Rrathët në grurë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Rrathët në grurë është temë e re mbi një fenomen të pranishëm sot në realitetin tonë, por tërësisht të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm. ثshtë fjala për Rrathët në Grurë ose Crop Circle. Ka qenë viti 1972, kur dy dëshmitarë, Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond, të ulur në njërën nga anët e kodrës Star Hill, në Warminster, Angli, prisnin për të parë një objekt fluturues të paidentifikuar. Por, ata u bënë dëshmitarë se nën dritën e hënës, 100 këmbë më larg nga aty ku po rrinin, panë formën e diçkaje që filloi të ravijëzohej në fushë dhe një hapësirë e madhe në formë rrethore me bimësi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga këtu u bë popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpërnda në gjithë botën. Ndonëse, kjo nuk ishte hera e parë që ishte vëzhguar një fenomen i tillë, ky rast shënon, si të thuash, fillimin e popullaritetit të fenomenit në shkallë botërore.
Natyrisht, logjika të shtyn të mendosh që ky fenomen është shumë i vjetër, por mundësia për ta konstatuar është e vështirë, për shkak të dimensioneve të rrathëve dhe grafikave që përbëhet. Nga kronikat e vjetra, është një rast i regjistruar në vitin 1647, në Angli, ku fenomeni u vëzhgua vetëm rastësisht, nga një lartësi e një kodre.
Mënyra e shfaqjes së tyre dhe larmia është e pafund. Po ashtu, edhe shpërndarja gjeografike është e madhe. Në gjithë botën ka raporte dhe foto të këtyre rrathëve (shpesh forma nuk është fare ajo e një rrethi), por, në vend të parë, është Anglia dhe, sidomos, një zonë e caktuar, që quhet Wiltshire, e cila është shumë e njohur sot në botë për shkak të këtij fenomeni. Wiltshire është një nga vendet antike të Druideve dhe, po ashtu, është shumë popullor, pasi në gjirin e tij ka dhe të famshmin Stonehenge (ndërtim i çuditshëm me kolona gurësh, që i kalon disa qindra tonelata peshë). Wiltshire, që ndodhet në jug të Anglisë, mbulon një zonë prej 4300 km dhe përfshin Kennet, West Wilts, North Wilts, Salisbury dhe South Wilts dhe The Borough of Swindon.
Por, le të kthehemi te Crop Circle, përsëri. Ato bëhen, kryesisht, në fusha me grurë, misër, tërshërë, sojë, bar të lartë etj. Në përgjithësi, ato paraqesin koncepte gjeometrike të realizuara mirë dhe që presin të deshifrohen nga shkencëtarët e planetit, që më kot hartojnë teori pas teorie, duke u përpjekur fillimisht të gjejnë burimin që i krijon. Teoritë rreth burimit dhe krijimit të tyre janë të shumta, si:

1. Energjia planetare
2. Energji plazmore, rrethore
3. Jashtëtokësore
4. Energji nga brendia e tokës, bazuar në teorinë Gaia mbi Linjat Ley të Tokës
5. Shpirtra të natyrës
6. Vorbulla dhe fërkim që gjenerohet nga energjia plazmore
7. Të bërat nga vetë humanet (gjë që është vërtetuar për disa prej tyre)
8. Rrathë të krijuar nga një satelit në orbitën e Tokës.

Krijimi i këtyre rrathëve në grurë, është shpesh i shoqëruar nga vëzhgime të dritave të pazakonta ose mjete fluturuese që ndriçojnë vendin, ku, një ditë më pas, gjendet rrethi. Shumica e rrathëve krijohet gjatë natës, nga ora 23.00 deri në orën 04.00 të mëngjesit, por ka pasur edhe formacione se janë shfaqur gjatë orëve të ditës.
Figurat që shfaqen janë shpesh të ngjashme me trupat qiellorë.
Janë bërë përpjekje, nga njerëz të ndryshëm, që të falsifikojnë krijimin e një rrethi në arën me grurë dhe disa prej tyre janë bërë përafërsisht të njëjtë. Por, sidoqoftë, ka gjithmonë elemente që nuk përputhen, dizajni është modest dhe i vogël. Tipari më kryesor është se, kur rrathët janë të bërë nga njeriu, ata paraqesin një prerje vertikale të kallinjve, të cilët, pas pak kohësh, vazhdojnë e rriten normalisht, në mënyrë vertikale. Kur fenomeni nuk është i krijuar nga njeriu (99 për qind e rasteve), kallinjtë, çuditërisht, nuk janë aspak të prerë, por të përkulur horizontalisht dhe vazhdojnë të rriten në atë mënyrë. Po ashtu, në zonën ku paraqitet fenomeni, ka një prani radioaktiviteti të ulët dhe kjo zonë është e pandjeshme nga ndryshimet atmosferike, që do të thotë se në rast të borës apo ngricave, zona mbetet e pastër dhe nuk ndikohet aspak.

