Profecitë e Ramiz Alisë
Do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojme klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoje ne pushtetin politik të së ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vetë. Sistemi yne ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar te ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të ndryshojë në dy drejtime: 1. Në respektimin e të drejtave të njëriut. 2. Në krijimin e pluralizmit politik. Të drejtat se brënda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të behet se s'bën. Kundërshtaret tanë do t'i nxisim që të krijojne parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qëndrës, por gjithësesi keto parti do duhet të kontrollohen dhe të drejtohen nga ne. Programet e themelimit të këtyre, do t'i formulojmë ne. Ne krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëzit, që të perkrahin strategjine tonë. Partia që do të marre pushtetin, do të shaje komunizmin, me themel e me çati. Në këtë mënyre do të fitojmë simpatinë e perendimit, dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politike antikomuniste, do të flasin per ne, dhe do të na shajne. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen dhe do të na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të parëndësishme, por kurrë nuk do t'i lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sa të marrin fuqine, do të fillojnë te hakmerren, e ne kështu do beheshim hyzmeqarët e tyre. Ne zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, të burgosurit politike t'i kompletojmë me komoditetet e banimit. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim një letër në dorë qe t'u njihet prona, por asnjëherë nuk do t'u japim pronën e tyre, dhe ne forma të ndryshme do t'i ngaterrojmë me njeri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do zvarriten nga gjykata e shkallës së parë në të dytën etj. dhe për defekte teknike, do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit, janë të moshuar dhe nuk kane fuqi, dhe janë te parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijet e tyre, por këta duke i'u dhënë nga një pashaportë dhe duke i'u bërë presion, do t'i largojmë nga Shqipëria. Ata do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë. Materiali që me dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që po e studioj. Ata sovjetiket kanë ecur shumë përpara për këtë ju jeni në dijeni, sikur edhe i keni studiuar edhe me parë këto probleme. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qëndrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne kemi studime dhe platformat gati për zbatim. Do të jenë me shumë intelektuale, që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t'ua mbyllim gojën, dhe do t'u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u afrojmë krijimin e Shoqatës të Veteraneve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension dhe do t'u mbajmë iso. Kosova është ne pragun e shpalljes të kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse ne kemi platformën tonë, çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e kemi të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji kemi percaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe te misionit tonë, me një propagandë ekstreme, kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj nomeklaturës të lartë komuniste. Ne komunistët reformatore do të zbatojmë strategjinë tonë një ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist, te jemi ne dhe njerzit tanë. Me këtë strategji, brënda 2-3 legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste, të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë ne pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jemi të sigurtë, që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do ta lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e femijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur gjak, dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërine do ta gëzojme ne dhe fëmijët tanë. Nëse ndodh, që të na marrin pushtetin, dhe të na rrezikojnë, atehere harram na qoftë, nësë nuk do të dimë të mbrojmë fitoret e arritura, qoftë dhe me grykën e pushkës si në rininë tonë. Prandaj gjithmonë ne jemi te përgatitur, për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi pergatitur për të dyja rrugët, dhe për këtë kemi organet tona të dhunës, dhe njerëz tepër të vendosur qe i kemi pergatitur gjithë këto vite me mund dhe sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nese lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleateve te jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja për tu a përmëndur. Pavarësisht problemeve qe na ndajnë me ta, keni parasysh, se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe diskondancat e përkohshme. Pervec aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve te perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetëra per hir te interesave të mëdha. Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, në fund të fundit garantojnë pushtetin tonë popullor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit. Dhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithëmonë, pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë, të jeni te garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju, që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të vështira që po kalojnë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht i yni. Ju uroj punë të mbarë dhe mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbani mënd: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri me evoluimin e situatave. Punë të mbarë! Me kaq mbledhja mori fund. Ditën e mirë dhe mirupafshim! Tetor, 1989.
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike Marrë nga gazeta "Illyria" f. 11 2/19/04