ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Një revistë amerikane e quajtur “Kujdesi Paliativ” ka raportuar për një studim mjaft interesant, i cili flet për ëndrrat që shohin njerëzit, të cilët janë të përgatitur dhe e dinë se i pret vdekja.

28 janar 2015 - Hulumtuesit në Daemen College studiuan 63 pacientë në një bujtinë gjatë një periudhe 18 mujore. Pacientët pyeteshin çdo ditë për ëndrrat dhe vizionet, duke shënuar përshkrime të hollësishme rreth tyre.

Shumica e pjesëmarrësve thanë se, përjetuar të paktën një ëndërr apo vizion të paharrueshme në qartësinë e tyre, e cila ishte e karakterizuar nga realizmi dhe rëndësia emocionale.

Ja se çfarë përjeton kur është shumë pranë vdekjes

Kur pacienti i afrohet vdekjes, ata shpesh kanë ëndrra realiste dhe të paharrueshme, në një ose më shumë prej këtyre 6 kategorive, sipas studimit të ri:

1. Ndjenjë rehatie: Një person i dashur, që ka vdekur ose jeton, ofron ngushëllim.

2. Përgatitja për të shkuar: Pacientët përgatisin veten për një udhëtim. Në ëndrrën e një pacienteje, ajo mori një aeroplan bashkë me djalin e saj (të gjallë) dhe ndjeu ngushëllim.

3. Të shohësh ose të angazhohesh me të vdekurit: Miqtë dhe të afërmit e të ndjerit luajnë një rol të rëndësishëm, në shumicën dërrmuese të pacientëve raportuan se ishte inkurajuese.

4. Të dashurit që e presin: Miqtë e vdekur shpesh duket se janë “duke pritur”. Tre ditë para vdekjes së saj, një grua raportoi dy vizione dhe ëndrra, sikur ishte në majë të një shkalle kur bashkëshorti i saj (i vdekur), ishte duke e pritur në fund.

5. Përvoja shqetësuese jetësore: Pacientët mund të rishqyrtojnë përvojat traumatike të jetës, të tilla si lufta, abuzimit e fëmijërisë, situata të vështira apo marrëdhënie.

6. Punë të papërfunduara: Disa pacientë raportojnë ëndrrat shqetësuese, të cilat kanë në qendër frikën e të mosqenit në gjendje për të kryer disa punë të rëndësishme. Dy nëna të reja ëndërronin shpesh duke u kujdesur për fëmijët e tyre.
durreslajm
Shiko fotografinë 1787134
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Vdekja eshte mister,ashtu siq eshte dhe jeta... per truri e njeriut kuptohet... keto studime behen thjesht per te gjet te pa mundre e misterit .por rreth kesaj qeshtja,, cdo gje bijen ne uji.... Mos beheni merak fare ,se asgje nuk ka te vertet... rastise te shofim vertet endrra per x personin dhe neser ndegjojm se ka vdek,por rastis edhe e kunderta se jeton edhe shum vjet tjera...per mos mu beni merak kurr ,mos e tregonin endrren tuaj askujt ..
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Epo ne baze te ketij studimi.... Lamtumire miq gezohem qe u njohem lol
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Xhaxhai im pa njehere enderr sikur kushuriri e mori ne telefon nga bota e pertejme ..dhe xhaxhai im te nesermen beri aksident,por fatmiresisht shpetoi.
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Epo ne baze te ketij studimi.... Lamtumire miq gezohem qe u njohem lol

ishte knaqesi se u njohem , mos u merzit se do takohemi edhe ne boten tjeter..:esp:
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Artikulli flet jo per ata qe shohin endrra por per persona qe jane ne agoni.
Personalisht i besoj . Kam degjuar nga njerez te afert teksa flisnin me boten e pertejme.
 
