Rezerva të medha nafte ne Shqiperi

Bilderberg

Anëtar i ri
Keto depozita nafte jane ne gjendje të prodhojne më shume se 3 miliarde fuci me nafte, dhe keto puse të pasura do të shfrytezohen nga Kompanjia Petrolifere Zvicerane Manas Corporation, ne vend qe të shfrytezohen nga kompani shqiptare të naftes .
Manas Petroleum Corp. - Home Page - Mon Jul 21, 2008

Manas Petroleum Corporation fitoi ne dhjetor të 2007 koncensionin qeveritar per aktivitetet e eksplorimit, zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve fale akordit midis Ministrise se Ekonomise Tregetise dhe Energjise perfaqsuar nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore dhe DWM Petroleum AG.( e kontrolluar nga Manas Petroleum Corporation). Prezenca e nje sasie kaq të madhe nafte eshte konfirmuar nga korporata USA Gustavson Associates LLC Gustavson Associates, LLC™ - Engineering Geologists & Mineral Appraisers e cila ofron nje sherbim keshillues inxhinierik dhe financiar ne nivel nderkmbetar, e cila pohon se “rezervat e naftes të zbuluara ne Shqiperi jane shume here më të medha sesa mendohej deri tani dhe me deposita nentokesore mbi 3 trilion metra kube rezerva gazi natyral, qe ofrojne të ardhura me mbi 32 miliarde dollaresh po të marrim parasysh cmimin aktual të naftes”. Sipas eksperteve Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Rajon qe ka nje sasi të tille hidrokarburesh.

Studimi eshte kryer mbi nje terren qe perhapet mbi 4000 kilometra katrore duke nisur nga:
- Durresi deri ne Shkoder: ne blloqet A-B e D-E.
- Zona jugore e Tiranes qe ka nje nafte shume të ngjashme më ate të Cakranit.
- Zona veriore e Tiranes qe perhapet neper blloqet B, D dhe E, perfshih dhe zonen e Rinasit.

Manas Petroleum Corp. - Albania - Overview - Mon Jul 21, 2008
Keto zona kane qene objekt të kerkimeve naftetare të Korporatave AlbPetrol, Shell, INA, Premier Oil e Coparex të cilat kane braktisur projektin e nxjerrjes duke nxjerre si justifikim “luften civile ne Shqiperi (?), dhe konfliktin ne Kosove”. Eshte shume i çuditeshem fakti qe paqendrueshmeria politike ne rajon të kete ndaluar aktivitetin e nxjerrjes se naftes, kur dihet shume mire se pikat më nevralgjike të nxjerrjes se naftes ne bote jane të karakterizuara nga luftra dhe konflikte (rasti më konkret eshte Iraku).
Ne keto 18 vitet e fundit mbi truallin Shqiptar jane hapur mbi 4.666 puse nafte, nga të cilat 3.123 jane aktive ndersa 981 jane mbyllur ose braktisur . Gustavson Associates pohon se Shqiperia permban mbi 3 miliarde fuçi nafte ne nje thellesi mesatare ( jo shume të thelle) prej 3500 metra, të mbeshtjelle nga nje shtrese e karbonizuar. Lind natyrshem pyetja: Si eshte e mundur qe ne keto vite megjith tekniken e larte të eksplorimit nga korporatat e tjera, kjo sasi kaq e madhe nafte nuk kishte dale më pare ne drite, por del sot pas firmosjes se akordit më korporaten Zvicerane ?

