Shfaqja e damarëve në këmbë, si kurohen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta. Këshillat
Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër centimetër dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar.
Trashëgimia
Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pasha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues (edhe në rast se nuk janë shfaqur ende variçet), të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve.
Parandalimi
Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t’i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbëve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. ثnjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet lazer në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rezeve lazer, venat çahen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vendi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me reze lazer janë të suksesshme në 95 për qind të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.
Këshilla për të shmangur varicet
1- Përdorni xhel freskues për këmbët
2- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 centimetër
3- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht
4- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell
5- Mos hiqni nga menyja orizin
6- Përdorni vazhdimisht grurin
7- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion
8- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara
9- Mos mbani pesha të rënda
10- Përdorni korse najloni në mbrëmje

Dëmtimi që sjell qëndrimi ulur
Edhe të qëndrosh ulur për kohë të gjatë dëmton damarët e këmbëve.
Qëndrimi ulur qoftë edhe për një orë, është tepër i dëmshëm për personat që kanë variçe. Damarët e ënjtur të këmbëve fillojnë të pulsojnë dhe shkaktojnë dhimbje. Këmbët dhe kyçet ënjten thuajse dyfish dhe në shumë raste dhimbjet bëhen të padurueshme. Nisur nga kjo, mjekët këshillojnë një lëvizje për rreth 30 minuta në mëngjes dhe një të ngjashme në mbrëmje, është e rëndësishme që edhe gjendja shpirtërore të jetë e mirë. Po ashtu këmbët tuaja mund t’i ndihmoni me anë të një xheli. Për këmbët, ai ka efekt freskues. Ndikon në kapilarët duke i dhënë ndjesi freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kontribuon në tonifikimin e mureve të enëve të gjakut.
Edhe meshkujt preken nga variçet
Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.
Mosha tipike e shfaqjes së variاeve
Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pesha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pasha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Problemet që shfaqen tek damarët e këmbës mund të shfaqen në periudha dhe mosha të ndryshme. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël.
Praktikat për trajtimin e variçeve
Shkencëtarët po praktikojnë një mënyrë të re për trajtimin e ënjtjes së damarëve të këmbeve, një sëmundje e rrezikshme nga e cila preken jo vetëm gratë. Kjo mënyrë e re është eliminimi i damarëve me rreze lazer, të cilat bëjnë të mundur djegien e damarëve “të helmuar”. Por gjithashtu nuk është vërtetuar ende nëse edhe kjo mënyrë parandalon përsëritjen e sëmundjes. Nga studimet e bëra është treguar se bimët jeshile, kurojnë variçet. Ashtu si për të gjitha sëmundjet e tjera, edhe për të trajtuar dhe kuruar venat varikoze, është e rëndësishme që të përzgjidhen ushqimet. Së fundmi, specialistët kanë arritur në përfundimin që bimët jeshile me kërcell, (fibra) gruri, orizi, kurojnë variçet. TO
 
Shume Interesant ky materiali, dhe une personalisht ne fakt marr produkte ne erboristeri per te ekuilibruar qarkullimin e gjakut ne venat e kembet.
Ushqimi eshte i rendesishem por kur abuzohet me fizikun nuk mjafton.
 
erboristeri
dyqan me produkte natyriste te bera nga bime? apo??


ps: per te mos tu shfaqur varicet eshte me se i rendesishen eforti fizik...dmthn te besh levizje....i kam hskruar me te kuq siper ca duhet bere:)
 
jon shum antiestetike kto damart kshtu, zakonisht plakave e grave shtatzan ja u shoh...
 