nandaweb.com
 
keto rrathe i kam pare si dokumentar tek explorer ne digit alb...
biles njeri mbaj mend kishte lene qenin e tij ne mes te ares dhe qeni nuk kishte bere asnje zhurme gjat nates se mendohej qe i benin disa njerez keto gjera...
thjesht fenomene te pashpjegueshme
 
Ja ku mund ti shihni edhe me foto:

Shiko fotografinë 1795186

crop-circle-12.jpg

Shiko fotografinë 1795187

Shiko fotografinë 1795188

crop%20circle%20photo.jpg

011_crop.jpg

crop%20circle.jpg

Flower%20of%20lifce%20crop%20circle.jpg

ccposter.jpg
 
Kjo tema me kujtoi filmin Scary movie 3.Filem gallat aty eshte nje pjese ku jep tek nje fushe grure apo misra nuk kujtohet nje shkrim "attack here" dmth sulmoni ketu.
 
Shmica jan komplekse per ti ndertu dora njeriut, o do jet naj 1 qe lun me satelitet, ose inteligjenc jasht toksore !
 
اka mendoni për rrathët ne grurë?

Ka shume raste te tilla ku paraqiten disa rrathe dhe forma gjeometrike me precizitet dhe permasa te medhaja neper fusha me drithera. Keto ndodhin brenda nates dhe deri me sot askush nuk i ka pare se kush po i ben keto forma? Dyshohet se jane nje grupe njerezish qe bejne shaka, por eshte e pa mundur te bejne dicka te tille brenda nje kohe shume te shkurter dhe pa u verejtur nga askush! Eshte nje enigme deri me sot! Ka zera qe thone se jashtetokesoret i bejne dhe edhe per kete supozim nuk ka fakte.

Ja ketu poshte po e sjell nje video nga youtube ( qe percillet me nje melodi shpirterore indiane qe me pelqeu shume). Ketu mund te shihni shume nga rrathet ne grure per ata qe nuk e dine se perse e kam fjalen. Gjeometria e disave prej tyre dhe dizajni te lene gojehapur.

[youtube]jKBCMcRZq6w[/youtube]
 
Shum Interesont , Nuk Paskna NDegju As nuk paskna pa naj her ket send , po ta kisha pa per here te pare dhe pa ndonje shkrim , do kisha thon qe e ka bo nje njeri por jo per nje koh kaq te shkurt siq paske shkru ne shkrim por te len te mendosh qe a munden njerzt me bo gjona te tilla .
 
Kam pare foto te tilla po kam menduar se eshte bere nga njerezit, disa te thjeshta por nuk e paskam ditur se qenka mister.
 
Ka te bera edhe nga njerezit Lover boy, ka edhe te mira shume por shume prej atyre qe nuk kane origjine permbajne radioaktivitet, dhe mikrovale, si dhe ndryshim molekulare te kallinjeve. Thyerja e kallinjeve nuk eshte e thyer por e lakuar dhe tek vendi ku kthehet eshte i enjetur dhe vazhdon te rritet ashtu horizontalisht. Pra nuk eshte e demtuar dhe e keputur.

[youtube]Wy_wSgHpIfs[/youtube] Ketu tek kjo video ne minuten 3:25 shihet nje kod i gjate i pa deshifruar dhe me nje gjuhe te panjohur. Dyshohet qe eshte gjuha e lashte kelte.
 
Ketu flet Jeime Maussan. E spjegon kodin e paraqitur ne diskun qe mban alieni. Quhet sistem binare.

Kodi thot:

"Beware the bearers of FALSE gifts & their BROKEN PROMISES. Much PAIN but still time. BELIEVE. There is GOOD out there. We OPpose DECEPTION. Conduit CLOSING (BELL SOUND)"

"Keni kujdes nga bartesit e dhuratave false, dhe premtimeve te tyre te thyera.

Shume dhimbje por akoma kohe.BESONI. Ende ka miresi atje jasht. Ne e kundershtojme mashtrimin. Kanali (rrjedha) u mbyll. (tingellim zileje)"

[youtube]8jYYTN_J0FU[/youtube]

[youtube]tEMnuXqfGYc[/youtube]
 
Harrova ta theksoj se foto e alienit eshte paraqitur brenda kater oreve. Figura te tilla paraqiten edhe gjate dites por kur eshte stuhi me vetetima dhe bubullima. Para stuhis nuk ishin, kur kalonte i gjenin banoret! Te jete dikush aq i afte te dali neper shi e stuhi dhe t'i formoj ato? Mbetet enigme.
 
