Publikuar: 21:00 / 4.11.2015
Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë për ndonjë klub kosovar në garën zyrtare të FIBA-s, EuropeCup. Viktima ishte BC Astana nga Kazakistani. Sfida përfundoi me rezultat 75-71.
Gara e dytë për nga rëndësia pas EuroLeague në basketboll, e pa Prishtinën në një sfidë të vështirë në shtëpi ndaj Astanas, klubi shumë të fortë nga Kazakistani.
اereku i parë i takoi mysafirëve përtri pikë, të cilët arritën të shkëlqejnë falë Hayes, i cili ishte në top formë, teksa për Prishtinën shkëlqeu i rikthyeri Dardan Berisha bashkë me kapitenin Edmond Azemi, të cilët mbajtën situatën nën kontroll.
Pjesa e dytë startoi shumë më mirë për Prishtinën që arriti ta fitojë 16-12 çerekun e tretë, falë paraqitjesfantastike të Dardan Berishës dhe El-Amin të cilët ishin të pandalshëm.
Në çerekun e fundit u zhvillua një dramë e vërtet, ku Sigal Prishtina ishte në epërsi, por falë mbrojtjes së fortë nuk e humbi atë pavarësisht presionit të mysafirëve kazak.
Më i miri në këtë takim ishte Hayes me 32 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të fitojë.
Te Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha, 24 pikë të tij iu bashkuan 19 pikëve të El-Amin për të garantuar triumfin e parë në garat evropiane.