Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Tuana

Nada é por acaso!
femrat-kosmetika.jpg


Me kaq shume opsione, kur kozmetika eshte ne pyetje, as femrat nuk e kane fare te lehte te percaktohen se çfare ju shkon me shume per shtat dhe ku t’i shpenzojne te hollat. Ja nje liste e shkurter, por shume e domosdoshme dhe e rendesishme, e cila per femrat eshte nje “must have”.

Buzekuqi i kuq
E njejte sikurse aroma e preferuar, secila femer duhet te kete ne disponim buzekuqin e kuq per tri arsye:
1. Eshte i pershtatshem edhe kur jeni ne nje konference dhe per restorante;
2.Kur ta keni vene ju rrezatoni me vetebesim;
3.Buzet e theksuara ne te kuqe do te theksojne secilen garderobe. Pa marre parasysh se cilen nuance do ta zgjidhni, ju do te jeni mbreteresha ne te kuqe.

Korrektori
Nese njollat e erreta, qe ndryshe njihen si qeskat ne sy, shenjat e tjera ne fytyre, apo ju mundojne skuqjet neper fytyre eshte, koha qe te shnderroheni ne nje profesioniste te vertete ne mbulimin e mangesive apo edhe te parregullsive qe hasni me rastin e venies se grimit. Le te jete korrektori shoku me i afert i bukurise tuaj, asgje nuk ka gjasa kunder kamuflimit kozmetik.

Kremrat per hapesirat rreth syve
Syte jane pasqyra e shpirtit, por shpeshhere dine t’ju tradhtojne kur behet fjale per tregimin e sakte te viteve tuaja. Edhe pse rrudhat jane te pashmangshme, mund t’i shtyni per nje kohe qe te mos theksohen se tepermi, nese i permbaheni nje regjimi parandalues te kujdesit te hapesirave perreth syve. Fillojani te perdorni krem per hapesirat perreth syve per te baraspeshuar linjat e bukura, per te zvogeluar fryrjen e qeskave ne fytyre. Per ta bere fytyren me te shkelqyer dhe per ta nxire ate./info/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Ca, femra, keto le qe i kan kot por i bajne per se rendi ne cantat e tyre.
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Buzkuqi eshte nje produkt kozmetik qe nuk e heq asnjehere nga canta :)...Mund te marr nje cant mikoroskopike por pasqyren dhe buzkuqin do i kem me patjeter :)

Kjo kur dalim ndonje mbasdite shetitje.

Pastaj ndryshon kur shkojm ne plazh 1-2 dite kur tualeti do i shtohet edhe korrektori, sfungjeri e lapsi i zi, rimeli dhe peneli ah dhe kremi i fytyres (besoj hyn ne make-up)...Por prap nuk jam tip qe perdor shum tualet...keto tonet me ngjyra shum rrall i perdor vetem ne ndonje eveniment si dasma, party etj :).
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Lipgloss te tejdukshem ..dhe kam perfeksionu nje men te trukimit te perditshem ...
rrimel e dil per dere ,,,,,,,,,,Ne fakt me shume kohe me marrin floket qe i drejtoj shpesh .........
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete
 
Pe: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

NUk jam fanse e ''gelqeres'' ne fetyre apo ne sy...Ne perditshmeri ve nje rimel,nje laps apo nje penel te holle e dal nga shtepia...Cante se ngarkoj me gjera qe sme hyjne ne pune,aq me shume kur thuhet perditshmeria eshte puna,pazari,ndonje blerje tjeter,keta nuk duan shume make-up...Une jam me shume pro natyrales,por ne ndonje dalje apo ndonje rast te vecante perdor dhe tonet,por buzekuq jo...Perdor keta me shkelqyes qe kane dhe ngjyrat e veres,roze e lehte,lil i lehte etj etj...
 
Pe: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Si i bohet kur nuk perdor asnje nga keto ?

nje buzkuq te kuq e kam vetem sepse ma ka dhan shoqja por snuk... mund te perdor ngjyren blu e thelle ose jeshile metalike kur dal darkave me nai fest speciale XD
rimel te zi ose blu, rimel gel me xixa, eyeliner te zi dhe blu, dhe lapsa per syt te cdo lloj ngjyre. Nai ton ja vjell motres sepse si perdor shpesh... syt i kam te bukura dhe skam pse ti rendoj me 100000 ngjyra

te tjerat as qe sbohet fjale... keto produkte nuk bejn asgje tjeter se te demtojne fytyren. Posht maskes cfare mbetet?
 
Pe: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Buzkuqin e kuq rralle here e perdor, vetem kur dal darkave...s'ben i kuqi per perdita. Per perdita perdor lipgloss. Rimeli e dua gjithmone. Edhe foundation gjithashtu qe t'me mbuloj difektet e fytyres dhe qe t'me japi edhe pak ngjyre ne fytyre se jemi zbardh gjith kto vite ktej.
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

pergjithesisht preferoj penel laps rimel, edhe ndonje buzekuq me ngjyre te lehte...
normale qe edhe buzekuqin e kuq e perdor kur e do puna, qe nganjeher me ndodh edhe shpesh ne fundjave, jo vetem me shkon, po s'me 'tradheton' kurre
varet kujt i pershtatet ne fytyre ngjyra e kuqe... pasi jo cdo ngjyre mund te perdorim, psh mua nuk me shkon nje buzekuq i erret, apo tek nuancat e vishnjes...
bukuri do te thote pershtatje, dhe kombinime... jo cdo gje qe rri bukur te dikush tjeter, mund te rrije po ashtu dhe tek une. secila ka vecantite e veta...
ama thjesht nuk duhet tepruar... ;)
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Mjafton nje laps sysh, nje rimel e nje shkelqys buzesh, sa me i lehte mundesisht..:D :D
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

do na nxirrni industrine e kozmetikes dificit,kshu si ja keni nise ju gocat. :D
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Amani o goca, vetem cantat mos hapni ketej, apo mundesishte bejeni kur ka vetem femra, se dreqi e di cfare ka ne to :hello::p
 
Titulli: Tre produkte qe secila femer duhet t’i kete

Amani o goca, vetem cantat mos hapni ketej, apo mundesishte bejeni kur ka vetem femra, se dreqi e di cfare ka ne to :hello::p

vetem ajo qe duhet mungon gjithmone ...99 te tjerat i kemi lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top