alfonci
Veri investigatio
Kush eshte nobelisti francez i letersise per vitin 2008. Profil i nje njeriu qe beson tek piketakimet e kulturave, popujve dhe vendeve dhe jo tek "perplasja e qyteterimeve". Motoja e te cilit eshte: Udhetoj, pra shkruaj.
Luan Rama
Nobeli i sivjetshem i letersise ishte nje metis. Nje metis i botes se kulturave, pasi si nomad qe eshte, edhe pse francez ne lindje, morisien (ishujt Mauricius) ne origjine, ai i ngjan me shume nje "qytetari te botes". Ja pse me te drejte, ky shkrimtar 68 vjecar thote se "atdheu im eshte letersia". Dhe ne mund te shtojme se bota e tij eshte nje metisazh kulturash, te cilat ai i ka perjetuar ne kohe e vende te ndryshme, ne menyra te ndryshme qe perfaqesojne ato buronja ku marrin jete personazhe qe vijne nga nje toke ndryshe nga c'jemi mesuar ta shohim ne letersine e perditshme. Jean Marie Gustave Le Clezio (Klezio) nuk i perket ideologjise, as rradheve te shkrimtareve te angazhuar. Angazhimi i tij eshte "Tjetri", kultura e "Tjetrit", qyteterimet qe cilesohen te vogla apo te humbura, apo qe kercenohen te humbasin, por qe shndrisin si "pepita" ari.
Me 6 tetorin e kaluar, Juria e Cmimit Nobel te Letersise ne Stokholm, e cila beri te ditur emrin e nobelistit per vitin 2008, e cilesoi ate nder te tjera si "nje shkrimtar te aventures poetike dhe ekstazes sensuale", si "nje zbulues i nje qyteterimi pertej dhe mbi qyteterimet qe zoterojne". Kuptohet qe ne qyteterimet e sotme, ai kerkon vlera te cilat deshmojne per nje humanizem te rralle. Emri i tij prej disa vitesh ka qene ne listat e Cmimit Nobel, ashtu si dhe ai i Kadarese. Ne do te deshironim padyshim te ishte Kadareja, jo pse eshte nje shqiptar, por sepse forca e fjales dhe imagjinates se tij e kalon ate te Klezio-s. Por nese Kadareja eshte demtuar nga ziliqaret rreth tij (ata do ta donin te kishte perjetuar burgun totalitar apo te vdiste qe ai ta meritonte - sa shume ka folur poeti Jean Cocteau rreth artistit se ai nderohet me shume i vdekur se sa i gjalle; te tjere te huaj, e konsideruan nje lloj nacionalisti pse ai luftoi per lirine e Kosoves), Klezio u vleresua pikerisht per kete metisazh dhe vleresim te kulturave te tjera. Ate dite qe njohem emrin e nobelistit, ne televizionin francez, gazetari i "France 2" e pyeste Klezio-n se "sa i rendesishem ishte ky cmim per te" dhe ai i pergjigjej: "Sigurisht eshte i rendesishem pasi eshte nje njohje boterore. Shkrimtaret jane te brishte dhe ata mund te thyhen lehte. Jane njerez qe kane nevoje t'u njihet vepra e tyre. Pra kerkojne te jene legjitime…".
Pas shkrimtarit Claude Simon, Nobeli i sotem i Letersise kishte 23 vjet qe nuk kishte trokitur ne portat e Frances. Dhe ja ku erdhi. Klezio eshte nobelisti i 14-te francez qe hyn ne Panteonin letrar boteror, edhe pse ne fjalen e tij ai tha se "kete cmim ia dedikoj vendit tim te origjines, ishullit Mauricius (Moris)". Ne fakt, qe me 1994, ne nje sondazh te revistes se njohur amerikane Life, shkruhej se "Klezio eshte shkrimtari me i madh i gjuhes frenge". Por vete Klezio rreth ketij vleresimi kishte thene: "Ne krye une do te vendosja Julien Gracq". Dhe kishte te drejte.
Shkrimtari Klezio nuk beson ne teorine e perplasjes se qyteterimeve dhe apologjite e Samuel Huntigtonit mbi luftrat qe do te ndodhin, sic e pohon dhe vete Klezio. "Une i urrej ato teori, madje kam shkruar dhe nje shkrim kunder tij...Une nuk besoj se ne nje ane jane vlerat e botes perendimore dhe nga ana tjeter nje bote disi barbare. Ne fakt te gjitha kulturat jane metise, te perziera, madje dhe ajo perendimore ka elemente nga Afrika, Azia, etj. Nuk mund t'i bejme barriera metisazhit te kulturave. Moderniteti eshte gjithashtu dhe japonez, korean, kinez, po aq sa dhe evropian apo amerikan etj." Kjo optike e kultures, duket qe jo vetem perben thelbin e ketij shkrimtari por me sa duket edhe ate cka e ka shtyre jurine e Nobelit per t'i akorduar atij kete cmim, duke e vleresuar ne rradhen e intelektualeve me spikates kozmopolite, humaniste e progresiste te kesaj bote.
