Shqipëria shënon rritjen ekonomike rekord me 96 përqind-FMN

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shqipëria po arrin në lartësi të reja të zhvillimit ekonomik, politik e shoqëror. Kështu konstatohet në raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili paraqitet si një dokument inkurajues për autoritetet shqiptare dhe tepër vlerësues për të gjithë aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë që kanë kontribuar në gjithë këtë periudhë tranzicioni dhe që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve impresionuese të Shqipërisë nga një ekonomi e centralizuar drejt një ekonomie tregu të lirë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, përmes një konference për shtyp ka përshëndetur raportin e FMN, duke nënvizuar vlerat pozitive që paraqiten për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri. Duke iu referuar raportit, Bode ka vlerësuar se në vitet e fundit, PBB për frymë është rritur më shumë se dy herë, rezultat si në asnjë vend tjetër në tranzicion, rritja ekonomike e Shqipërisë në këtë periudhë ka qenë 96%, ndërsa 17 vendet në tranzicion kanë një rritje mesatarisht prej 50%. Ky rezultat vjen në një kohë që vendet balltike që kanë rritjen më të lartë ekonomike mes vendeve në tranzicion, kanë një rritje prej 74%, vendet e BE-së me 50%, ndërkohë që vendet e tjera me ekonomi në zhvillim dhe në tranzicion kanë një rritje prej vetëm 38%. Rritja ekonomike sipas raportit, është rezultat i politikave strukturore dhe i reformave, pasi elementët e tjerë që kanë të bëjnë me transformimin e ekonomisë, me liberalizimin e çmimeve dhe të tregut etj., u ezauruan në një fazë të shkurtër gjatë fazës së parë të tranzicionit. Autoritetet shqiptare, tha më tej Bode, sipas Fondit u treguan të afta që përtej situatës energjitike rajonale dhe të brendshme të pafavorshme, të garantojnë një rritje ekonomike prej mbi 6% në dy vitet e fundit. Më tej, Bode ka theksuar se, një tjetër tregues i rëndësishëm i raportit ishte fakti se inflacioni është më i ulëti nga ai i vendeve me ekonomi të zhvilluara, (BE) dhe më i ulëti edhe midis vendeve të rajonit. "Ruajtja e një niveli të ulët të inflacionit ka qenë një prej faktorëve të stabilitetit të gjatë makroekonomik dhe të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë shqiptare dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme shoqërore. Eksportet vlerësohet se po rriten me ritme shumë të shpejta dhe Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë investime qoftë në eksportet tradicionale, siç janë përpunimet aktive, ashtu edhe në fushën e mineraleve", ka vijuar më tej Bode në fjalën e tij, duke theksuar se si rezultat i këtyre zhvillimeve FMN vëren se kushtet sociale janë përmirësuar në mënyrë drastike dhe Shqipëria është graduar sipas standardeve të IDA-s. Rritja e shpejtë ekonomike, stabiliteti i çmimeve dhe reminitancat e konsiderueshme kanë bërë që Shqipëria të përmirësojë në mënyrë drastike situatën e saj sociale dhe ekonomike.
 
Ekonomia shqiptare kalon në grupin e vendeve me të ardhura mesatare


Sipas raportit të FMN-së vjen njoftimi i parë për Shqipërinë, i cili ka të bëjë me faktin se, FMN dhe BB e kanë kaluar Shqipërinë nga grupi i vendeve të varfëra dhe me ekonomi emergjente, në grupin e vendeve me të ardhura mesatare dhe ekonomi në strukturim. Për ministrin e Financave, Bode, kjo do të thotë për ekonominë shqiptare dhe për autoritetet shqiptare, se pas këtij momenti, asistenca dhe ndihma e derisotme nuk do të jetë në të njëjtat nivele, por gjithnjë e më shumë Shqipëria do t‘i drejtohet tregut për të plotësuar të gjitha nevojat e saj me burime dhe kapitale financiare. Së dyti, tha ai, arritje mbresëlënëse, thuhet në raport, u detyrohen shumë politikave makroekonomike dhe reformës strukturore të shëndetshme. "Pra, bazohemi në një reformim dhe strukturim të ekonomisë shqiptare drejt perspektivës për sigurinë e zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Reformat dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare në fushën fiskale dhe atë të ekonomisë reale, kanë qenë të kujdesshme dhe të suksesshme në garantimin e një stabiliteti makroekonomik dhe afatgjatë dhe në përmirësimin e mëtejshëm të tij edhe pse një sërë faktorësh të jashtëm kanë qenë të pafavorshëm gjatë viteve të fundit", ka bërë të ditur Bode, duke vënë në dukje se financat publike janë të shëndosha, kryesisht në uljen e peshës së borxhit ndaj PBB si dhe nga përmirësimi i administrimit tatimor dhe doganor. Duke iu referuar raportit, Bode nënvizoi se FMN e cilëson të shkëlqyer përvojën me taksën e sheshtë dhe përgjysmimin e barrës së taksave, duke konfirmuar se niveli i tyre është më i ulëti ndër vendet në tranizicion. "Me gjithë këtë përgjysmim të taksave, vërehet në raport, niveli i arkëtimeve në buxhetin e shtetit përmes administrimit dhe uljes së informalitetit është rritur në mënyrë të dukshme. Në tre vitet e fundit janë arkëtuar 3 miliard dollarë më shumë në krahasim me 3-vjeçarin e mëparshëm të qeverisjes së majtë dhe kjo përbën rezultatin mbresëlënës të kësaj qeverie, në një kohë kur kemi të bëjmë me përgjysmim të të gjithë nivelit të taksave dhe barrës fiskale që ka pasur ekonomia shqiptare përpara kësaj periudhe", qartësoi më tej ministri i Financave.
 
