Titulli: Paraqitja e Shqiperise!
Nesër na duhet të shpresojmë edhe më shumë se sa tani. Të besojmë më shumë se deri më sot. Më sa duket edhe Turqia luajti për vete dhe na kaloi.
Sllovakia 4 pikë (shkoi tutje)
Irlanda e Veriut 3 pikë (shkoi tutje)
Turqia 3 pikë, gol dallim -2, 2 gola të shënuar, 4 të pranuar
Shqipëria 3 pikë, gol dallim -2 1 gol të shënuar, 2 të pranuar.
Nesër luajnë:
Itali- Republikë e Irlandës ( Italia e ka siguruar kalimin tutje, nëse fiton luan kundër Spanjës në rundin tjetër, Irlanda ka 1 pikë, i duhet të fitoj me 1 gol dallim të na kaloj). Varianti që na mban në lojë, fitore ose barazim i Italisë.
Suedi-Belgjikë( Belgjikës i duhet fitorja, në variantin më të mirë edhe barazimi. Suedia me fitore 4:0 e largon Belgjikën nga kampionati dhe na qon neve tutje, çdo rezultat tjetër nga këto as që na kryen punë neve)
Grupi F ndërkohë është grup i çmendur ku secili mund të kalkuloj por asnjëri nuk e ka të sigurt as kualifikimin e as largimin.
Hungaria duhet të e mposht ose të barazoj me Portugalinë, në ndërkohë Portugalia me barazim mund të kaloj në pozitën e dytë ose të tretë, me fitore në të parën ose të dytën, varësisht nga skuadrat tjera.
Islanda duhet të e mposht ose të barazoj me Austrinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes Hungari-Portugali. Në anën tjetër Austria duhet të fitoj më patjetër nëse dëshiron të kualifikohet.
Nesër do të shkrihet çdo gjë në fushë dhe jashtë saj, përveç këtyre 8 skuadrave që presin të marrin një biletë, pritjes i është shtuar dhe Turqia e Shqipëria, por më pak gjasa.
Zoti qoftë me ne