Shtatzania tek adoleshentët ndërlidhet me emisionet televizive

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Shtatzania tek adoleshentët ndërlidhet me emisionet televizive

7944.jpg


Hulumtuesit morën adoleshentë prej 12-17 vjeçar dhe i pyeten ata 3 herë në mes viteve 2001 dhe 2004 për mënyrat e shikimit të televizionit, për marrëdhëniet në mes gjinive dhe në lidhje me shtatzaninë.

Qëndrimi në prani të disa programeve televizive është duke ndikuar për së keqi tek fëmijët, duke i drejtuar fëmijët që shikojnë emisione erotike në shtatzani të hershme dhe ata qe luajnë lojra të dhunshme që ti adoptojnë ato sjellje për veti, thonë hulumtuesit.

Hulumtuesit nga organizata për hulumtime RAND thonë se studimi i tyre 3 vjeçar ishte i pari që ndërlidhi programimin e keq të televizionit me sjelljet e rrezikshme tek adoleshentet.

"Hulumtimi i ynë tregon se televizioni luan rol të madh tek numri i madh i shtatzanive tek adoleshentet në SHBA,"thotë Anita Chandra, shkencëtare e sjelljeve e cila drejtoi hulumtimin e bërë nga organizata RAND.

"Ne nuk thamë se ky është shkaku kryesor, por thamë se ky është një faktor që ndikon më së shumti për të arritur tek shtatzania tek adoleshentët."

Hulumtuesit morën adoleshentë prej 12-17 vjeçar dhe i pyeten ata 3 herë në mes viteve 2001 dhe 2004 për mënyrat e shikimit të televizionit, për marrëdhëniet në mes gjinive dhe në lidhje me shtatzaninë.

Rezultati ishte se tek 718 adoleshentë kishte 91 shtatzani. Ata që kishin shikuar emisione erotike ishin në rrezikun më të madh që të vijnë tek shtatzënitë në krahasim me ata që kishin shikuar më së paku kësi programesh.

Studimi u fokusua më shumë në 23 kanalet televizive falas dhe që janë më të shikuara nga adoleshentët siç janë disa komedi, drama, programe vizatimore etj. Komeditë kishin skenat më ndikuese për të rinjtë.

"Materialin që shohim më radhë ndikon në mënyrë negative ndaj këtyre rreziqeve," thotë Chandra.
"Pra nëse adoleshentet marrin informata në lidhje me marrëdhëniet ndër gjinore ata nuk marrin mjaft informata të duhura për sëmundjet që përhapen nga to apo në lidhje me shtatzënitë e mundshme."

Reuters.com
 
Titulli: Shtatzania tek adoleshentët ndërlidhet me emisionet televizive

po normal...femijet e sotem kane vetem emrin femije se jane qe te gjithe burra e gra...te japin uje ne maje te luges...dine me shume se te rriturit...skane cte mesojne tjeter kur te rriten se i kane mesuar permendesh gjerat...
 
Titulli: Shtatzania tek adoleshentët ndërlidhet me emisionet televizive

Kane kane akoma me shume kur te rriten. :)
 
Titulli: Shtatzania tek adoleshentët ndërlidhet me emisionet televizive

Dua te bejne prape kete testin keta "hulumtuesit" ne 2014...do thone ishin engjej ata te vjetrit :lool:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top