Shenje rrethi ne grurin e Grossetos, aludohet per aliene

eGo0sTyle

System Engineer
Kaq ka mjaftuar për të krijuar episodin e radhës, që ka ngjallur dyshime për praninë e UFO-ve, por ekspertët tregohen të përmbajtur

Shiko fotografinë 1727233

Një shenjë rrethi e gjendur në mes të grurit në Braccagni të provincës së Grosettos (Itali) ka përfunduar në faqen më popullore evropiane të internetit, që mbledh sinjalizime nga e gjithë bota, “www.cropcircleconnector.com”. Gjithashtu ka tërhequr edhe vëmendjen e Qendrës Ufologjike që ka dërguar një nga përgjegjësit. Ndoshta ai rreth mund të mos jetë aq misterioz, por ja që kaq ka mjaftuar për të krijuar episodin e radhës, që ka ngjallur dyshime për praninë e UFO-ve. "Do të kishte qenë e rëndësishme të vëzhgonim atë rreth sa më shpejt të jetë e mundshme – ka shpjeguar eksperti Claudio Brunetti -, por në këtë rast fatkeqësisht kanë kaluar disa ditë. Gjurmët janë tharë dhe bari është i dëmtuar: për këtë arsye është e pamundur që mjetet mund të zbulojë diçka. Zakonisht kërkojmë praninë e fushave të mundshme magnetike, sepse në brendësi të rrethave mund të verifikohen fenomene të variacioneve gjeomagnetike të afta deri për të ‘çmendur’ busullat. Deri tani nuk kemi zbuluar asgjë të tillë, megjithatë analiza të mëtejshme do të kryhen në bazë të asaj që mundëm të merrnim nga terreni. Me aq sa kemi vënë re, gjithsesi mund të thuhet se çdo gjë është bërë nga duar ekspertësh e s’është një vepër e improvizuar nga njerëz. Besoj se kanë punuar disa persona, sepse është e pamundur që dikush të ketë bërë gjithçka i vetëm brenda një nate. Eshtë një rreth i ndërlikuar, ndonëse me ndonjë mangësi në perimetër. Sidoqoftë ende nuk mund të flasim me siguri për prani alienësh, të mos ngutemi!”.


Burimi: ikub.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top