Une gjate nje debati ne YT, hasa me nje anglez qe pretendonte me force qe ishin te gjitha te bere nga dora e njeriut. Ai ishte nga Uailtshire dhe thoshte qe kete e organizonin njerezit, ku edhe ai merrte pjese dhe ishte si nje lloj argetimi dhe kulture. Njerez te tjere, duke perfituar nga padituria e masave, e kane perdorur kete fakt. Pra ane te gjitha te bera nga dora e njeriut. Ajo fytyra e alienit psh mua me bindi me teper, qe s'ka asnje natyre misteri brenda, sepse nese do kishte do ishte bere debat i madh mediatik. Keto jane teori konspirative, asgje me shume per mendimin tim. Madje tek disa foto duken edhe njerezit qe e realizojne figuren sipas udhezimeve te marra.
 
I kam pare video-t ne youtube dhe foto te tyre. Por nuk kam degjuar ndonje gje ne TV ose gazeta, nese vertete do ishte dicka "fenomen paranormal".
 
Hahaha me e bukura do ishte ti vinin zjarrin grurit...
 
Veshtire qe kto rrathe te jene bere nga dora njeriut, pervet faktin qe imazhet jan 3D , edhe kan nje precizion te jashtzakonshem ne perberjen e tyre, pra e perjashtoj mundesine qe njerzit te bejn gjera te tilla ne nje are me miser. Kush te doje le te thote qe kto gjera behen nga njerzit, un se besoj dicka te tille. Te arrish te shtypesh misrin ne ate forme 3 dimensionale qe nga lart te duken figura shum te bukura, kjo eshte dicka qe nuk arrihet ne kaq ore kohe sa thone kta.

Por mos harroni se ne Wiltshire eshte vendi ku u dergua ne fillim sinjali per nne hapsire, edhe qe nga ajo kohe, ne ate zone kan ndodhur cudira me rrathe gruri, nga rasti fundit qe u be nje Jelly Fish (i cili dihet qe eshte vdekjeprures) atehere ca paraqesin kto rrathe? Pse nje Jelly Fish apo sistemi diellor? Ca lidhje kan kto me njera tjetren?

I Bejn njerzit? Absolutisht JO!
 
Une gjate nje debati ne YT, hasa me nje anglez qe pretendonte me force qe ishin te gjitha te bere nga dora e njeriut. Ai ishte nga Uailtshire dhe thoshte qe kete e organizonin njerezit, ku edhe ai merrte pjese dhe ishte si nje lloj argetimi dhe kulture. Njerez te tjere, duke perfituar nga padituria e masave, e kane perdorur kete fakt. Pra ane te gjitha te bera nga dora e njeriut. Ajo fytyra e alienit psh mua me bindi me teper, qe s'ka asnje natyre misteri brenda, sepse nese do kishte do ishte bere debat i madh mediatik. Keto jane teori konspirative, asgje me shume per mendimin tim. Madje tek disa foto duken edhe njerezit qe e realizojne figuren sipas udhezimeve te marra.

Po Nostra, ka edhe nga njerezit. E lexova edhe une nje artikull nga po i njejti person qe pranonte se i benin ata. Por pyetjeve per radioaktivitetin dhe ndryshimet qelizore te kallinjeve nuk dinte tu pergjigjej. Ka tentuar edhe ushtria britanike ta beje nje kopje te njeres nga ato por pa sukses. Pastaj kur i bejne njerezit, lene gjurme perreth, gjenden kallinj te thyer dhe te drejtuar me dore me pastaj, thyerja nuk eshte e njejte si tek rrathet enigmatik etj.
 
Ja ketu eshte nje tjeter video e bere ne vitet e 90-ta nga Fox News. Ketu pasi hulumtuesit bejne analiza te ndryshme, me detektore metali gjejne dy pllaka te cilat permbajne pikerisht te njejtin vizatim. Pllakat perbehen nga metale te cmueshme bronz, argjend, dhe flori.

[youtube]xxY98buBw2o[/youtube]
 
Redaktimi i fundit:
Eshte interesante se keto rrathe behen ne hapesira shume shume te medha dhe behen brenda nje nate (thone brenda 2 oresh)...kjo e pamundur te behet nga njeriu keshtu mendohet.
Te tjere mendojne se keto jane shenja (kodime) nga UFO-t qe deshirojne te na tregojne diqka per ne.Te tjere mendojne se vijne te na eksplorojne dhe ketu ndalen UFO-t.Ka shume poteza per keto.
Une per vete mendoj se keto nuk mund te behen nga dora e njeriut se behen ne hapesira shume te medha dhe brenda nje nate.Paksa e quditshme!
 