Interesante kjo. A mundesh me i shtu edhe nja dy rreshta te lutem?
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Aver

duhet te jam shembuj te ilustruar ..kete po ke ne mendje apo cfare?
nese eshte kjo po te jap rastin e gjyshes sime , sepse pjesa tjeter me dhemb shume dhe smund ta bej objekt forumi.

gjyshja ime ishte ne castet e fundit apo e thene ndryshe kur e familjaret po e ruanim.

mbaj mend qe vetem nje jave para se ajo te vdiste ,kish vdekur vajza e tezes se saj dhe familjaret e mi duke qene shume rende nuk ia thane kete fakt.
mbaj mend qe isha ulur prane saj ate dite sepse na kish kerkuar ne nipave dhe mbesave,isha e vogel dhe nuk po fliste asnjeri nga ne sepse dukej sikur ajo po flinte.
kur befas ajo me sy mbyllur thote shume qarte- po ti cne ketu? (j'u drejtua me emer) ,ke ardhur te me marresh? jo sot ,te merkuren ne oren 5 eja.
dhe gjyshja ime vdiq te merkuren e asaj jave ne oren 5 mbasdite.

ky eshte nje fakt qe e kam perjetuar vete dhe e degjova shume qarte. plus qe e degjuan edhe familjaret dhe sot nese i pyet te thone te njejten gje

ky ishte rasti i pare ,por me pas kam qene prezente ne njerez me te afert se gjyshja dhe sinqerisht kam degjuar gjera mbase te pa imagjinueshme.
Nuk me harrohet , para dy vjetesh kur ishim ne spitalin amerikan dhe ishte mesi i nates. Isha une me dike tjeter. Ne dhome ishte qetesi dhe befas u degjua nje ze dhe kercitje (sikur ai ze vinte nga fundi i dheut ,por i qarte shume . Zeri therriti personin e semure ne emer ,dhe pse ajo ishte ne gjume e degjoi dhe u drejtua nga ne - kush ishte?
une u mundova ti thoja se ishte era , por me personin tjeter prezent ne dhome ishim te shokuar.
Nderkohe qe te nesermen e asaj dite teksa ishte ne acarim nervash (njihet kjo simptome tek personat qe jane drejt fundit) ,iu shfaq i ati ,i cili kishte vite qe nuk jetonte me . Dhe na u drejtua ne me ca fjale qe edhe sot me tmerrojne ......kete po e mbyll me kaq se nuk mundem me tej

e fundit ka qene para gati 1 viti , ne durres tek tezja ime e cila ishte ne ditet e fundit . e mbaj mend si sot . Isha me mamin tim dhe tezen tjeter, kur vajta ne dhome tek ajo dhe ajo po fliste percart. Nuk kuptova asgje ,por ne momentin qe isha ne kuzhine u degjua nje kercitje e mureve qe mu rrenqeth mishi. Tamam sikur dicka po krisej.....te nesermen tezja iu bashkua botes tjeter.

tani nuk di nese ti kam ilustruar sakte , ka edhe shume te tjera koicidenca ne fakt, por sinqerisht kjo lloj bisede me fut ne trishtim

besoj se ka qene pikerisht kjo qe kerkove, ne mos me thuaj c'kishe ne mendje
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Eh, po c'na solle kujtime o Monique... Me solle ndermend momentin kur vdiq gjyshja ime. Dhe ajo ka folur ca gjera e ka bere ca veprime ditet e fundit, plus dh un, mami dhe halla kemi pare endrra qe perkuan me vdekjen e saj :'(
Une s'di shume nga ana fetare per ket pune, por kto gjerat e pertejme me mire se feja ska shkence qe i shpjegon, Lol... Madje do filloj te lexoj e te shoh ca shikojne njerezit ne momente te tilla. Si shpjegohet nga ana fetare dhe do e sjell pastaj...
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Kshu si kjo gazeta dhe nje cun kishte ca telepati interesante dhe kur thoshte ka per te vdekur dikush ja qellonte.

Pasneser do vdes gjyshja - tha nje dite

Te pasnesermen vdiq gjyshja! :viol::viol:

Pas ca kohesh e degjuan neper shtepi duke thene: Neser ka per te vdeke Babi?! E degjoi dhe babai. U tmerrua :dylbi:sa desh u cmend fare. Dikur nga mengjesi e kish tradhetuar gjumi dhe kur u ngrit nga gjumi e pa se ish gjall desh e leshoi zemra. Vrap ne ballkon ngreu duart larte dhe: Juuuuuuuhuuuuuuuuuuu jam gjalle!!!

