Sofra Shkodrane

Sa here e ktheu me ba provimin? Mu 6 here shaka dreqit . Derisa erdhi nje pedagog nga malizi .me te mora 6
Sdi gja su mora mas saj ma đŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł ka tjera me nji provim max dy bollđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł
 
Une vec me ba I dor muhabet shkoj...ndoshta edhe me fjet I nat...se shkoj I ngopur
 
Nga Fatmir Bashli 😁

Shkodra qoft beku. Tiranen me ta fal,ta kan fut. U futa sot te nji rrug n’Tiran e hupa, jam sjell 1 or,deri sa kujtova se kam kalu kufinin. Pyta nji gru : Ku jam njiktu moter ? - Itu mar me mu je itash, m’tha !! Qova kryt me ja pa floket,,, nuk me zhgenjeu,, edhe n’Tiran kekan bjondet si te na đŸ€Ł
 
***

Shkodra e jareve e maragjylit,
Shkodra e bejtave e humorit,
Për kangë ia kalojmë bylbylit,
PĂ«r hardhek shkojmĂ« der' n’grykĂ« t’vorrit...

Mbushun bahçet me shebojë,
Marakli na si kurrkush,
Se veç k’tu lind nji Bik NdojĂ«,
Se veç k’tu lind Shyq Alush.

Se veç k’tu lind Bik Pepa,
Se veç k’tu lind GĂ«zim Kruja,
Tef Palushi e Kolec Pepa
dhe i madhi MĂ«rgim Muja ...

Jem' shkodranë, jem' si kurrkushi,
E tuj qesh ne na shkon moti,
I paharrum Tano Banushi,
Nuk vjen ma si Zyl Miloti ...

Kryeqyteti i luleborës
Tanë Shqipnisë ia ndez fitilin,
s'ka nji t’dytĂ« si Osja i Falltores,
s'ka nji t’dytĂ« si Bujar Qamilin ...

S'po përmendi ma shumë emna,
Se kam frikë se po gaboj.
Qysh se lindim e kena n’vena,
VetĂ«m qejf deri t’shkojmĂ« n’Shtoj ...

Shkodra e qejfit e hardhekut,
Kavaliera n'verĂ« e n’dimĂ«n.
Nuk u l’shume kurrĂ« mbas lekut
E për nj'atë shumë na kthejnë shpindën ...

"Djepi i kulturës" - gjithmonë kanë thanë
E në fakt asht e vërtetë.
Me kenë shkodran tana i ban,
Biles i ban qysh se je n’djep ...

Për ty Shkodër tanë krenohna,
Je ma e mira n’tanĂ« dynjanĂ«,
N’kallabllĂ«k tanĂ« lezet çohna,
Për me thanë: "Unë jam shkodran!"

Shkodra e bukur, e bukur shumë,
Shumë furtunave u bane ballë!
Det, liqen , mal edhe lumë,
K’si qytetit gjindet rrallĂ« ...

Me artista pa mbarim,
Me peizazhe qe shoq s'kanë,
Veç tek ti na gjejmë shërim,
Jem' krenar që jem' shkodran ...

T’kanĂ« ikĂ« djemtĂ« anembanĂ« botĂ«s,
E pĂ«r ta s’na thahet syni,
Se nj'ata janë gjaku i Shkodrës,
JanĂ« yndyra e janĂ« t’lyni ...

Kur kanë ikë, na hapen varrën,
N’emigrim asht shumĂ« e randĂ«,
Por e dijnë si me e majtë barrën,
S’asht kollaj me kenĂ« shkodran ...

Shkodër - locen përfaqsojnë,
JanĂ« krenarĂ« tĂ« k’saj embleme,
E kanĂ« n’gen e s'kanĂ« kah shkojnĂ«,
Asht me t’lindun , s'asht me t’bleme ...

Unë njiktu po i jap fund,
Tana t’mirat tanĂ« shoqnisĂ«,
Porsi ShkodrĂ«n s’gjeni kund,
Kryqyteti i tanë Shqipnisë ...
 
đŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł
Se mu kujtu ajo bjondja, qe shkoj me e pa nji ekspozit ne Angli. Edhe tuj shetit neper ambiente u lodh, e ulet te nji karrige. Kur po te vjen ai administratori tuj bertit. - Çoju maj shpejt a e din se je ul ne karrigen e Luigjit te 14 .
- Plasja mar t’raft ty e atij, se m’shtine harmin . Po kur t’vijn ky Bigji, a Luboja qe keka karrigia e tij , po çohem e ja liroj , shtaz me tan at’ t’ bertitun po na len zemra, se ndoshta jam edhe shtatzan ,, i tha b


 
Tuj i than bjondja shoqes,
- Shkova me mush telefonin, e ma lypi ai burri nr,!
-A ja dhe ti a ?
- Jo maj çfar, i dhash nr e kunats, po un s’jam k*rv me dha dhan nr tem gjithkuj!!
 
Futen dy vet n’kinema e perpara kishin nji qeros,, Njeni i thot k’tij shokut t’vet,, - Po ja fute shput tolls t’njati burrit, 20 mij lek t’fali,, - I tash ma n’vend ,, E çohet ky e t’ja rras shput tan forcen , e i thot, - Po ku je mar Qamil ? - Un nuk jam Qamili, po ik k’put qafen,,,
Shkon te ky shoku e ja merr 20 mij lekshshi,, Ky shoku i thot,, - Tash a je i zoti me i ra edhe njiher se po te jap 50 mij lej,, - Po ma fill,, Edhe shkon e t’ja fut edhe njiher tjeter,, - Po ku je mor Qamil ?? - Ti a je i marr a si e ke hallin , a t’thash par se nuk jam Qamili !!! Ik ky e merr 50 mij lekshin, nderkoh ai qerosi ndrron vend e i largohet k’tyne dyve,,
I thot ky prap,, - Po i re edhe njiher 100 mij lek ke ,,, Çohet ky e shkon te qerosi e i bjen tan forcen kres,, - Po ku je mar Qamil, se gadi e myta njenin par tuj i ra se e ngatrrova me ty,,,
 
Tuj i than kojshija kojshijes,,- Pash zoten a t’vjen keq me ta than nji fjal,,ule pak zanin maj gru, se le nam tan naten ndigjohesh tuj bertit e tuj i than Tafs, ( t’shoqit) boll Taf e boll Taf,, pa kaq i fort keka ky Tafa i jot sa me t’shkatrru n’kyt far fejet pernat a ,, lat nam maj gru ,,!!!
- Per ça kujton ti se i tham boll maj,,un i tham boll se gerhet tan naten, e u thava me fjet nji nat si niri maj zoj, se per at’ qe mendon ti, po m’bjen pika n’goj, se po i tham boll un,,,
 
Tuj i than kojshija kojshijes,,- Pash zoten a t’vjen keq me ta than nji fjal,,ule pak zanin maj gru, se le nam tan naten ndigjohesh tuj bertit e tuj i than Tafs, ( t’shoqit) boll Taf e boll Taf,, pa kaq i fort keka ky Tafa i jot sa me t’shkatrru n’kyt far fejet pernat a ,, lat nam maj gru ,,!!!
- Per ça kujton ti se i tham boll maj,,un i tham boll se gerhet tan naten, e u thava me fjet nji nat si niri maj zoj, se per at’ qe mendon ti, po m’bjen pika n’goj, se po i tham boll un,,,
Masanej merzitesh kur te them maraklie đŸ€šđŸ€š
 
Ne shkodrant e kena ves
Me lek hekrit bajm qef boll
Buk e djath dhe kastravec
1 got ven edhe nji cop moll

Me ba qef ska randsi leku
Vertetu e kan tpart ton
1 sebep me pas ne lagje
Kan festu tan si zon

Ner oborre e ner veranda
Ka lan nam bejta shkodrane
Sesban kujin e ka mrenda
Dikush qesh e dikuj sja kande

