Si të udhëheqim përmes ndryshimit

Të udhëheqësh njerëzit në kohë tranzicioni është një punë e vështirë. Ju duhet të menaxhoni vetë emocionet tuaja, të mbështesni ekipin tuaj, të ofroni vizion dhe udhëheqje ndërsa gjërat janë të paqarta si dhe të vijoni të bëni punën tuaj të përditshme! Lajmi i mirë është se gjithcka mund të jetë më pak sfiduese me disa strategji kyçe që ju vijnë në ndihmë:

Kuptoni se njerëzit do të jenë më të ekzaltuar në periudha ndryshimi

Kjo është dicka normale dhe e pritshme. Njerëzit do të brengosen teka heqin dorë nga një modli ‘tradicional’, do të ndihen të humbur gjatë tranzicionit nga e vjetra tek e reja, më pas do të rigjejnë stabilitetin teksa pozicionohen në sistemin e ri. Përgatituni ti ndihmoni njerëzit të përballojnë emocionet e forta.

Disa nga mesazhet që mund të ndihmojnë ekipin tuaj në një situatë të tillë:

• ثshtë OK të jeni të ngadaltë për aq kohë sa jeni duke lëvizur dhe që nuk keni ‘ngecur’ diku.
• ثshtë OK që të jeni i ngadaltë për aq kohë sa jeni duke planifikuar të mbërrini diku.
• ثshtë OK që të jeni i shpejtë për aq kohë sa tregoheni tolerant dhe mbështetës për udhëtarët e plogësht
ثshtë OK të jeni të shpejtë për aq kohë sat ë pranoni emocionet tuaja
Komunikoni dhe dëgjoni …

Në periudhë ndryshimesh njerëzit duan të dinë se çfarë po ndodh, dhe ata dëshirojnë gjithashtu të dëgjohen. Intensifikoni komunikimin tuaj dhe kohën tuaj që shpenzoni duke dëgjuar. Edhe kur nuk keni përgjigjet që sërish duhet të flisni me ekipin tuaj. Në mungesë të komunikimit njerëzit do të krijojnë tregimet e tyre – kjo është pjesë e natyrës njerëzore.

Shpalosni më shumë vetveten

Si udhëheqës ju duhet të modeloni sjelljet që dëshironi të shihni. Ju ka të ngjarë të mos ndiheni mirë përballë punonjësve të cilët janë të kërcënuar dhe mbrojtës, por ju duhet të gjendeni mes tyre. Njerëzit përgjigjen më mirë ndaj ndryshimit kur ata shohin se ‘ne jemi të gjithë së bashku për këtë cështje’ në vend se ‘ju djema jeni përgjegjës për këtë, unë jam në zyrën time.’

Qëndroni ‘i lidhur’ me pamjen e madhe.

Vazhvoni ti kujtoni vetes se cfarë po përpiqeni të arrini.

Kujdesuni për veten

Gjeni mënyra të ndërtoni fleksibilitetin tuaj – ushtrohuni, hani mirë, shpenzoni kohë jashtë, kërkoni mbështetje nga të tjerët. اfarëdo që funksionon për ju. Mos harroni që nuk i vleni ekipit tuaj nëse nuk ndiheni mirë. Diçka e rëndësishme për tu mbajtur mend është të mos ‘shfryni’ tek ekipi juaj. Megjithatë, vecanërisht në kohë të paqëndrueshme, ekipi juaj ka nevojë për udhëheqje. Ata kanë nevojë t’ju shohin se e mbështesni ndryshimin dhe të ofroni strategji të mira. Nëse arrini të shndërroheni në një trajner apo mentor për mbështetje do të ishit vërtet I dobishëm.

monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top