Ti lufto per te nesermen

Kresha

A pretty face can never trick me
Disa njerez duke luftuar per te fituar betejen e se kaluares, humbin betejen e se ardhmes !

Eshte e rendesishme te njihet e djeshmja, por jo te behesh peng e saj, e te harrosh se e sotmja po kalon ! Pastaj c'bere, per te shkruar historine tende te se djeshmes ! Po e nesermja?

Kur e kaluara behet shkak qe njerezit te luftojne kunder njeri-tjetrit, atehere duhet te shikohet nga e ardhmja, sepse duke e ndertuar ate, gjithsecili do ta njohe vetvetiu te verteten e te kaluares.

Ne ishim ata, e ishim keta, pak ka rendesi. Ata ishin ata qe ishin, por ti kush e cili je sot?

Te tjeret le te vazhdojne luften per te djeshmen e tyre. Ti lufto per te nesermen tende. Leviz drejt saj. Duke mos harruar shembullin e te djeshmes.




Avni Tafili
 
Pe: Ti lufto per te nesermen

Dicka me ben peshtypje pse nuk permend te tashmen??...Flet per te kaluaren edhe te ardhmen,per tashmen jo...Besoj se njeiru ndihet i plotesuar po diti te perjetoje te tashmen,kjo eshte dhe me e veshtira,te jetosh nje realitet...te shkuaren e dime,e kemi ne memorie,ne shpatulla,te ardhmen thjesht nje mister,nje synim qe duhet arrit...Po e tashmja??Ca mbjell ne kete te tashme do korresh te nesermen,e po sdite te vleresosh kete qe je,qe ke nga do kesh synimet per neser?...E tashmja eshte ajo qe gezon ose ndeshkon te ardhmen...
 
Pe: Ti lufto per te nesermen

E vetmja kohe qe ne mund te jetojm eshte e tashmja, ne kohet e tjera nuk na eshte e mundur te jetojm.
Derisa nuk bejm ndryshime domethenese ne te tashmen tone, nuk do mund te vem re ndryshimet ne te kaluaren tone ose te ndertojm te ardhemn.
 
Titulli: Ti lufto per te nesermen

Dicka me ben peshtypje pse nuk permend te tashmen?

Gloom, po njeriu ne te tashmen mendon per te ardhmen apo jo ?

Ti lufto per te nesermen tende.

Si mund t'luftoje njeriu per te nesermen ? Ne cilen kohe ?

Pra, i bie qe autori flet edhe per te tashmen.
 
Une jetoj sot...neser nuk e di nese do ti hap syte...e sotmja eshte e vetmja gje qe me perket...madje jo e sotmja..por ky moment....pikerisht tani...
 
Dua te ndaj dicka shume shpirterore tani,qe zakonisht se bej,pasi i quaj te shejta ti hedh askund.
E nesermja jane femijet tane,sot me tim bir kisha ca momente lumturie pafund,ndjeja krenari tek e shihja qe merr rolin e kujdesjes te " burrit te madh" ndaj meje kavalieri i mamit.
Ne te tilla momente kupton vlerat e jetes dhe dashurine ndaj saj.
Flm jetes ,zotit gjithesis qe na bekon me ndjenjen me sublime ne toke,te qenurit prind.NENE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top