Mah'. Nuk mendoj ne asnje menyre qe mund ti kete bere dora e njeriut, ne menyre fizike them. Mendoj qe kane dore vetem superfuqite e medha me teknologji te reja qe ne shpesh bejme pyetje vetes se ekzistojne apo jo........................ "Aljenet" pra.....Amerika, Anglia, Ruset apo te tjere akoma.
 
Jane shume ata qe perfitojn nga gjera qe ne nuk nga shkon mendja........................
 
Jane o Alienet o ai Lart (i plotfuqishmi).
Nje gje dime qe keto shenja kane nje kuptim qe deshirojne te na tregojne diqka.
 
pa koment me kan imprisionuar keto bukuri te ralla
 
Me sa di dhe sa kam lexu un rreth ktij fenomeni, ende nuk ka njeri qe jep nje pergjigje te sakte pa dyshime pa hamendesime. Ateher tia leme punen atyre qe hulumtojne, edhepse ata jo rrall here gabojne, por me siguri qe nje dit do ta marin pergjigjen, ndoshta dhe nga ata qe i kan bere, dhe nese jan aliene, do ti kerkojme demshperblim qe kan fut hunden ne teritorin tone duke cenuar paqen e njerzimit e cila eshte ndertuar ne menyre te persosur nga vet dora dhe mendja jone qe sigurt ata jashtetoksoret na kan zili pse smund te jetojne si ne, apo me ne ne kete toke te vogel ku ndodhin çudira te medha.
 
Ne po japim ketu poteza te shkencetareve se qfare mund te jete ne pyetje...jane veqse poteza pasiqe asgje seshte e sigurte.Keshtuqe te dime edhe ne se qfare po ndodh e jo vetem shkencetareve tju leme ne duar,te dime edhe ne te zbulojme diqka,te eksplorojme diqka jo vetem ata.Edhe ne jemi njerez si ata edhe ne mund te zbulojme ndonje gje.Andaj ketu secili jep disa poteza te shkencetareve apo ndonje potez te vetin se qfare mendon per keto gjera :).Mendoj qe sduhet lene vetem shkencetareve kete gje ne dore por duhet te jemi edhe ne te vetedishem se qfare po ndodh ne kete bot me plote MISTERE.
Respekte per ty.
 
Me sa di dhe sa kam lexu un rreth ktij fenomeni, ende nuk ka njeri qe jep nje pergjigje te sakte pa dyshime pa hamendesime. Ateher tia leme punen atyre qe hulumtojne, edhepse ata jo rrall here gabojne, por me siguri qe nje dit do ta marin pergjigjen, ndoshta dhe nga ata qe i kan bere, dhe nese jan aliene, do ti kerkojme demshperblim qe kan fut hunden ne teritorin tone duke cenuar paqen e njerzimit e cila eshte ndertuar ne menyre te persosur nga vet dora dhe mendja jone qe sigurt ata jashtetoksoret na kan zili pse smund te jetojne si ne, apo me ne ne kete toke te vogel ku ndodhin çudira te medha.

Hahaha me bere te qeshë SempreBarca :). Na e kan zili per paqen e papare po thua? hahahaha. Po na lajmerojne qe nese vazhdoni keshtu me kete paqe, nuk i keni punet mire.:et:
 
Hahaha me bere te qeshë SempreBarca :). Na e kan zili per paqen e papare po thua? hahahaha. Po na lajmerojne qe nese vazhdoni keshtu me kete paqe, nuk i keni punet mire.:et:

Ti je me ne apo me alienet ? :p
Un nuk di per qfar paqe e ke fjalen ti, ajo qe i referohem un eshte rezultat i informacionit qe shpesh i degjojme ne media, dhe jane deklarata te nxjerra nga kreret e shteteve qe sundojne boten ku neper samite e mbledhje te ndryshme ata thone : ne jemi deshmitare te ksaj periudhe te jeteses ku njerzimi po shtyn perpara me hapa gjigand drejt nje epoke te arte qe do kujtohet per breza te tere.
Ndersa un si individ i thjesht pa ndonje kompetence te madhe kisha me thene se nese alienet pushtojne boten, ata per nje pjese jo te vogel te njerzve nuk do te jen asgje tjeter veq se pushtues pas pushtuesve, sepse kur dikush permend " epoken e arte te njerzimit " harron ta thot edhe verzionin tjeter, qe kjo epoke shum popuj ka çuar dhe po çon drejt shkatrrimit.
Per te mbizotru i fortu, duhet te shkelet i dobti. Per kte paqe e kisha fjalen Alko :D
 
Per ate e kisha edhe une fjalen i nderuari Sempre :D.

