Përdorimi e cigareve elektronike, 39 të vdekur në SHBA

Shiko fotografinë 1700626


Së paku 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 2.000 të tjerë kanë vuajtur nga sëmundjet e rënda të frymëmarrjes për shkak të përdorimit të cigareve elektronike në SHBA.
Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) theksoi se ekziston supozim se cigaret elektronike janë shkaktar të “sëmundjeve misterioze të mushkërive”. Ata bënë të ditur se deri tani janë regjistruar më shumë se 2.000 të sëmurë.
Më tej, bëhet e ditur se më shumë se një e treta e pacientëve janë më të ri se 21 vjeç, porse vdekja është regjistruar edhe tek personat më të vjetër.
Lidhur me këtë në rrjedhë është një hetim i gjerë. Ekspertët thonë se sëmundja është e ngjashme me dëmtimin e mushkërive të shkaktuara nga thithja e ajrit të nxehtë.
Rastet e para të “sëmundjeve misterioze të mushkërive” në SHBA, për të cilat supozohet se janë shkaktuar duke përdorur cigaret elektronike, u paraqitën në muajin prill.

l.h/ dita
 
Ah,zot ndihem aq me fat qe u bene tre vjet qe kam braktisur kete lloj helmi.
Si elektronike si origjinale ,duhani vret.
Vret shendetin,vret lekuren vret vrett...
 
Une fatmiresisht e piva elektroniken vetem 1 vit dhe pastaj jo per zgjedhjen time mu desh ta lija.
Tani kohet e fundit po e kuptoj sa me fat paskam qene ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top