Ahengxhi na ka dal nami
Ishtu bajm dhe n’vend te huj
Komunizmi kyt vend e nami
Po shyqyr sja shtrijm doren kuj

E me e mbyll pak me lezet
Pervec mendjes na shndrit dhe ftyra
Ky asht vend me bereqet
Na e ka shperbly zoti dhe ka natyra

-Byl Mezi
 
Ca keni ndonje gje te mire per te ngrene jo shkodranet se na ka kap nepsi neve cepellsave


ty t'baft mir.

haxhimakulleokkkk-1024x576.jpg



maxresdefault.jpg
 
Nga Fjorda Llukmani
Aq shumĂ« pĂ«rshtypje pozitive mĂ« ka lĂ«nĂ« ky qytet sa do punoja me qejf tĂ« madh. NjerĂ«z pozitivĂ«, tĂ« qeshur, tĂ« falenderojnĂ« edhe kur blen njĂ« çamcakiz nĂ« dyqan. “Falimners” Ă«shtĂ« fjala e tyre mĂ« e pĂ«rdorur e shkodraneve.
cc0fcde9bbbd2905db9cd99d930a1b46.jpeg
Sikur tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t tĂ« ishin shkodranĂ«, besoj do kishim ecur shuuuumĂ« pĂ«rpara. Mos kujtoni se jam shkodrane vetĂ« e po ia rris vlerat vetes. Nejse, nuk po zgjatem kĂ«tu se do filloj debatet me gjithĂ« shoqĂ«rinĂ« qĂ« s’i kam shkodranĂ«. Ata qĂ« janĂ« u ngre kapelen dhe meritojnĂ« respektin tim maksimal. NĂ« kĂ«tĂ« artikull do ju tregoj me pika çfarĂ« tĂ« shihni nĂ« ShkodĂ«r, kur te shkoni, pasi te me lexoni. Mua m’u duk vetja sikur isha nĂ« Itali. 1. Kalaja e RozafĂ«s
9f06d5dab4498abb752931cba657ba63.jpeg
E dini qĂ« Ă«shtĂ« kalaja mĂ« e madhe nĂ« Ballkan? NĂ«se nuk e di s’ka problem, por nĂ«se s’e ke vizituar tĂ« hĂ«ngĂ«rt mortja. UnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kam qenĂ« nĂ« klasĂ« tĂ« 5, kur na çonin ekskursion ata tĂ« shkollĂ«s. E mbaja mend si hije, por asnjĂ« detaj. Kur hyra, nĂ« muret kryesore pikonte ujĂ«. MeqĂ« mbahem pĂ«r harresa, gafa, e gjĂ«ra tĂ« tjera lidhur me pakujdesinĂ«, pyes thjeshtĂ«Kur njĂ« shok mĂ« kthehet “Seriozisht e ke ti? NĂ« cilin planet jeton qĂ« nuk di legjendĂ«n e RozafĂ«s?” Aty i rashĂ« nĂ« tĂ« qĂ« Rozafa kishte lĂ«nĂ« gjirin jashtĂ« tĂ« ushqente bebat dhe prandaj pikonte. Pastaj m’u kujtua sa shpesh Ă«shtĂ« folur nĂ« librat shkollorĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kala. Super historike dmth. Nga kalaja shikoje gjithĂ« ShkodrĂ«n dhe zonat pĂ«rreth. Kishte shtrirje goxha tĂ« madhe qĂ« mĂ« bĂ«ri tĂ« mendoja pĂ«r madhĂ«sinĂ«. “Kalaja e GjirokastrĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e vogĂ«l. Po dhe e Beratit njĂ«soj. Mos Ă«shtĂ« kalaja mĂ« e madhe nĂ« ShqipĂ«ri kjo ore?”