Spinaqi i shëndetshëm dhe shërues

PiNkY

Anëtar i Nderuar
121201.jpg


Duke u bazuar në studimet e fundit që janë kryer për vlerat e spinaqit, është arritur në përfundimin se mund të cilësohet si ushqimi që mban në gjendje të mirë sytë dhe trurin.

Efektet pozitive të saj njihen që në lashtësi. Mjekët shpesh rekomandojnë që të konsumohen gjethet jeshile të spinaqit, kjo për të evituar sëmundjet e zemrës e diabetit.

Spinaqi duhet të konsumohet shpesh pasi shërben si rigjenerues për nervat, ul kolesterolin dhe mbron retinën e syve. ثshtë vërtetuar se femrat pas moshës 50 vjeçare, duhet ta konsumojnë rregullisht për të mbajtur nën kontroll peshën, kolesterolin, tensionin e lartë, etj.

Kërkuesit e Karolinska Institutet në Stokholm të Suedisë, analizuan efektet fizike të spinaqit, tek një grup vullnetarësh, duke e përdorur në gatime të ndryshme.

Si rrjedhojë, u vu re një përmirësim i gjendjes së retinës së syve, veçanërisht tek ata persona që kishin nisur të shfaqnin ankesat e para lidhur me shikimin. Nëpërmjet ngrënies së spinaqit, forcohet memoria dhe funksionimi i trurit.


/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top