Raporti: Buxheti shtesë, uli deficitin buxhetor në nivelin 5.2%


Buxheti shtesë, vlerësohet në raportin e FMN-së, uli deficitin buxhetor në nivelin 5.2% duke e bërë atë neutral ndaj zhvillimit të ekonomisë dhe kërkesës së tregut, duke e bërë neutral ndaj presioneve inflacioniste. "Kjo u bë e mundur përmes administrimit fiskal, pas vendosjes së taksës së sheshtë me 10% duke mos prekur, thuhet në raport, programin ambicioz për investime publike dhe kryesisht atë në infrastrukturën rrugore, segmentin Rrëshen–Kalimash, i cili po financohet pikërisht përmes rritjes së të ardhurave nga përmirësimi i administrimit fiskal", ka bërë të ditur Bode në fjalën e tij. Ndër të tjera ai ka nënëvizuar, se në raport nënvizohet se qeveria është e vendosur, për të përmirësuar klimën për investitorët, përmes regjistrimit në një sportel të vetëm dhe në një ditë dhe përmes zbatimit të e-goverment, programit tashmë në proces. Qeverisja e vogël, vuri në dukje Bode, është motoja e kësaj qeverie, thuhet në raport, e cila ka fokus shkurtimin e shpenzimeve operative dhe rritjen e performancës së administratës. Gjithashtu raporti thekson se, nënshpenzimi në buxhetin kapital ka qenë një nga shqetësimet e buxhetit ndër vite. Në përgjigje të kësaj, Bode theksoi se në raport thuhet që autoritetet kanë pakësuar numrin e projekteve të vogla dhe jo eficente, duke u përqendruar në projektet kyçe të infrastrukturës si dhe kanë përmirësuar cilësinë e projekteve dhe të prokurimeve përmes zbatimit të një ligji të ri për prokurimet. "Me gjithë sukseset që ka arritur në zbatimin e marrëveshjes, Shqipëria ka ende probleme të fshehura në sipërfaqe, të cilat mund të aktivizohen me afrimin e zgjedhjeve të reja thuhet në raport. Ndër elementët më të rëndësishëm që duhen konsideruar nga qeveria shqiptare përmendet garantimi i ruajtjes së ritmeve të rritjes ekonomike dhe përmirësimi i klimës së biznesit përballë një bote me më pak mundësi për rritje ekonomike, partnerët tanë europianë dhe përballë një rritje çmimesh nga komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi", tha Bode në lidhje me raportin e FMN.
 
Ja me se genjejne njerzit me budallalliqe
 
Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, prioritet i suksesshëm i qeverisë