Nese nuk udhetoj, s'mund te shkruaj
Kjo eshte deviza e ketij shkrimtari: te udhetoj dhe te shkruaje. Piketakimet me vendet dhe popujt e ndryshem e kane frymezuar dhe e frymezojne gjithnje dhe tani qe jeton ne prag te shkretetires se Rio Grande-s, ne Shtetin e Meksikes se Re te SHBA-se bashke me gruan e tij Jémia, nje marokene dhe dy vajzat e tij. Nje dashuri e shkruar ne leter. Heronj te krijuar, por ku eshte gjithnje ai apo miqte dhe te afermit e tij, mbresat e tij, histori te familjes dhe origjines, e kaluara dhe endrrat. Pasi Klezio eshte nje njeri qe enderron. Dhe ai nuk lodhet se enderruari. Valle paqen e humbur? Jo paqen qe kercenohet nga luftrat ne planetin Toke, por nje paqe tjeter, ate te jetes njerezore, te kaluares njerezore te ngjizur fort me dheun, detin, flladin, pyjet, zogjte, me jeten dhe vdekjen ne paqe me natyren. Me vershimin e lumenjve dhe heshtjen e shkretetires, sic shkruan ai dhe ne romanin e tij "Shkretetira", te botuar ne vitin 1980: "Aty ne shkretetire, liria nuk kishte fund. Ajo ishte e pamate si pafundesia dhe shtrirja e tokes, e bukur dhe mizore si drita, e embel si syte e ujit. Cdo dite, ne oret e para te agimit, njerezit e lire ktheheshin drejt shtepive, drejt jugut, atje ku askush tjeter nuk donte te jetonte…". Eshte pra bota e indigjeneve. "Akti i udhetimit, - thote ai ne nje nga intervistat e tij, - eshte i lidhur me udhetimin tim te pare. Ndoshta nje lloj mungese, nje lloj largimi, levizja drejt nje toke te panjohur, duke zbuluar vende te virgjera me rreziqe imagjinare. Lumenjte me linin mbresa te medha…". Historine e jetes se tij, ne nje fare menyre e gjen te shkruar ne romanet e tij. "Une nuk dua te shkruaj kujtime, - thote ai. - Sipas meje, romani eshte menyra vetme per te eksploruar te kaluaren. Qe nga romani "Procesverbali" kam pershtypjen se kam shkruar vecse autobiografi…".
Klezio u ngjan atyre shkrimtareve qe jane te lidhur ngushte me te kaluaren e tyre. A nuk ka ndodhur keshtu me Jack London, Margarite Mitchell, me Jursenar, Albert Cohen apo Duras? "Ne faqet e romaneve te mia, - shkruan ai, - une vendos ngjarje te perjetuara. Dhe sa here mbaroj nje liber me kap nje lloj depresioni. Ndjej peshen e rende e te tmerrshme te rezonances se heshtjes. Atehere nis te lexoj dhe vetem leximet me japin deshiren te vazhdoj…". Po. Prej vitesh, rralle here kritika shkruante per romanet e Klezios, dhe pas suksesit te pare te librit "Procesverbali", ne moshen 23 vjecare kur mori cmimin "Renaudot" (ai per pak mori cmimin "Goncourt"), pati nje lloj heshtje. Nga vinte ky njeri dhe ngjitej keshtu ne majat e letersise franceze? Xhelozi? Sigurisht…si kudo.
Pikerisht kjo jete udhetimesh e coi ate te jetonte ne Panama dhe Ameriken qendrore, te jetoje me indianet "emberas" ne zonat e largeta te Jukatanit dhe te Mishoakanit, me indigjenet e Amerikes, ne manastiret budiste te Tajlandes, ne Songkhla, ku per pak deshi te qendronte te perjetonte eksperiencen budiste, sic beri poeti dhe kengetari amerikan Leonard Cohen vite me pare. Dhe kur e pyet ate per letersine e tij, si e nje udhetari gjithnje ne udhetim, ai te pergjigjet: "Me duket vetja se jam kudo dhe asgjekundi. Zgjidhja ime e vetme eshte te shkruaj libra…". Ja pra qe "Terra amata" e tij eshte gjithe bota; vende, kenge mite e legjenda. Jane azteket e vdekur dhe palestinezet e gjalle.