Shume flm per kete teme :)
 
Ne fakt ndodh kjo nga mbajtja e takave te larta!!!!!!!!!
jo vetem nga kjo brazilu:)
ka me sh shkaqe pse ndodh...
psh kur ri sh kohe ulur pa bere levizje....
ose nqs ben nje djete humb peshe ..... lekura humb elasiticitet dhe shfaqen damaret


kurr nuk i kom pa, po u dashka me pas shum kujdes edhe na pra...

po duhet bere sh kujdes...prandaj une ke shof qe ri ulur i them ...mbas 50 min ulur ik pi nje gote uje...keshtu leviz cik....
edhe kisha lexuar nje artikull te lezetcem me levizjet qe mund ti besh sa je e ulur ne zyre...:)
 
Damarët në këmbë (Variçet), si kurohen

Nëse doni të shmangni variçet venoze bëni kontrolle mjekësore. Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.

Këshillat

Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër pond dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar.

Trashëgimia

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pasha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30 vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues (edhe në rast se nuk janë shfaqur ende variçet), të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve.

Parandalimi

Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t'i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbeve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. ثnjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet lazer në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rezeve lazer, venat çahen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vendi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me reze lazer janë të suksesshme në 95 për qind të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.

Xheli

Për këmbët ka efekt freskues. Ndikon në kapilaret duke i dhënë ndjesi freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kontribuon në tonifikimin e mureve të enëve të gjakut. ثshtë perfekt për ata që qëndrojnë gjatë në këmbë dhe për gratë shtatzëna. Parandalon variçet (nuk i kuron). Mund të përdoret edhe mbi geta në ndonjë rast, madje edhe pas depilimit pa shkaktuar asnjë dëm. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

Variçe të trashëgueshme

Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk "kursen" as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here.

Keshilla

1- Përdorni xhel freskues për këmbët
2- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond
3- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht
4- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell
5- Mos hiqni nga menyja orizin
6- Përdorni vazhdimisht grurin
7- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion
8- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara
9- Mos mbani pasha të rënda
10- Përdorni korse najloni në mbrëmje

Damarët në këmbë


Metodë e re me lazer

Shkencëtarët po praktikojnë një mënyrë të re për trajtimin e ënjtjes së damarëve të këmbeve, një sëmundje e rrezikshme nga e cila preken jo vetëm gratë. Kjo mënyrë e re është eliminimi i damarëve me rreze lazer, të cilat bëjnë të mundur djegien e damarëve "të helmuar". Por gjithashtu nuk është vërtetuar ende nëse edhe kjo mënyrë parandalon përsëritjen e sëmundjes.

Edhe të qëndrosh ulur dëmton

Qëndrimi ulur qoftë edhe për një ore, është tepër i dëmshëm për personat që kanë variçe. Damarët e ënjtur të këmbëve fillojnë të pulsojnë dhe shkaktojnë dhimbje. Këmbët dhe kyçet ënjten thuajse dyfish dhe në shumë raste dhimbjet bëhen të padurueshme. Nisur nga kjo, mjekët këshillojnë një lëvizje 30 minutëshe në mëngjes dhe një të ngjashme në mbrëmje, është e rëndësishme që edhe gjendja shpirtërore të jetë e mirë.

Bimët jeshile, kurojnë variçet

Ashtu si për të gjitha sëmundjet e tjera edhe për të trajtuar dhe kuruar venat varikoze, është e rëndësishme që të përzgjidhen ushqimet. Së fundmi, specialistët kanë arritur në përfundimin që bimët jeshile me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve.
 
Titulli: Shfaqja e damarëve në këmbë, si kurohen

Lufta e ashpër kundër variçeve


ثshtë koha të kujdeseni për veten dhe shenjat e pakëndshme nëpër këmbë mund të shndërrohen vërtet një problem, sidomos për femrat. Variçet dhe kapilarët shkaktohen nga një mosfunksionim i qarkullimit të gjakut: si t’i parandalojmë, t’i kurojmë dhe t’i eliminojmë këto armike të bukurisë femërore