Eshte e rendesishme të theksohet fakti i nderprerjes se rindertimit të TEC-it ( centrali termoelektrik i Fierit financuar nga lobet boterore) nga Nderrmarrja Elektrike Ticineze (AET), qe parashikon ristrukturimin e digave dhe centraeve hidro-elektrike të ndertuara prane lumit Drin fale studimit të kerkuar gjithmon nga Zvicra per më shume se 1 milion euro.
Shqiperia po mbledh nje sere studimesh dhe kerkimesh mbi naften, ku pjesa më e madhe jane të financuara nga shoqeri Zvicerane por pa perfunduar asnjehere planet dhe kohen e investimit, gjithashtu deri tani nuk eshte ndertuar akoma as edhe 1 central per të shpetuar Shqiperine nga kriza e rende energjitike . Lind dyshimi se mbrapa ketyre projekteve levizin të tjera mekanizma qe kane të bejne me Bonds, Kolateralet etj, të destinuara të financojne projekte infrastrukture ose energjitike, qe fshehin ne te vertete kontrata finaciare qe kane qellim krijimin e parave nga hici (sic ishin piramidalet e 1997). Keto fonde do sherbejne per krijimin e kapitaleve të bankave, dhe ndermarrjeve duke fryre keshtu bilancet e tyre. Nje shembull konkret ne kete drejtim ka qene rasti i Petrobras qe deklaroi gjetjen e rezervave të naftes ne Brazil, por qe mbrapa skene neper tregjet finanziare zvicerane ishin shitur-blere kolateralet e pavlefshmedhe Bonds Petrobras sikur të ishin të vlefshme. Keto lloj pislliqesh finaciare rrezikojne të mbushin arken e shtetit shqiptar me karta e tituj të pavlefshm, të dhena nga finacieret private si garanci e finacimit të projekteve të rendesishme, por qe ne të vertete do sjellin borxhe qe kane per tu paguar nga taksat e qytetareve shqiptare.
 
Dy koncesione të reja për shfrytëzimin e hidrokarbureve u jepen një kompanie angleze dhe një tjetre të panjohur. Para pak ditësh, kontratë me zviceranët e MANAS. Ka miratuar dje Këshilli i Ministrave dy kontrata për ndarje të prodhimit për kërkim-zhvillim dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri në bllokun Jon 5 në det, ndërmjet vendit tonë dhe kompanisë MEDOIL, dhe një kontratë tjetër për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran-Mollaj dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet ALBPETROL-STREAMOIL GAS LIMITED. E para është një kompani e njohur angleze, ndërsa e dyta një kompani mikse ndërkombëtare, për të cilën dihet shumë pak. Këto kompani kanë firmosur kontratat me ALBPETROL-in për kërkimin, nxjerrjen dhe prodhimin e naftës.



Këto duhet t’u bashkohen kompanive të tjera që operojnë sot dhe që faktikisht kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme prodhimin e naftës në vend, deri në 500 mijë tonë vitin që kaloi. Me këto kontrata parashikohet të rriten rreth 3 herë të ardhurat e ALBPETROL-it. Disa prej tyre janë të angazhuara në kërkim, por mbeten të përqendruara në shfrytëzimin e rezervave të naftës në fushat e njohura, që, sipas vlerësimeve të ndryshme, arrijnë në një sasi rreth 1 miliard e 800 milionë fuçi. Nga kjo, me metodat parësore të nxjerrjes do të rimerret një përqindje 10-12%, kurse me metodën dytësore përfitimi i saj mund të shkojë deri në 60%.

Bankers Petroleum
Deri tani, në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ka ekzistuar e vetmja marrëveshje koncesionare për shfrytëzimin, nga të huajt, që funksionon. Në korrik 2004, kanadezja Bankers Petroleum përfundoi një marrëveshje me Albpetrol sh.a., për të vlerësuar rizhvillimin e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, nën licensën ekzistuese të Albpetrol me Agjencinë Kombëtare të Hidrokarbureve në Shqipëri. Në prill 2005, në bazë të një vlerësimi të pavarur të fushës naftëmbajtëse rezultoi se më 31 dhjetor 2004, në Patos-Marinëz kishte 1.95 miliardë fuçi naftë rezerva gjeologjike me rezerva të provuara dhe të mundshme prej 98 milionë fuçi.
Marrëveshja koncesionare përfshin të drejtën për të rizhvilluar, prodhuar dhe shitur produktin nga fusha ekzistuese e naftës, duke përdorur puset dhe infrastrukturën ekzistuese pa kosto shtesë për kompaninë. Kushtet e Marrëveshjes Koncesionare përfshijnë një taksë shfrytëzimi bruto prej 1% si përqindje prodhimi, e cila rritet deri në 3% - 5% pas shlyerjes së investimeve të shpenzuara nga kompania. Jetëgjatësia e licensës së kompanisë do të jetë 25-vjeçare me një mundësi për ta zgjatur sipas zgjedhjes së kompanisë edhe pesë vjet të tjera.
Përsa u përket rezervave gjeologjike, Patos-Marinza është një nga fushat më të mëdha naftëmbajtëse në Europën kontinentale. Fusha është rreth 44 000 hektarë. Fusha është zbuluar fillimisht më 1926-n dhe ka mbi 2500 puse të shpuara, me një prodhim maksimal prej 13 000 fuçish në ditë në fillimet e viteve 1960. Që prej asaj kohe, prodhimi në fushë ra vazhdimisht për ta arritur në 3500 fuçi në ditë më 2004-n.

