Arfenilla
Themelues i Forumit
Sony Xperia Z4 përmban ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë Quad HD. Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.
Në anën e pasme ka kamerë 20.7 megapikselë me sensorin e imazheve Exmor RS së bashku me motorin e përpunimit të imazheve BIONZ. Telefoni është i pajisur me Lentat G me hapje 1/2.3 inç. Kamera ofron mbështetje për opsionet HDR të imazheve si dhe veçorinë ‘Cooking Mode’ për t’i shkrepur foto ushqimit. Kamera frontale është 5 megapikselë me sensorin Exmor R. Xperia Z4 përmban bateri të palëvizshme me kapacitet 2,930 mAh dhe peshon 144 gramë.b lajmi