Dikush i fishkelloi nga poshte. C'te shifte. Tek fqinjet kishte shume njerez dhe nje peshqir ne karrige te dera. Kish vdek fqinji ::cool:::fiu::habit::hmm::hmm:
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes
Po nuk eshte enderr por halucinacion ,sepse ne ato momente njeriu nuk eshte ne gjum siq behet gjumi normal.... thjesht agoni...pra nese e largojm kete endrren !vertet se disa edhe shofin ashtu ne agoni familjaret e tyre qe kan vdek koh me par.....por te percakotojn kohen e vdekejs un nuk kam ndegju deri sot.ase ne aspekt fetar nuk kam ndegju ,por ekziston libra e endrrav , un e kam pas ne dore po nuk kam pas kurajo ta shfletoj .....prandaj thon edhe shum hoxhallar qe mos i trego endrrat ne menyre qe mos te shqetsohesh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

Aver

duhet te jam shembuj te ilustruar ..kete po ke ne mendje apo cfare?
nese eshte kjo po te jap rastin e gjyshes sime , sepse pjesa tjeter me dhemb shume dhe smund ta bej objekt forumi.

gjyshja ime ishte ne castet e fundit apo e thene ndryshe kur e familjaret po e ruanim.

mbaj mend qe vetem nje jave para se ajo te vdiste ,kish vdekur vajza e tezes se saj dhe familjaret e mi duke qene shume rende nuk ia thane kete fakt.
mbaj mend qe isha ulur prane saj ate dite sepse na kish kerkuar ne nipave dhe mbesave,isha e vogel dhe nuk po fliste asnjeri nga ne sepse dukej sikur ajo po flinte.
kur befas ajo me sy mbyllur thote shume qarte- po ti cne ketu? (j'u drejtua me emer) ,ke ardhur te me marresh? jo sot ,te merkuren ne oren 5 eja.
dhe gjyshja ime vdiq te merkuren e asaj jave ne oren 5 mbasdite.

ky eshte nje fakt qe e kam perjetuar vete dhe e degjova shume qarte. plus qe e degjuan edhe familjaret dhe sot nese i pyet te thone te njejten gje

ky ishte rasti i pare ,por me pas kam qene prezente ne njerez me te afert se gjyshja dhe sinqerisht kam degjuar gjera mbase te pa imagjinueshme.
Nuk me harrohet , para dy vjetesh kur ishim ne spitalin amerikan dhe ishte mesi i nates. Isha une me dike tjeter. Ne dhome ishte qetesi dhe befas u degjua nje ze dhe kercitje (sikur ai ze vinte nga fundi i dheut ,por i qarte shume . Zeri therriti personin e semure ne emer ,dhe pse ajo ishte ne gjume e degjoi dhe u drejtua nga ne - kush ishte?
une u mundova ti thoja se ishte era , por me personin tjeter prezent ne dhome ishim te shokuar.
Nderkohe qe te nesermen e asaj dite teksa ishte ne acarim nervash (njihet kjo simptome tek personat qe jane drejt fundit) ,iu shfaq i ati ,i cili kishte vite qe nuk jetonte me . Dhe na u drejtua ne me ca fjale qe edhe sot me tmerrojne ......kete po e mbyll me kaq se nuk mundem me tej

e fundit ka qene para gati 1 viti , ne durres tek tezja ime e cila ishte ne ditet e fundit . e mbaj mend si sot . Isha me mamin tim dhe tezen tjeter, kur vajta ne dhome tek ajo dhe ajo po fliste percart. Nuk kuptova asgje ,por ne momentin qe isha ne kuzhine u degjua nje kercitje e mureve qe mu rrenqeth mishi. Tamam sikur dicka po krisej.....te nesermen tezja iu bashkua botes tjeter.

tani nuk di nese ti kam ilustruar sakte , ka edhe shume te tjera koicidenca ne fakt, por sinqerisht kjo lloj bisede me fut ne trishtim

besoj se ka qene pikerisht kjo qe kerkove, ne mos me thuaj c'kishe ne mendje

Po Monique, ishte saktesisht kjo qe kerkova ti. Sjellja e ndonje shembulli nga pervoja personale dmth. Jane muhabete qe me kane bere kurioz gjithmone.

Ty te falenderoj shume dhe te kerkoj falje qe te bera t'i rikujtosh ato momente edhe nje here.
 
Titulli: ثndrrat që shohim kur jemi pranë vdekjes

1. Ndjenjë rehatie: Një person i dashur, që ka vdekur ose jeton, ofron ngushëllim.
Ate dua dhe un qe nje or e me para tvdes
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top