Investimet
Bankers Petroleum Albania Ltd. vepron në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës sipas një marrëveshjeje koncesionare, të përqendruar në zhvillimin dhe prodhimin e naftës bruto. Kompania vepron në mënyrë aktive që në korrik 2004 dhe ka përvojë në zhvillimin e fushave naftëmbajtëse. Bankers Albania është në pronësi të plotë të Bankers Petroleum Ltd, një kompani kërkimi dhe prodhimi nafte e bazuar në Kanada (Bankers Petroleum më parë quhej Saxon International Energy Ltd).
Që nga korriku i vitit 2004, Bankers Albania ka bërë investime prej rreth 80 milion Usd në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Për të gjithë jetëgjatësinë e projektit janë planifikuar shpenzime kapitale që do të arrijnë në mbi 200 milion dollarë. Kompania parashikon që mbi 60% e të ardhurave në cash të projektit do t'i kalojë Shqipërisë në formën e qirasë për shfrytëzim të taksave dhe çka mbetet do t'i kalojë kompanisë Bankers.
INVESTIMI
Me këto kontrata parashikohet të rriten rreth 3 herë të ardhurat e ALBPETROL-it. Disa prej kompanive janë të angazhuara në kërkim, por mbeten të përqendruara në shfrytëzimin e rezervave të naftës në fushat e njohura, që, sipas vlerësimeve të ndryshme, arrijnë në një sasi rreth 1 miliard e 800 milionë fuçi.
=========
Para pak ditësh është nënshkruar marrëveshja edhe me kompaninë zvicerane

MANAS, koncesionari tjetër i naftës

Sipërfaqja, nga Shkodra në Dumre

Para pak ditësh, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka nënshkruar marrëveshjen, e arritur midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe kompanisë zvicerane Manas Petroleum Corporation, nëpërmjet së cilës kjo e fundit fiton të drejtën e shfrytëzimit të rezervave të naftës prej rreth 350 milionë fuçish, të cilat, po të mbahet parasysh çmimi i djeshëm në Bursën e Londrës prej 72,56 dollarësh për fuçi, kapin një vlerë një shifër kolosale prej 25,4 miliardë dollarësh. Kompania merr kështu të drejtën e shfrytëzimit mbi katër blloqe naftëmbajtës, të cilën më parë e kishin kompanitë e huaja Shell Oil dhe Corporex, të cilat, pasi shpenzuan rreth 25 milionë USD për kërkime e shpime, u tërhoqën gjatë rrëmujave të vitit 1997.
Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat iu janë dhënë për shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989-n, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo, për arsye se vetëm kanadezja Bankers Petroleum po nxjerr dhe tregton naftën në rajonin e Patos-Marinzës. Ndërsa kompanitë e tjera koncesionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave të Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4 666 puse nafte, nga të cilat 3 123 janë operative, ndërsa 981 të tjera janë mbyllur apo braktisur. Rajoni, që do të shfrytëzohet nga zviceranët e Manas Petroleum, përfshin zonat nga jugu i liqenit të Shkodrës e deri në Tiranë e Dumre të Elbasanit, në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 3 000 kilometrash katrorë.

Në 7 muaj, 586 mijë vizitorë
Ka arritur në 586 720 numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për periudhën janar–korrik 2007. Në këtë drejtim ka një rritje prej 21.2%, krahasuar me numrin e vizitorëve të hyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2006. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për periudhën 1–31 korrik 2007 është 201 428 persona, nga të cilët vizitorë me net qëndrimi (turistë) janë 188 761 dhe vizitorë ditorë (ekskursionistë) 12 667 persona. Këtu është shënuar një rritje prej 16.3 përqindësh, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2006. Numri i vizitorëve që kanë hyrë nga toka është 130 179, me rrugë detare 41 033 dhe me rrugë ajrore 30 216 persona.

NGA GAZETA ALBANIA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top