-i drejtohem grupit. AsnjĂ«ri nuk i besoi syrit tim meqĂ« jam qorre. Alma, e zonja e hostelit ku qĂ«ndruam mĂ« tha qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e madhja nĂ« Ballkan. Super fare, njĂ« vlerĂ« e shtuar nĂ« trashĂ«gimi kulturore qĂ« s’e vlerson kush. Prej kalasĂ« shihet liqeni i ShkodrĂ«s, vija bregdetare e VelipojĂ«s, fushat e LezhĂ«s, bashkimi i tre lumenjve dhe fillimi i Alpeve Shqiptare. Ju sugjeroj ta vizitoni pasdite pĂ«r tĂ« shijuar perĂ«ndimin. Ama kalaja ju merr 1 orĂ« e gjysmĂ« kohĂ« nĂ«se doni ta vizitoni nga cepi nĂ« cep me hartĂ«. QĂ« nga dhjetori Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me hyrje elektronike dhe bileta kushton 200 lek. Jo keq apo jo? 2. Pedonalja
7a698c07db02a4b0a20daecff12c0570.jpeg
Nuk ke parĂ« asgjĂ« nĂ« ShkodĂ«r po nuk bĂ«n njĂ« xhiro nĂ« pedonale. Nga tĂ« dyja krahĂ«t keni ndĂ«rtesa dy katĂ«she e gjitha si arkitekturĂ« italiane. Ngjyrat ishin tĂ« ndryshme qĂ« tĂ« dalloje njĂ«rĂ«n nga tjetra. Sigurisht s’mund tĂ« mungojĂ« parkimi i biçikletave kudo. FatkeqĂ«sisht ditĂ«n qĂ« e vizitova unĂ« po binte shi, se nuk e kisha lĂ«nĂ« pa e marrĂ« njĂ« biçikletĂ«. Tek pedonalja e kuptova ndikimin qĂ« kanĂ« patur tĂ« huajt nĂ« ShkodĂ«r. Kjo sepse ndĂ«rtimet nuk tĂ« zinin frymĂ«n dhe kishin hapesirĂ« mes tyre. Qytet fin me rregulla. Sa mĂ« pĂ«lqente kur shikoja gra tĂ« moshave tĂ« mesme dukĂ« bĂ«rĂ« pazar me biçikletĂ«. NĂ« pedonale keni dhe muzeun e Marubit, fotografit tĂ« parĂ« shiptar shkodran. Normal qĂ« listĂ«n e personave qĂ« kanĂ« sjellĂ« revolucion nĂ« vendin tonĂ«, ekryesojnĂ« shkodranĂ«t. Makinat nuk lejohen tĂ« kalojnĂ« pas orĂ«s 8 (nĂ« mos gaboj ju lutem sigurohuni pĂ«r kĂ«tĂ« info). 3. Liqeni i ShkodrĂ«s liqen shtrihet dhe nĂ« Mal tĂ« Zi, qĂ« Ă«shtĂ« kufiri ndarĂ«s me ShqipĂ«rinĂ«. Niveli i liqenit rritej nĂ« dimĂ«r dhe lokalet buzĂ« tij mbyllen. Ama nĂ« verĂ« tĂ« ka lezet shpirti! Pjesa mĂ« e bukur ku mund tĂ« shijoni pamjen e liqenit Ă«shtĂ« nĂ« ShirokĂ«. PĂ«r tĂ« kam shkruar posaçërisht nĂ« njĂ« artikull tĂ« veçantĂ« qĂ« e lexoni kĂ«tu. NĂ« verĂ« mund tĂ« bĂ«ni dhe xhiro me varka midis kallamishteve e pemĂ«ve nĂ« liqen. Shoku im Burimi nga Shkodra mĂ« tregonte qĂ« para 100 vitesh nĂ« liqen kishte anije qĂ« lundronin. Do doja tĂ« isha gjallĂ« kur tĂ« vijĂ« koha tĂ« ndodhe pĂ«rsĂ«ri kjo gjĂ«. 4. Katedralja e ShkodrĂ«s dhe Bashkia
Tamam si piacë Italie! Pastër dynjaja. Nuk shikoje asnjë plehrë. Në katedrale nuk u futa dot pasi e kishim me të shpejtë. Këtu besoj mbahen meshat kryesore dhe piaca mbushet plot me njerëz në raste Krishtlindjesh, Pashkësh.