"Ruajtja e stabilitetit të çmimeve në rrafshin afatshkurtër përmes kombinimit të politikave fiskale dhe monetare, përbën po ashtu një prioritet, i cili është adresuar me sukses dhe ka bërë që niveli i inflacionit edhe gjatë vitit 2008 po vazhdon të bjerë në krahasim me muajt e parë të vitit", ka bërë të ditur Bode, duke shtuar se ky është një zhvillim tepër pozitiv dhe një kapacitet tashmë të demonstruar nga autoritetet shqiptare për të dominuar mbi këtë presion inflacionit që vjen nga tregu ndërkombëtar. Përfundimi i reformës energjitike po ashtu, vijohet më tej në raport, përbën një nga objektivat kryesorë që duhet të jenë në vëmendjen e autoriteteve shqiptare dhe për këtë arsye ju e dini që ka filluar procesi i privatizimit të sektorit të shpërndarjes për të zgjidhur përfundimisht problemin e financimit dhe rritjes së shpenzimeve të buxhetit të shtetit për të mbajtur dhe siguruar furnizimin gjithëvjetor të popullatës dhe ekonomisë. Në vijimësi të paraqitjes së raportit, ministri i Financave theksoi se, prezantimi i një rregulli fiskal në kushtet e largimit të afërt të FMN-së po ashtu vlerësohet si domosdoshmëri dhe për këtë arsye ju e dini që një muaj më parë përmes Ligjit të ri organik të buxhetit të shtetit, vendosëm rregullin tonë fiskal të defictit total në raport me PBB si instrument të balancimit të të gjithë treguesve të tjerë të shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit.


Autoritetet shqiptare kanë rritur performancën në bashkëpunimin me FMN


FMN ka vlerësuar maksimalisht se autoritetet shqiptare kanë rritur performancën në programin e bashkëpunimit me FMN-në dhe kjo performancë vlerësohet e fortë dhe të gjitha objektivat e vendosur në kuadër të programit të bashkëpunimit të realizuara. Tranzicioni i Shqipërisë, thuhet në raport, dhe marrdhëniet e mira dhe produktive me Fondin, kanë prodhuar rezultate impresionuese. "Në përfundim të kësaj analize të artikullit 4, drejtorët e bordit të FMN-së bënë njoftimin e dytë, i cili konsiston në faktin se: rezultatet impresionuese të arritura si dhe rritja e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare bindin fondin që pas 16 vjetësh bashkëpunim e mbikqyrje të ngushtë në kuadrin e programeve për lehtësimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e varfërisë, duke filluar nga janari 2009 ky bashkëpunim do të realizohet vetëm në kuadrin e Artikullit 4", ka theksuar Bode në fjalën e tij. Nuk do të jetë ajo mbikqyrje, tha ai, me misionet e herë pas hershme që vijnë për të monitoruar vendimet dhe ripërtëritjen e fondeve që ka administrata publike. Më tej, Bode ka shprehur edhe njëherë falenderimet e tij për FMN–në, bordin e drejtorëve të këtij institucioni, për raportin e tyre realist, nxitës për qeverinë dhe vlerësues për të gjithë aktorët ekonomikë, politikë dhe shoqërorë, që kanë mundësuar këtë zhvillim kaq të shpejtë dhe mbresëlënës të Shqipërisë në rrugën e saj drejt tregut dhe shtetit ligjor.


Blerina TOSLLUKU
 
Kalimi i Shqipërisë në listën e vendeve me të ardhura mesatare zhvillim tepër pozitiv

Ndryshime në buxhet për bashkëfinancimin e projekteve

Qeveria do të bëjë ndryshimet e nevojshme në buxhetin e shtetit në mënyrë që t'iu përgjigjet financiarisht këtyre projekteve. Duke theksuar se Shqipëria tashmë po renditet në listën e vendeve me të ardhura të mesme, kryeministri theksoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv, shumë i rëndësishëm, një vepër madhore e të gjithë shqiptarëve, por edhe e filozofisë së qeverisë për rritjen ekonomike. "Në buxhetin e shtetit duhet të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që t`u përgjigjemi me bashkëfinancim këtyre projekteve sepse tani, siç e dini, Shqipëria me ritmin e saj të zhvillimit po kalon në vendet me të ardhura të mesme dhe kjo ka disa pasoja, përsa i përket granteve dhe kredive, por lehtësisht e plotësisht të përballueshme dhe askush nuk duhet të jetë zemërthyer, sepse ky vend i tha lamtumirë grupit të vendeve me të ardhura të ulëta. Përkundrazi, ky është një zhvillim shumë pozitiv, shumë i rëndësishëm, një vepër madhore e të gjithë shqiptarëve që me mundin, djersën dhe sakrificën e tyre, por natyrisht edhe filozofizë që ne vendosëm dhe zbatuam, bënë që vendi të dalë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta", tha kryeministri. Duke iu referuar faktit se në vitin 1992, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat për frymë në Shqipëri kanë qenë 204 dollarë, kryeministri bëri të ditur se vendi renditej si një nga vendet me të ardhura më të ulëta në botë. Sipas tij, të ardhurat për frymë në Indi dhe Kinë shekullin e kaluar kanë qenë 400-600 dollarë respektivisht.


