Shkencëtarët amerikanë prodhojnë trurin e parë në epruvetë

E pamundura po bëhet realitet. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të drejtuar nga profesori Rene Anand krijuan trurin e parë në epruvetë. Qëllimi është për të njohur më mirë aktivitetin e trurit dhe për të mësuar reagimin e tij ndaj disa substancave të caktuara apo helmeve.

Kjo arritje, do të ndihmojë edhe në testimin e medikamenteve, të cilët mund të kurojnë Alzajmerin dhe Parkinsonin. Truri i përftuar në laborator ka të njejtin zhvillim sa ai i një fetusi prej 5 javësh.

ثshtë i vogël sa goma fshirëse e një lapësi dhe nuk ka vetëdije. Ai u krijua nga qelizat e marra nga lëkura e personave të rritur, të transformuara në qeliza embrionale për t’i riprogramuar. Dhe ja ku u arrit, në modelin më të plotë të trurit njerëzor, të zhvilluar deri më tani. Për herë të parë, organi i prodhuar në laborator arrin të riprodhojë 99% të llojeve të ndryshme të qelizave dhe gjeneve që e përbëjnë, duke përfshirë një pjesë të palcës së kurrizit dhe retinës.

Për të kaluar në hapin e mëtejshëm të rritjes së organit është e nevojshme një rrjet enësh gjaku, që mund të arrihet pa krijimin e një zemre artificiale. Ekipi i shkëncëtarëve i Universitetit të Ohajos po ruan me shumë kujdes teknikën e përdorur. Mungesa e qartësisë i bën shkëncëtarët e tjerë të kenë dyshime, por nëse lajmi konfirmohet dhe miratohet nga komuniteti i shkencëtarëve, do të hapte një shteg krejtesisht të ri për studimin e funksionit të trurit dhe zhvillimin e medikamenteve të reja.

(c)Tv Klan
 
Titulli: Shkencëtarët amerikanë prodhojnë trurin e parë në epruvetë

Asnje arritje mjekesore nuk me impresionon aq sa do te me impresiononte gjetja e ilaqit/sherimit nga kanceri.
 
Titulli: Shkencëtarët amerikanë prodhojnë trurin e parë në epruvetë

Ndjehem i zhgenjyer me keto zbulimet e fundit. Paramendo sa e poshter do ishte bota kur te vije momenti te kene tru me bollek edhe ata qe nuk kan apo qe nuk ju duhet. :murit::murit: Por ne anen tjeter eshte edhe nje shenje domosdoshmerie se sa ka nevoje kjo shoqeri, kjo bote per tru ;)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top