Psikologjia e parasë? Si e shihni ju …

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1790692
Pak kohë më parë, një studim shkencor u krye mbi më shumë se 100 mijë njerëz në një bashkëpunim mes “University College London”, “Open University” dhe “BBC Lab UK”.

Nga studimi doli që ka katër mënyra se si e shohim paranë: paraja si pushtet (shpenzues statusi), paraja si bujari (bujari), paraja si siguri (kursimtari i sigurtë) dhe paraja si liri (dashnori i pavarësisë).

Studimi zbuloi gjithashtu se ne jemi të prekshëm nga mënyra jo të shëndetshme të të menduarit mbi përdorimin e parasë. Më të zakonshmet janë ato ku shqetësohemi gjithë kohës se sa shumë para shpenzojmë, blejmë gjëra për t’u ndjerë më mirë (e njohur edhe si terapia e blerjeve) si dhe mohimi i vazhdueshëm zakoneve të shpenzimit.

Studimi tregoi se marrëdhënia jonë me paranë mund të prekë riskun tonë për telashe financiare. Të parit e parasë si siguri ndihmonte për të reduktuar riskun e problemeve me paranë, ndërkohë që të parit e parasë si pushtet e rriste riskun. Vuajtja nga gjithësecili prej zakoneve të këqia gjithashtu rriste riskun e telasheve financiare.

Të tjera të rëndësishme

Mosha është një faktor i rëndësishëm. Studimi zbuloi se të rriturit në moshë të hershme ishin më të këqinjtë në menaxhimin e parave të tyre, pasi ishin më pak të prirur të planifikonin.

Edhe gjinia luan rol. Gratë kishin tendencën që të ishin shpenzuese më bujare se burrat. Ato gjithashtu ishin më të prekura nga terapia e blerjeve dhe shqetësimi se sa shumë shpenzonin. Për burrat para sinjalizonte më shumë liri dhe aftësinë për të arritur objektiva. /bota.al
 
Tani paran e duam te gjithe nga pak,por rendesi ka te mos marri truri ere per hir te paras.
Te mos behet mendja, shpirti para,leke,sepse pastaj je dhe behesh nje qenie e roberuar monetare dhe shume e frikshme per ata qe gjenden prane teje dhe ndajne perditshmeri apo familjen apo shoqerin me ty.
 
Ky studim eshte mbi psikologjine e menaxhimit dhe jo sa te varur jemi nga leket.

Ne fakt ne ditet e sotme ka shume steriotipe te ndryshme, qe mund te studiohen dhe nga ku mund te nxjerresh me pas edhe pergjigjet e nevojshme.
Jemi nje shoqeri me nje pabarazi ekonomike dhe me shtresa aspak te qendrueshme . Ke te pasur qe nje dite behen serisht te varfer , dhe anasjelltas.
E gjitha kjo sepse si fillim nuk kemi edukaten dhe sigurisht po aq edhe njohjet sesi te dish te investosh dhe te menaxhosh parane qe ke fituar.
Jemi te orientuar drejt luksit , shthurjes dhe prishjes se parase pa kriter.
Megjithate te gjithe ne fund , deshirojme nje gje...te kemi sa me shume leke pasi mendojme se dime ta administrojme ate!
 
Sa me shume qe ke aq me i pangopur behesh. Sa i perket parave kjo.

Dmth apetiti shtohet duke ngrene.
 
sot kisha te bej me nje grua te 1944 me nje patrimonio (pa llogaritur pasurine e patundshme) rreth 980 mije euro kapital i investuar pa marre parasyshe interesat ...
me daten 1 ka marre pensionin e si cdo muaj ne ditet e para vjen ta investoje ..
dhe sot ishte e acaruar se nuk po i ofroja dicka qe i jepte nje kapital te sigurte me nje % interesi te sigurte te pelqyeshme per pikveshtrimin e saj..
ne fund me tha:
me keto centezimo qe kam une si mund te bej pleqerine une ...
i bera situacionin i tregova profilin.. deshiroja ta beja te kuptonte se nuk ishin centezimo e nese do isha une me ate profil ne vendin e saj do jetoja ndryshe nga ajo..
me degjoj me vemendje dhe serish me tha..
jo ,jo duhet te kursej ndryshe ckuptim ka te jetoj!!
kur niset te jetohet per leket.. kur mendimi i pare dhe i vetem jan leket e i cfardo lloj qofte arsyetimi mbi kete perqendrim eshte nje sintome ku njerzit kerkojne sigurine, permbushjen e dickaje qe u mungon e vete ky reaksion tregon se psikologjikisht jane te pasigurte ose aq te pa dashuri sa gjithckaje i japin nje vlere numerike te cilen duhet ta kene qe ne momentin x te mund ta blejne me ane te monedhes...
bote e ftohte qe krijon "ambjent te ndyre" !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top