Mua me duket nje tentim mashtrimi, e qe nuk do te jete i pa sukses ne mase te madhe te popullates. Teknologjia e tyre (njerezve, qeverise ne hije, man in black, iluminati, free masons) eshte shume me e avancuar se ajo per te cilen na tregohet. Po e marr shembull nje rast qe e kam degjuar ne nje video nga David Icke, e kane teknologjine ta beje ushtarin te kaloj neper mur ne anen tjeter pa u demtuar. Sipas tij dhe bashkebiseduesit, kane teknologji dhjetmije vite perpara ne kohe ndersa ne na jipen vetem grimca te asaj teknologjie. Edhe rrathet mund te hyjne ne ate kategori. Shtrohet pyetja pse mashtrimi?! Arsyeja eshte e thjeshte. Shkakto huti dhe trazira per te ofruar zgjidhje dhe per te realizuar dominimin global (NWO). Se shpejti (sapo te ndalen lufterat ne lindje) do te dalin me kinese nje kercenim mbareboterore nga alienet, dhe keto qe po ndodhin si rrathet, ufo-te, alienet, extraterrestrials, independence day dhe shume filma te tjere, jane parapergaditje per masat. Ngadal po e infiltrojne popullaten me idene se alienet ekzistojne, dhe ne fund kur do te vie koha do ta shfaqin teknologjine e tyre ndersa popullata tashme eshte e pergaditur dhe do te unifikohen si nje te gjitha shtetet e botes kinese per tu mbrojtur (filmi "Indipendence Day" ishte nje pergaditje e mases per te reaguar sipas atij skenari). Nga paniku dhe tmerri popujt e botes do t'i drejtojne syte nga qeverite e medha (qe jane masonike) dhe keta te fundit do te dalin me zgjidhje te problemit duke i futur te gjitha qeverite e botes nen nje komande, nen nje qeveri te perbashket (OKB), nen nje ushtri (NATO) kinese per ti luftuar agresoret (ne fakt e gjitha eshte nje loje dhe mashtrimi i madh ashtu si me 9/11, lufta ne Irak dhe Avganistan, ngjarjet me Iranin dhe Korene etj). Pra, shkakto trazira dhe ofro zgjidhje per te avancuar dhe lehtesuar arritjen e synimeve e tyre. Qellimi final: nje qeveri boterore me nje president, nje para elektronike, microchip me te gjitha te dhenat e personit ne secilin njeri, heqja e kufinjeve, kontrollimi i vendendodhjes se secilit me ane te sistemit pozicionues global (GPS), kontrollimi dhe percjellja e cdo aktiviteti tregtar (cfare bleu personi, ku dhe sa shpenzoi, ne cilin restorant, shitore, rruge, ne sa ora, me ke u takua, cfare foli, kur shkoi ne wc etj) me ane te kartave elektronike dhe microchip-it. Te hollat do te hiqen nga perdorimi, nuk do te ekzistojne dhe nuk do te shtypen me. Po bere ndonje "krim" ta bllokojne kartelen dhe as nuk blene as nuk shet dot gje. Po u rrebelua ndonje popull, ua ç'kyqin te ardhurat dhe i lene te vdesin urie. Vendosin vet kush do te punoj dhe sa te fitoje, 99% e popullates punon per 1% te elites. Kontrolla dhe dominimi total mbi globin. Ne fund do t'i ndalojne te gjitha fete dhe do ta shpallin vetem nje fe te vetme. Kush nuk hyn ne te eliminohet, ta mbash besimin tend je ne rrezik (...si ta mbash gacen ne duar). Lideri ne fillim do te thot se eshte i derguar, dhe me vone se ai eshte "zoti" vet, do te ket fuqi te mbinatyrshme (ashtu do te duket nese shfaqin teknologjine e avancuar per te cilen nuk kane ide njerezit) dhe do ti shkojne mbrapa me shumice. Te gjitha keto i kan ne plan nese nuk u ngec sharra ne gozhde (e qe do tu ngece per fat te mire).

P.s. u preferoj ta shikoni disclosure project per ti vertetuar ca info mbi mashtrimin me aliene.
 
99% ndakort me ju. Duke perjashtuar kete ne te kuq. Duam apo jo nje sistem i ri qeverisje globale do te vije, do ta sjellin. Dhe siq thoni ju me siper do gjejne menyren qe te funksionoje.
Fete do te jene mitologjija e se ardhmes.....
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top