Stina e bukur e pranverës tashmë ka ardhur dhe është momenti më i mirë për të zbuluar këmbët. Por nëse këto të fundit janë të mbushura me shenja të pakëndshme si variçet dhe damarë të kuq, kjo gjë mund të shndërrohet në një problem. Variçet dhe kapilarët e gjakut janë një dhuratë e pakëndshme e kohës që kalon: ndërsa plakemi vërejmë nëpër këmbë vija me ngjyrë vjollcë dhe jeshile “të dhëmbëzuara” e të fryra. Këto deformime të enëve të gjakut janë pothuajse një problem kryesisht për femrat: prekin mbi 50% të femrave nga mosha 30 deri në 60 vjeçe, por mund të preken edhe vajzat më të reja. Deri tani mjekët thonë se ndonëse venat varikoze janë një sëmundje kronike, origjina e tyre ende është e panjohur. Faktorët ndikues janë disa, trashëgimia, shtatzënia, mosha, mbipesha, profesioni etj. Por le të zbulojmë së bashku se çfarë janë ekzaktësisht variçet, si formohen dhe si mund t’i zhdukim. Mjekët specialistë këshillojnë për të sëmurët që vuajnë nga varikozat dhe si mund të shmangen ato. Por rëndësi të veçantë për luftimin e kësaj sëmundjeje është qëndrimi i drejtë dhe mundësisht shmangia e jetës sedentare. Gjithashtu, duhet të evitohet qëndrimi ulur me këmbët kryqëzuar, si dhe mbajtjen për shumë gjatë të këpucëve me taka të larta.
Venat varikoze apo siç njihen në gjuhën e popullit dalja e damarëve të këmbës është sëmundje kronike, por në fakt, origjina e tyre ende është e panjohur. Venat varikoze shfaqen përgjithësisht te gratë mbi moshën 30 vjeç dhe kjo vjen për shkaqe trashëgimie, ose mund t’u shfaqen grave shtatzëna, grave mbipesha, por edhe nga mosha dhe profesioni.

Kapilarët ose venat varikoze janë enë të vogla gjaku të dukshme përmes lëkurës, me ngjyrë të kuqe, vjollcë dhe jeshile. I ngjajnë pak a shumë rrjetës së merimangës. Fillimisht shfaqen vetëm në kofshë ose fytyrë. Venat varikoze diferencohen nga të tjerat, sepse ato janë enët më të mëdha të gjakut, të fryra dhe të dhëmbëzuara, me ngjyrë jeshile të errët dhe që qëndrojnë në reliev mbi lëkurë. Në pjesën më të madhe të rasteve shfaqen në këmbë, shputën e këmbëve dhe mbi kavilje. Një venë e shëndetshme, e cila është në punë, e transporton gjakun nga poshtë lart. Nëpër variçe gjaku rrjedh ngadalë dhe në anë të kundërt, gjë që e dobëson venën: si pasojë, vena është e prirur të fryhet dhe të deformohet. Venat varikoze mund të jenë edhe të dhimbshme: në zonën e prekur mund të ndihen të djegura, pickime, ndjesi shpimi me gjilpëra dhe lodhje. Në fakt, venat më të imflamuara mund të vështirësojnë qarkullimin e gjakut, duke ënjtur kaviljet e duke u krijuar probleme lëkurës dhe këmbëve. Venat si rrjetë merimange mund të jenë të pakëndshme në pamje, por rrallëherë janë të rrezikshme për shëndetin: vetëm me raste mund të shkaktojnë probleme, sidomos pranë kaviljeve. Avantazhi është se mund të diagnostikohen nga mjeku, i cili duke parë me kujdes zonat e prekura mund të dallojë ënjte dhe ndryshim të ngjyrës së lëkurës.
Si të zvogëloni sikletin

Nëse ju shkaktojnë dhimbje dhe lodhje të gjymtyrëve të poshtme, mjekimi më i thjeshtë janë çorapet pa llastik të fortë, të cilat lejojnë qarkullimin e gjakut, duke lehtësuar në këtë mënyrë dhembjet. Nëse problemi janë ënjtjet, atëherë mund të provoni të mbani një dietë e cila nuk përmban kripë, për të zvogëluar mbajtjen e ujit. Një këshillë tjetër është që të vini një jastëk poshtë këmbëve kur jeni të shtrirë, në mënyrë që jenë më lart sesa niveli i zemrës, për të favorizuar qarkullimin e gjakut.
Si t’i eliminojmë

