Prag skandali në Gjermani, nën hetim ekipet e Lalës e të Skelës

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Ndeshja e Bundesligës, Hanover-Kaizerslautern 5-1 e luajtur më 26 nëntor të vitit 2005 dyshohet se është e manipuluar dhe Federata Gjermane e Futbollit po përgatitet të nisë një proces zyrtarë hetimi për këtë ndeshje. Lajmin e konfirmojnë edhe mediat gjermane, por deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e hipotezave dhe të dyshimeve të zakonshme, pasi nuk ka asnjë konkluzion. Në atë periudhë te Kaizersaluterni luante mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, ndërsa te Hanoveri luante kapiteni kuqezi Altin Lala dhe të dy shqiptarët kanë qenë në fushë përballë njëri-tjetrit në atë takim. Sapo është vënë në dijeni të akuzave se ndeshja e tre viteve më parë mund të ketë qenë e trukuar, presidenti i Hanoverit, Martin Kind ka urdhëruar trajnerin aktual të skuadrës, Ditier Heking, para ndeshjes me Shtutgartin të shtunën e kaluar që të fliste me lojtarët e Hanoverit që kishin marrë pjesë në atë ndeshje. Tekniku ka zhvilluar një takim me Robert Enken, Stiv اerundolon, Mikael Tarnatin, Hano Baliçin, Altin Lalën, Jiri Shtajnerin dhe اavdar Jankovin, të cilët kanë qenë të pranishëm në atë takim dhe i ka pyetur atë nëse kishin vënë re ndonjë gjest të çuditshme, para ose gjatë ndeshjes. "Unë fola me lojtarët dhe ata më thanë se nuk kishin vënë re asgjë të çuditshme. Kam shumë besim te lojtarët për ato që kanë thënë", ka thënë presidenti Kind për "Fuldaer Zeitung". Në atë ndeshje Kaizerslauterni ka qenë në vendin e fundit të renditjes dhe ka bërë një ndeshje të keqe. "Deri tani është vetëm ky fakt dhe nuk ka asgjë tjetër - ka thënë presidenti i Hanoverit - Mendohet që të jenë vënë baste për humbjen e Kaizerslauternit dhe nëse është e vërtetë, atëherë ky nuk është problemi ynë por i klubit kundërshtar.

Panorama​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top