Nuk e dija çfarë ishte famullia, derisa vizitova Shkodrën. Famullia është kjo ndërtesa e bukur, ngjitur me katedralen. 5. Xhamia e Parrucës
5752bd98a0a30cbc79108b62408fed54.jpeg
Kjo xhami Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar vitet e fundit. Por mĂ« ka mbetur nĂ« mendje pĂ«r shkak tĂ« ngjyrave nga brenda. S’mbahet mend sa xhami kam vizituar , kur jetoja nĂ« Turqi, ama kjo Ă«shtĂ« mĂ« e bukura qĂ« kam parĂ« nga brenda. Xhamia Blu nuk Ă«shtĂ« asgjĂ« para saj! NĂ«se xhamia e ParrucĂ«s do tĂ« ishte mĂ« e madhe ia kishte marrĂ« nĂ« kthesĂ«. UnĂ« hyra me mik sa pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« foto. Normalisht duhet tĂ« vendosĂ«sh shaminĂ« e tĂ« heqĂ«sh kĂ«pucĂ«t,kur hyn brenda. Ama ngjyrat dhe kombinimet do ju mbesin nĂ« mendje. Kolonat vishen me pllaka me dizenjo lulesh. “Tipike turqizma”- i them Burimit qĂ« iu bĂ« zemra mal qĂ« mĂ« pĂ«lqeu aq shumĂ« xhamia. Veç mos me i patur sytĂ« nĂ« ballĂ«,s’tĂ« bĂ«n pĂ«rshtypje ky tavan! 6. Xhamia e Plumbit
804d107e33edb110df9b041ca5cdaa2a.jpeg
Nëse nga kalaja e Rozafës shikon një xhami të mbuluar me ujë nga të gjitha anët, sapo keni parë xhaminë e Plumbit. E ndërtuar në kohën e turkut, kjo xhami është e stilit të Xhamisë Blu, vetëm se e tëra e veshur me plumb. Në dimër nuk mund të hysh dot sepse përmbytet, por gjatë verës po.
shkurt ju rendita disa prej gjĂ«rave kryesore qĂ« duhen vizituar. Dua t’u them qĂ« ka plot tĂ« tjera, si prsh ura e Mesit, teatri Migjeni, cinari ku mblidhej kryesia e ShkodrĂ«s, shtĂ«pia tĂ« vjetra,

sa tĂ« duash. PĂ«r tĂ« fjetur zgjodha vendin mĂ« cute dhe mĂ« tĂ« lirĂ« qĂ« mund tĂ« gjeja. Tek hosteli i AlmĂ«s “The Bacpackers Hostel” ndjehesh si nĂ« shtĂ«pi. TĂ« gjithĂ« e njohin AlmĂ«n dhe unĂ« pata fatin tĂ« bĂ«j biseda goxha konstruktive.
012f80ea7aed5f02f355bfd99c9a5513.jpeg
Gjithsesi nĂ« ShkodĂ«r s’para ndodh tĂ« bĂ«sh muhabete kot pa lidhje, sepse njerĂ«zit janĂ« me kulturĂ« dhe me botĂ«. TĂ« gjithĂ« e kanĂ« dicka pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«. NĂ«se s’flasin minimumi tĂ« japin njĂ« buzĂ«qeshje. E çfarĂ« doni mĂ« shumĂ« nga jeta si turist? Mu deshĂ«n 22 vite jetĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar shprehjen “Me ken Shkodran, tana i ban”. Do ta kuptosh dhe ti? Shko nĂ« ShkodĂ«r e pastaj flasim bashkĂ«./dritare.net
 
Sa lexova kete shkrim...e vendosa me u ba shkodran dhe me ardh me jetu ne shkoder...sa te vij do te lajmeroj me cel....me dal e me ma dhene kafen e mikpritjes ....more vesh Ledia?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpĂ«rthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-PĂ«r tĂ« voglĂ«n

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalĂ«

    Votat: 3 18.8%
  • 5-PĂ«r tĂ« satĂ«n herĂ« 
.

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je mĂ« vetĂ«m.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top