Nuk është e këshillueshme praktikimi i sporteve të rënda si tenisi, ngritja e peshave etj. Aktiviteti sportiv më i rekomandueshëm është noti dhe përdorimi i biçikletës. Udhëtimet, pushimet dhe aktivitetet në natyrë. Gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, duhet ndaluar dhe ecur në këmbë për një kohë të shkurtër, ose në autoveturë mund të uleni në sedilen e pasme me këmbë të shtrira mbi sedilen e përparme. Në qoftë se udhëtoni me tren ose me autobus ndërprisni qëndrimin ulur duke lëvizur në të. Në udhëtimet e gjata me avion mbi 2 orë duhet lëvizur vazhdimisht. Evitimi i qëndrimeve në diell mbi 30 min pa lëvizur, lëvizja në diell nuk përbën kundraindikacion. Ecja në det ku niveli i ujit duhet të jetë deri në nivelin e kofshëve është e rekomandueshme. Të sëmurët të cilët vuajnë nga venat varikoze nuk duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur, n.q.s. është i detyruar atëherë duhet të bëjë ecje në vendnumëro ose të ngrihet e të ulet në majë të gishtave disa herë. ثshtë tej mase e këshillueshme që të evitojë jetën sedentare, qëndrimet ulur për një kohë të gjatë pa lëvizur. Duhet të evitojë mbajtjen e veshjeve të ngushta (si korse, xhinse, aderente etj.) që shtrëngojnë kofshët apo kërcinjtë. Takat shumë të larta apo të sheshta nuk duhen të mbahen kurrsesi, por këshillohet që të jenë mesatarisht midis 3-5 cm. Mesazhet e forta në zonat e shfaqura varikoza nuk duhen bërë, pasi kjo e përkeqëson akoma më shumë atë. Duhet shmangur nxehtësia lokale në këmbë për një kohë të gjatë, për shembull soba, furnela, borsa me ujë të nxehtë në këmbë. Në asnjë mënyrë femrat që vuajnë nga variçet nuk duhet të pinë duhan. Ushqimi duhet të jetë i atillë që të shmangë kapsllëkun, të favorizojë apo të përkeqësojë hemorroidet ose variçet. Duhet të kujdeseni për rëniet ose shtimin në peshë në mënyrë të theksuar. Duhet të mos konsumoni ushqime pikante dhe alkool, pasi këto mund të shtojnë të kruarat. ثshtë e mirë që të pakësoni konsumin e bukës, brumërave dhe ëmbëlsirave. Gjithashtu është e rëndësishme që të reduktoni përdorimin e kafesë dhe të shumë frutave. Por ajo që është më e vlefshme, këshillohet një dietë e pasur me fibra, perimet etj.


◘ shqip ◘
 
Titulli: Shfaqja e damarëve në këmbë, si kurohen

Ne fakt ndodh kjo nga mbajtja e takave te larta!!!!!!!!!

fiksimi jetes time jan takat...
dhe skam pas naiher kshu problemesh

natyrisht po flas per taka shum te nalta..... atletet i perdor vetem kur iki me bo pazarin ose per ne shkoll...
 
Titulli: Shfaqja e damarëve në këmbë, si kurohen

pfffffffffffffffffffffff gjeja me idiote qe kan femrat ne gjith historin e tyre qe kur bene pjese ne kete natyre eshte te qendrruarit dhe te mabjturit ekujliber mbi 2 shkopa posht kembeve qe i quajne taka

---------- Post added at 01:19 ---------- Previous post was at 01:18 ----------

uuuuuuuuuuuu me verte se spytem ndo nje besimtar mysliman per varicet , ore djema hiqen me kuran kto varicet ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top