Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ushqimi-femijet.jpg
Fëmijët që hanë në shtëpi atë që i ka përgatitur nëna e tyre ushqehen më shëndetshëm se sa bashkëmoshatarët dhe janë më pak të rrezikuar nga obeziteti sipas një studimi.

Një vëzhgim i Universitetit të Granadës gjeti një lidhje direkte mes ushqimit të fëmijëve dhe shëndetit të tyre. Studimi është publikuar në revistën ‘Nutricion Hospitalaria’.

Kërkuesit vëzhguan 718 fëmijë të moshës 9-17 vjeç dhe nga të dhënat e marra u gjet një lidhje e qartë mes mënyrës së ushqyerjes dhe shëndetit të tepruar.

Grupi i kërkuesve doli në përfundimin se prindërit janë ata që duhet të edukojnë fëmijët me ushqime të bëra në shtëpi dhe gjithashtu t’i largojnë sa më shumë nga video-game dhe qëndrimi në internet për një kohë të gjatë./TCH
 
Titulli: Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

Kjo eshte e vertet ska nevoje per studime ,ushqimi ne shtepi perveçse i fresket eshte edhe i paster ske merak ,te pakten ne krahasim me fastfood.
 
Titulli: Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

ushqimi-femijet.jpg
Fëmijët që hanë në shtëpi atë që i ka përgatitur nëna e tyre ushqehen më shëndetshëm se sa bashkëmoshatarët dhe janë më pak të rrezikuar nga obeziteti sipas një studimi. .

Grupi i kërkuesve doli në përfundimin se prindërit janë ata që duhet të edukojnë fëmijët me ushqime të bëra në shtëpi dhe gjithashtu t’i largojnë sa më shumë nga video-game dhe qëndrimi në internet për një kohë të gjatë./TCH

Nuk e di se cfare lidhje kishte ky ushqimi me ushqime te bera ne shtepi dhe videogame apo koheve te fundit vetem behen kshu studime sa per te thene.

Une sapo bera nje studim, dhe dola ne konkluzionin se, femijet e ushqyer ne shtepi nga ushqimet e pergaditura nga nenat e tyre, ushqime te cilat e kan prejardhjen nga bahceja e tyre, jane me te shendetshem se sa femijet e ushqyer me ushqime te pergaditura ne shtepi por qe ishin blere ne markete. :syze:

Ne kete perfundim shume logjike arrita pa patur nevoje fare te marre mostra nga qindra femije madje pa hargjuar fare leke per eksperimentin e bere.

Dua leket per ate cfare kam zbuluar :eek:k
 
Titulli: Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

Kur e ke vemendjen ne tv/pc/videolojra harron te ushqehesh ( ka femije qe kane vdekur pasi kane ndejtur shume ore pa nderpreje para lojrave, duke harruar te ushqehen). Ne pergjithsi, keto lojrat ose tv, te terheqin vemendjen. Prandaj nuk eshte e keshilluar te hash para tyre, sepse truri nuk realizon me kur arrin fazen e ngopjes duke qen se nuk e ka perqendrimin tek ushqimi por tek ngjyrat e shumta qe i shfaqen para syve.
Po ashtu, shpesh here kur rri para lojrave/tv konsumohen prodhime tip fast-food/pizza, ose patatina, kikirika, e keshtu me radhe, ushqime me kalori, qe ndikojne ne obezitet.

Ushqmi i shtepise, nenkupton pikerisht, ushqimin e shendetcem, te servirur larg tv/pc.
 
Titulli: Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

Ama cfar thon edhe keta se ! po sot si ne shpi si ne restorant pothujse i njejti ushqim servohet, ja shiko femijet cfar ushqimi han sallam, pashte ,proshut etj etj..cdo her ushqim te konzervuar,e sikur te flasim per kohen e prinderve tani do pajtohesha.
 
Nuk mund te vesh baraz midis restorantit/fast-foodit dhe shtepise, se sado te perdoresh gjera te konservuara, nuk mund te arish ne sasite e restorantit, ku vaji nuk ndrohet me dite, ose tek gjithe shtesat kimikale qe shtojne per shije ose pamje. Pra sido qe ta kthesh situaten, ushqimi shtepise del ne fitim. Te pakten di cfare ve ne pjate.
 
Po mir ndoshta jo 100% por deri aty shum shum afer po sweet! sepse ka ndryshuar kohra cdo ushqim e han me kimikale po te hashe nje perime psh, ose nje peme ato gjitha kan pesticide nuk esht si me par kur tregon gjyshi im se kurr nuk kemi sperkat pemet ase perimet ...kjo eshte shkaktar edhe e shum semundjeve se jan sot te pranishem tek njerzit ..kuptohet se natyralje ka tjeter efekt ne organizem por ku ta gjejm se?
 
Pe: Titulli: Ushqimi i shtëpisë, më i shëndetshëm

Ama cfar thon edhe keta se ! po sot si ne shpi si ne restorant pothujse i njejti ushqim servohet, ja shiko femijet cfar ushqimi han sallam, pashte ,proshut etj etj..cdo her ushqim te konzervuar,e sikur te flasim per kohen e prinderve tani do pajtohesha.

Jo njesoj,sepse ne restaurant tja fut vaj kikiriku,ne shtepi ndoshta perdor tjera gje...Ne restaurant nje pjate e lare nje e palare,apo hajt e lare ne shtepi e shikon 3-4 here para se te sherbesh...

Une flas keshtu pasi sjam fanse e ngrenieve jashte,jam pak maniake e tepruar e ushqimit dhe asaj qe me jepet...Kam cik naze e dua cik ushqimin e sigurte,e me te sigurte se ma jep shtepia ku di ca konsumohet,ca gatuaj ca fus ne bark sma jep njeri tjeter...Ata qe kane punuar ne restaurante mund te te tregojne me mir per sherbimin qe behet,vertet qe cdo gje te duket e bukur e sistemuar por sa jane te pasterta e higjenike??Ketu dyshoj...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top