat për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të shtyhet në mënyrë që siç u shpreh ai "për t’i dhënë një shans dialogut "me Kosovën mbi marrëdhënie më të mira mes dy vendeve fqinje.

Në mënyrë të ngjashme, homologu i tij nga Moska, Sergey Lavrov ka thënë se fuqitë perëndimore janë duke e "përdorur" UNESCO-n si mjet për të legjitimuar pavarësinë e Kosovës, transmeton zeri.info.

"... ثshtë e rëndësishme shmangja e politizimit të aktiviteteve të UNESCO-s, për të cilat ne jemi dëshmitarë në lidhje me përpjekjet për ta anëtarësuar Kosovën në UNESCO,kjo në shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së," u citua të thoshte nga mediat ruse Lavrov.

Buxhaku thotë se argumentet e Serbisë dhe Rusisë janë të gabuara dhe krejtësisht të rreme.

"Gjatë ndërhyrjeve të mia në disa takime dhe debate që nga 3 tetori e kam përmendur gjithashtu se Kosova ka një popullsi të re e cila duhet të përfitojë nga programet e shumta arsimore të UNESCO-s. Përfitimet për qytetarët e Kosovës përmes programeve të UNESCO-s do të kenë dimension rajonal dhe BE-ja duhet gjithashtu të promovojë dhe të investojë për qytetarët anembanë Ballkanit, "tha ambasadori i Maqedonisë në Francë, transmeton zeri.info.

"Nga Federata ish-Jugosllave tani kemi shtatë shtete të reja. Dy janë anëtarë të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s (Maqedonia dhe Mali i Zi) dhe mandati i tyre përfundon këtë vit dhe dy të tjerë (Sllovenia dhe Serbia) do të bashkohen për katër vitet e ardhshme. Ky diversitet nga rajoni është pjesë e pasurisë së UNESCO-s. A mund ta imagjinoni një UNESCO të sotme me vetëm 5 shtete nga Afrika siç ishte në vitin 1945, kur kishte vetëm 53 vende në atë kohë në mbarë botën? Me këtë mënyrë të menduarit, Spanja do ishte përfaqësuesi i vendeve në të gjithë Amerikën Latine në qoftë se ne do të respektojmë "në mënyrë rigoroze" të drejtat ndërkombëtare dhe rendin në botë si disa nga diplomatët këtu që janë duke thënë ", lexon një transkript nga një prej ndërhyrjeve Buxhaku kundër Serbisë dhe Rusisë diplomatë në të UNESCO-s .

Ka pasur shumë argumente të ngjashme dhe kundër-argumentet e tipit të tillë nga të dy palët gjatë debateve që nga fillim i tetorit në selinë e UNESCO-s.

Serbia javën e kaluar ka bërë thirrje për shtyrjen e votave të kërkesës së Kosovës edhe për dy vjet.

Luftimet e fuqishme mes diplomatëve të pro-Kosovës dhe vendeve pro-Serbisë do të dëgjohen të hënën. Beogradi shpreson se aleatët e saj të udhëhequr nga Rusia do të mbështesin me një shumicë të thjeshtë votash kërkesën e Serbisë për të shtyrë votimin përfundimtar deri në një 'mjedis dhe moment më të mirë politik'./Zeri.
 
Titulli: Nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

Lufta” e Serbisë për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO po kalon çdo kufi. Pala serbe po përdorë çdo mjet të mundshëm për t’i bërë Kosovës figurë të keqe dhe jo vetëm.

Në një shkrim të fundit në portalin polak m.onet.pl, serbët kanë bërë një propagandë të tmerrshme ndaj Kosovës, transmeton zeri.info. Shkrimi nis se si në vitin 2004 kosovarët kishin bërë masakra ndaj serbëve.

Ndërkohë që një prift e kishte ftuar një zonjë të vjetër që të lëshoj shtëpinë e saj dhe të shkoj në Kishë për të shpëtuar nga ekstremistët shqiptarë, transmeton zeri.info.

Ky portal polak vazhdon shkrimin e tij se si gruaja e moshuar serbe e kishte refuzuar ftesën e priftit duke i thënë se ajo mund të lëshoi shtëpinë mirëpo edhe vendin e shenjtë!

Shkrimi i portalit polak nuk mbaron me kaq. Ai vazhdon se si për serbët, Kosova është zemra e shtetit medieval. Ata e quajnë “Vendi i shenjtë i Serbisë” i cili ka më shumë se 1.100 kisha ortodokse serbe, 534 manastire serbe dhe rreth 100 kështjella 14 prej të cilave medievale, transmeton zeri.info.

Propaganda serbe në këtë portal vazhdon me faktin se si shqiptarët të cilët përbëjnë 90 për qind të popullsisë, dëshirojnë vetëm të fshijnë dhe të shkatërrojn gjithçka që ka të bëjë me serbët.

Madje ky portal tregon shifra alarmuese se kinse gjatë vitit 1999 në Kosovë ishin shkatërruar 174 kisha ortodokse, 33 mounmete kulturore dhe më shumë se 10 ikona dhe objekte të tjera liturgjike të artit të shenjtë janë vjedhur nga shqiptarët. Që nga ajo ditë objektet e Kishës Ortodokse, (4 prej të cilave në mbrojtje të UNESCO-s), janë vënë në mbrojtje të ushtarëve të NATO-s, transmeton zeri.info. Ndërkohë që pyetja që ky portal shtron është se Nga kush po mbrohen këto kisha dhe monumente?

Kështu, jo vetëm de facto, por edhe de jure, Kosova do të marrë të drejtën sovrane për trashëgiminë kulturore në territorin e së cilës emri i sovranit mund të vendosë. Ajo që është e rëndësishme, në një situatë të tillë trashëgimia e tanishme kulturore serbe do të quhet një trashëgimi kombëtare e Kosovës nga e drejta sovrane për t'u kujdesur për të. Qeveritë e vendeve të tjera (duke përfshirë edhe Serbinë), do të ketë një gamë të përcaktuar nga Konventa e Parisit për të respektuar sovranitetin e Kosovës, transmeton zeri.info.

Ky portal shkrimin e saj e përfundon me konkludimin se pa dyshim, nisma për të pranuar Kosovën në UNESCO-s (duke mbajtur parasysh deklarimin e njëanshme të pavarësisë nga Kosova në vitin 2008), me siguri nuk i shërben ndërtimit të besimit shumë të nevojshëm në mes të Serbisë dhe Kosovës. /Zeri/
 
Titulli: Nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

legjende nuk na pranun arabt bre hahhahaha

Popull qylaxhi krejt i dojme te gateshme ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top