Konsolidimi i institucioneve rrit lirinë e tregut në vend


Kryeministri Berisha ka vënë theksin dje në domosdoshmërinë e respektimit të kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për përqendrimin e asistencës së paraderimit. Respektimi i këtyre kritereve, vlerësoi kryeministri, ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është një parapërgatitje e vendit për të konsoliduar kriteret e Kopenhagenit apo atë që quhet demokraci funksionale. Duke i dhënë një rëndësi të veçantë respektimit të kriterit ekonomik, kryeministri bëri të ditur se ky proces ka një rëndësi të madhe, pasi ka të bëjë me rregullimin e një tregu funksional. "ثshtë e domosdoshme të respektohet kriteri ekonomik, respekti i të cilit ka një qëllim madhor: ekonomi tregu funksionale", tha kryeministri. Në vijim, ai theksoi se fuqizimi i të gjitha parametrave që garantojnë lirinë e tregut sjell dhe vetkufizimin e qeverisë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se në momentin që qeveria vetkufizohet, rritet dhe lirshmëria e tregut. "Do të përqëndrohemi tek fuqizimi i të gjitha instrumentave që garantojnë lirinë e tregut, e cila kusht fondamental ka vetëkufizimin e qeverisë. Sa më tepër të vetëkufizohet qeveria aq më i lirë bëhet tregu", vijoi më tej kreu i ekzekutivit shqiptar. Ndër të tjera, ai vuri në dukje se raporti mes qeverisë dhe tregut ndryshon nga raportet e tjera, duke theksuar se kriteret 20-25% të adresuara në fushën ekonomike duhet të synojnë zgjerimin dhe konsolidimin e ekonomisë së tregut, duke rritur kapacitetet institucionale. "Raporti qeveri-treg është i ndryshëm nga të gjitha raportet e tjera. Kështu që është e rëndësishme që kriteret që 20-25% apo 14.2 -18 milion euro, të cilat do të adresohen në fushën ekonomike, të synojnë para së gjithash zgjerimin dhe konsolidimin e ekonomisë së tregut, forcimin e kapaciteteve institucionale apo forumeve rregullatore të tregut, siç është ERT, ERE dhe AMF , institucione këto që po provohen gjithnjë e më serioze dhe më të konsoliduara dhe përsosja e bazës laboratorike dhe metrike si një kusht për standardet evropiane", ka bërë të ditur kryeministri, duke theksuar se ka një rëndësi shumë të madhe që kjo shumë të përqendrohet në projektet më të domosdoshme.


Rrugët rurale dhe ujësjellësat më prioritaret


Fondi prej 82 milion euro të parashikuara për vitin 2008 në masën 40-45% të tyre apo 28-35 milion do të përdoren për projekte, të cilat afrojnë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Evropian në shkolla, rrugë, ujësjellësa e infrastrukturë. Kryeministri Berisha theksoi se e rëndësishme në këtë proces është përparimi me ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve dhe ujësjellësave. "Mendoj se është e domosdoshme që edhe në këtë fond të përparësohen rrugët rurale dhe ujësjellësat", tha kryeministri në fjalën e tij. Duke theksuar se asgjë nuk mund ta zëvendësojë zhvillimin e këtij vendi se sa rehabilitimi i infrastrukturës, kryeministri tha se një Shqipëri evropiane, mund të jetë e tillë vetëm me një infrastrukturë evropiane. Për këtë, vijoi ai, nuk duhet të kemi asnjë iluzion, ndaj dhe një pjesë e këtyre fondeve do të shkojë për rrugë dhe ujësjellësa, sikundër ka një risi në përdorimin e këtyre fondeve; bashkëfinancimi nuk është më 10%, por kërkohet të jetë 15-25%.


Blerina TOSLLUKU


Rilindja demokratike - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
akoma me fmn-ne ne??shtetet e tjera i kan thene me kohe "lamtumire"fmn-se por kshu eshte kur jeton ne nje vend ku mungojn studiuesit e konomise qe do ndiqnin nje rruge te zhvillimit te vendit edhe jo rruge te perzgjedhura sipas interesave te fmn-se!
 
Braziliane, kujdes kur lexon nje liber mjekesie, mund te vdesesh nga nje gabim shtypi ahahhaha

Jo 96% e dashur, por 6% se na tromakse.
 
Braziliane, kujdes kur lexon nje liber mjekesie, mund te vdesesh nga nje gabim shtypi ahahhaha

Jo 96% e dashur, por 6% se na tromakse.

i kam ber copy/paste nga gazeta perkatese..........cfar faji kam un qe duan ata tia rrisin perqindjen????????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top